Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

gardnerella vaginalis
ju lutem nena kush e ka pas kete infeksion,si e keni sheruar ,a eshte infeksion i rrezikshem ,,,,jam sh ne merak se me ka dal pozitiv por deri kur te kem takimin me gjinekologen jam ne ankth
E...d...a... <3<3<3<3<3 (13 vite më parë)
E...d...a... <3<3<3<3<3 (13 vite më parë)
mua per kete me vjen inat se nuk kam as kruajte as skuqje as dhimbje....kam shum sekrecione te bardha dhe jo me shum ere
(13 vite më parë)
lahu me kos nga poshte zemer
E...d...a... <3<3<3<3<3 (13 vite më parë)
aman oj nena se me qetsuat sadopak...isha duke u cmendur sh flm nga zemra
Alba Al (13 vite më parë)
Jo eda nuk eshte ndonje infeksion i rende une as mjekim nuk kam marr kur e kam pasur eshte nje infeksion qe mund ta kene edhe femrat qe jane te virgjera sepse ne te shumten e rasteve shkaktohet nga crregullimi i barazpeshes se baktereve ne vagine , nese ke sekrecione me ere peshku dhe ne ngjyre jeshile duhet te marresh patjeter mjekim ne te kundert nuk eshte asgje shqetesuese( une per vete nuk i kam patur keto shenja)
Lori M (13 vite më parë)
o eda ktu ne wikipedia shpjegon qe eshte bakter anaerob qe acarohet kur prishet ekuilibri i mikroflores se vagines dhe kurohet me antibiotike. Nuk thote qe eshte gje serioze per tu merakosur. Karakteristike ka eren e rende te peshkut kur bien te bardhat. Perderisa nuk eshte bakter i ardhur nuk perben problem serioz. mjafton te kurohet.
E...d...a... <3<3<3<3<3 (13 vite më parë)
alba flm per infon...a ka rrezik partneri nga ky infeksion?
(13 vite më parë)
se di une kam pasur ureaplasma e me ka dal pap testi keq se e kam kuptiuar shume vone dhe e kam kuruar shume von
Alba Al (13 vite më parë)
Vaginoza bakteriale paraqet infeksionin më të shpeshtë te fermat në fazën reproduktive. Këtu bëjnë pjesë 60% e infeksioneve vulvovaginale. Vaginoza bakteriale ndodh në rastet e çrregullimit të baraspeshës së baktereve në vaginë dhe kur dominion një lloj i tyre. Normalisht vagina përmban një numër të madh bakteresh “të mira”, dhe disa lloje bakteresh “të këqija”. Vaginoza bacteriale ndodh kur rritet numri i baktereve të këqija në raport me bakteret e mira Shkaktarët. Vaginoza bakteriale ndodh si rezultat i çrregullimit të baraspeshës së baktereve në vaginë. Lactobacillusi (bakter i mirë) metabolizon glikogjenin në acid laktik në vaginë dhe kështu ruan pH normale të vaginës, e cila siguron mbrojtjen e vetvetishme nga bakteret e këqija. Kur kjo mbrojtje dobësohet, bakteret tjera të pranishme në vaginë (Bacteroides sp, Peptostreptococcus sp, Gardnerella vaginalis, G. Mobiluncus, Mycoplasma hominis) fillojnë të shumohen dhe shkaktojnë simptoma. Afërsisht 50% e femrave përmbajnë Gardnerella vaginalis në florën normale të vaginës, e cila nuk shkakton infeksion. Antibiotikët me spektër të gjerë veprimi mund t’i shkatërrojnë bakteret e mira , mund të shkatërrojnë florën normale të vaginës dhe të shkaktojnë vaginozën bakteriale. Larja e shpeshtë, përdorimi i gjatë i tamponëve, pecetat intrauterine kontraceptive, diafragmat dhe gjërat e ngjashme, mund ta prishin këtë baraspeshë. Vaginoza bakteriale, po ashtu ndërlidhet edhe me ndërrimin e shpeshtë të partnerit seksual duke mos përdorur prezervativë gjatë kontaktit seksual. Simptomat. Rrjedha e lëngut me aromë të pakëndshme, të kruarit dhe tejndjeshmëria, janë simptomat më të shpeshta të vaginozës bakteriale, ndërsa më së shpeshti janë të pranishëm gjatë kontaktit seksual dhe menstruacioneve. Mund të jetë i pranishëm edhe lëngu i dendur, i ngjitshëm me ngjyrë të bardhë ose të hirit, nga katër ditë deri në katër javë pas kontaktit. Rritja e pH së vaginës po ashtu konsiderohet i simptomë e sëmundjes.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?