Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vajza ime nuk me don!!!
Pershendetje nena! Jam nje nese e merzitur shume: kam nje vajze dhe tani mbush nje vite, por ajo nuk bene fare mbas meje, si beje pershtypje fare ( edhe pse luaj me te, mundohem ti afrohe , por kot), ndersa mbas kunates sime qan, rrin me te, me ike nga duart, qan qe ta merr ajo. Po ndihem shume e deshperuar, e merzitur dhe e padobishme! Ju lutem me ndimoni!
Kanita Gashi (11 vite më parë)
S@r@h ♥ (11 vite më parë)
Genta ty te doket qe ste don por ajo eshte pjes e trupit tend ska shanc mos met dasht por e ka faza faza kur lidhet me persona tjere ... vajza ime teper o kon e lidhme mbas motres burit teper sa qe kur jemi dal ne perendim e ka pa nje vajz ju ka duk si halla vet se me mbules e sju ka qkap me ore deri sa kemi prit me udhtu kur jemi nda menxi ku e kom qetesu ty e thire halla halla por vajza e ka kalu ate periudhe edhe tash per secilen levizje me vet ku du me shku qka me bo a te vi edhe une etj etj keshtu qe mos e streso veten se shume shpejt ka mi kalu
Medina O (11 vite më parë)
Oj genta kshtu ka bo vajza mas vjehrrive ma mas kunatit qe dej 3 vjet kur e pytshem a ma shum e don babin a agjin thojke agjin sepse prej mujit 8-13 burri u kan jasht me punu edhe ajo u lidh me to ma shum ama kur kemi dal ne ajroport ka nga e ka kap per qafe paremendo 5 muj se ka pa 1 jave sju hjeke nga prehri. Une sjom merzit hiq sepse kur ish me mu em perqafke em puthke krejt ama kur ish me ta ata e mbrojshin kur bojke sherre e lejshin me prek gjera qe sishin per te une jo kshtu qe bojke njejt si fmija jute mirpo tash eshte krejt ndryshe eshte shum e lidhur mbas neve. Do i kaloj aspak mos u shqetso tash i bohet beba ska koh me u merr me fmij ton edhe ka me fillu me gjelozu beben nuk ka me ju afru mo ;)
Kanita Gashi (11 vite më parë)
Meenjehere pas lindjes mua ma kane vendosur me gjoks vajzen.
Kanita Gashi (11 vite më parë)
Ina gezohem shume per ty dhe ju falemnderit per keshillat e juaja, besoni po me ndihmojn shume fjale tuaja. EDA shpresoj te jete ashtu si thua ti! Ja sot vajzen e kishte vjehrra ne duar dhe ajo donte te shkonte tek kunata dhe i thot vjehrra ja ku e ke mamen, ku eshte mama, mama ( per kunaten ). Shume po mundohem ta perballoj, sado e paberballueshme po eshte per mua dhe me shume po ma veshtirsojne!!!
Lanika Lanika (11 vite më parë)
Genta edhe djali im kshtu esht me mu esht shum pak i lidhur edhe pse shumicen e kohes esht me mu amo esht teper i lidht me babin e vet un me dal sja nin hiq a burri kur dal djali plas tu kajt neper krejt banesen e lyp baben e vet e qan ton diten me kurgjo sun e pajtoj kur djali ka lind burrit ja kan qit ne gjoks ndoshta dhe per at djali esht i lidht ma shum me to
Kosovare 1 (11 vite më parë)
Atashimet MULTIPLE(te shumfishte) Atashim eshte lidhja shpirterore e bebit me prinderit... Megjithëse nënat duhet të jenë figurat primare të atashimit në të gjitha kulturat bebet mund të vendosin marrëdhënie atashimi me kujdestare të ndryshëm. Në familjet me dy prindër atashimi sekondar zakonisht ndodh me babain. Në kulturat perëndimore marrëdhenia bebe-baba ka tendencë të shprehet me lojën që ata bëjnë së bashku. Por në kulturat që e organizojnë kujdesin ndaj bebeve në mënyrë kolektive, foshnjet zhvillojne atashimin multiple, megjithëse preferenca ose dëshira per nen mbizoteron. Psh në kulturen Efe në Zambia ku nënat kujdesen për foshnjat kolektivisht (ushqejnë dhe konfrontojnë bebet e nënave të tjera). Ky lloj atashimi ngre pikëpyetjen nëse bebi do të ketë atashim të sigurtë apo jo të sigurtë? Bowlby argumenton që bebi do të zhvillojë mënyra multiple (të shumfishta) sjelljeje të bazuara në ndryshimet që kanë kujdestarët e veçantë nga njëri-tjetri. Foshnjët dhe 2-3 vjeçarët formojnë tipe të ndryshme të atashimit me kujdestare të ndryshëm. Psh në rast se një fëmije ka një atashim jo të sigurtë me nënën, një atashim i sigurtë me një kujdestar tjetër të rëndësishem babai, gjyshi, gjyshja ose baby-sitter (e përhershme) merr rol kompesator...
E...d...a... <3<3<3<3<3 (11 vite më parë)
genta kam lexuar qe femijet e vegjel afrohet shum me personat shtatzene...i duan kan deshir te lozin e te bejne shum gjera me te...kjo per arsye se ato kan aftesine te komunikojne me krijesen brenda trupit te femres shtatzen....kjo eshte nje gje kalimtare dhe nuk ka te beje aspak me ceshtjen qe ty nuk te don...ka femije qe jan braktis neper jetimore dhe kthehen e kerkojne nenen e tyre sepse nena le gjithmon boshllek ne zemrat e njerzve...prandaj merre me qetsi mos e sforco as femijen e as veten sepse lidhja nene - femije nuk mund te shputet besoje kete
Ina Ani (11 vite më parë)
Pershendtje Genta. Kur po lexoja pyetjen tende mu duk sikur po e shoh vetveten. Kam kaluar ne po te njejtat hapa qe po kalon ti. Kam vuajtur po aq sa ti,sepse pa e provuar ste beson askush. Dhe aq me shum kur te tjeret diskutonin qe po ju shkon atyre dhe mua jo. Kam vuajtur shummm. E kam dergu vajzen ne kopsht se fillova punen akoma pa i mbushur nje vit. Kur e merrja eshe pse nuk e shihja nga 8 ore,prap nuk vinte te une dhe fluturonte tek te tjeret. Por beso e dashur se gjithqka eshte kaluse. Nuk eshte asgje tjeter veq