Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Une me kurre nuk lindi normal!

Nena sh jam merzit ka 4 muaj e sa qe kam lindur dhe vec infeksione kam shumica e dine qe un sa ka lindur menjehere pas 4 ditesh jam shtruar ne spital me infeksion te rende ku as te levizja nuk mundja ndersa sot isha per kontroll se ma kishte lan spitali dhe un duhet te operohem posht te heq 1 cop mishi qe mka dal dhe po me dhemb e kam ndi kaher po thosha hajt mos shkon ne vend po jo ajo ma keq bahet.. Sa sh jam merzit dhe me sot kam vendos qe ma normal nuk lindi kurr se kjo prej lindjes kishte dal ; ((

Jeta Ime 2013 (13 vite më parë)
Nesa ♥ ♥ ♥ (13 vite më parë)
Jeta, ti vendos si te lindesh, e te kuptoj se po vuan nga keto probleme qe paske. Po sa per menyren e lindjes, une kam lind me operim po mbas 10 ditesh jam operu per se dyti here, se mu ka bo hematome ne bark. Perndryshe probleme tjera nuk kam, dhe nuk jam kunder lindjes me operim, bile bash smuj me paramendu veten me lind normal e me u shky, e mem pre e mem kep... Veq deshta met tregu qe probleme mundesh me pas edhe pas lindjes me operim.
Jeta Ime 2013 (13 vite më parë)
Flm sh miket e mija per mbeshtetjen. Un nena me kte qe nuk lindi kurr normal e kam thene jo dokt nena 5 muaj gadi po perjetoj tmerr me trupin tem nuk kam nerva ma per kergja ;(. Arzona jo zemer nuk e kam ne anus po brenda afer vendit ku eshte bere qepja pas lindjes.. Vetem infeksione infeksione sh jam merzit po qa ti baj kshu ka dasht me ndodh. Dokt dje me tha kjo tka dal mbas lindjes eshte shkeputur dicka a ku di un kto termat e mjekve.
Bebi Bebushi (13 vite më parë)
Valla visa rasti jot mjaft i rand shko thuju ka me padit spitalin e bon panik qaty thuj mjetet pa sterilizu masi veq je ne angli edhe ki dokumente se bash pernime rast i veqant edhe i dyshimt ky i joti
(13 vite më parë)
Visa nuk e kam te kjartë se ku te ka dal copë mishi..ne vendin ku je prerë gjatë lindjes dhe kishe infeksion apo ne anus?Nëse e ke ne anus ka shumë femra qe e kanë heq me një nderhyrje te vogël kirurgjike qe vjen si pasojë e hemorroideve te jashtme..qëndrimi i gjatë ne këmbë dhe pesha e rëndë( nga shtatzania besoj).Nëse nga infeksioni atëherë është diçka tjetër..Lindje normale te vështirë kemi pad te gjitha por ja kemi lind edhe fëmijë tjerë normal dhe janë harruar ato ditë.Te uroj shërim te shpejt
Eda..eda ... (13 vite më parë)
ishalla sherohesh sa me shpejt visa, se per lindje tjera kollaj pastaj..
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
Prsh mike...edhe une femijet i dua shume mirpo komplikimet shendetesore qe kemi normale qe mendojm dhe vendosim per me te miren per veten...tash ti ke perjetu tmerr gjate lindjes dhe pas saj gje qe e paguan ende kete lindje normale me pasoj nga njera ane dhe mos kujdesi mos profesionalizmi i stafit mjeksor te sjell deri ne kete shkall qe thua sdua kurre lindje normale te kuptoj dhe te mbeshtes plotesisht pasi qe zgjedhje eshte edhe ne lindje cezariane edhe pse te dyjat kane anet e erreta dhe te ndritshme nejse....ti ke nevoj me bisedu me u keshillu me dike qe ty ta largaon friken qe tu ka fikesu dhe te te ndihmoj ne kete drejtim nje psikolog...femite jane bekim per ne por spari vie shendeti yte mendo per veten pastaj vie ne rradhe planifikim i femijeve tu te rradhes ngase femiu ka nevoj per ty....ju uroj shendet te plote familjarisht gjej forc kaperce edhe kete labirinth dhe gezoju jetes me bebin tend engjullin e paq me jete e te hajrit....mirudegjofshim serisht mike
Esma&sumej(hanna)a .......... (13 vite më parë)
Jeta edhe mua me ka hy frika per lindje tjera me i bo normal po apet me mire normal se me operacion nuk mundem me e paramendu veten me qene e vetedijshem aty edhe gjysmen e trupit pa ndjenja :A:A:A edhe une kom problem me anus kur shkoj ne banjo kjo eshte si pasoje e lindjes noramle jo per diqka por une isha kon per operacion e mkan shty me lind normal :@
(13 vite më parë)
visa rendesi ka qe te jesh mir .por shum nena lindin me operacjon nuk esht fundi botes e dashur .rendesi ka shendeti jot .te uroj sherim te shpejt :*
Fitesa * (13 vite më parë)
Visa e dashur, mos u deshpro, mendo pozitivisht dhe mos i co nje here mendt tek me te keqijat. Sido qe te mendosh se eshte mire per ty ashtu do besh, mirepo kjo qe ke ti tani mund te ket ardhur nga moskujdesi i dr gjate lindjes apo pastaj. Sidoqofte, tani nuk eshte e rendesishme te mirresh me keto gjera. mund te kete ndodhur edhe me keq, dhe te jesh e bindur qe infeksione dhe probleme tjera mund te ndodhin edhe me lindje cezariane. Ti tani perkushtoju sherimit dhe mos mendo se do te te ndodh prap apo si te besh pastaj apo gjera te tjera, koncentrohu ne momentin dhe mendo me te miren qe do te vije, mire?
$uzi **** (13 vite më parë)
o jeta e dashur un linda 3 femij normal me dhimje shum te madhe sic do nane qe i ka provu....dhe un ekam 1si cop mishi posht per momentin nuk me bezdis por me kan then te behem operacjon se te esht shkepur muri i mitres nga lodhjet eshumta dhe pushimi ipakt...duke ndenjur gjith diten ne kemb pervec asaj un dhe kam punuar eeeh per ket me jan krijuar kto gjera .nejse por them qe cdo lindje normale eka hajrin e vet sepse esht pastrim per femren .por qe edhe operacjoni ka ndikimet eveta.te uroj sherim te shpejt..e qetsi trupore klm
Vlora . (13 vite më parë)
Edhe une kam hjek shum ne lindje por nuk them kurr nuk lindi me normal ,une mbas lindje nuk kam pas asnje problem hiq ,edhe ti visa se besoj qe e ke nga lindja normale por shpresoj te te kaloj sa me shpejt
Ina * (13 vite më parë)
Ida,une me sa po e kuptoje kjo paska hjek shume me lindje Normale,edhe paska vendose vet qe mo sdon me lind normal se jo Qe i paska thene ndoj mjek... Spo di qka me te thone Jeta edhe me operacione mundet me pas njeriu problem jane gjera qe ndodhin,te shkuara...
Coco Chanel (13 vite më parë)
Po pra dhe une mendoj te njejten gje visa...ndoshta mjeku gjate lindjes nuk eshte kujdesur sic duhet..dhe une 4 muaj Bej qe Linda dhe skam asnje problem...lindje natyrale bera..ju puth foort
(13 vite më parë)
o visa po un kam lindur 2 femij normal e probleme nuk pata dhe tek ty nuk ma mer mendja qe e ka fajin lindja normale po me mir nderro mjekun
(13 vite më parë)
Jeta ti e paske ni fmi me sa e kuptova nuk mundesh mo me lind normal per kto arsye...a te tha dikush a je konsultu edhe me ndonje mjrk tjezer se nganjeher mendimin e dy ose 3 personave duhet me marr mendim pastaj edhe nese nuk lind normalen lind me operacion send so mos ja bo vetes keq e ma keq

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?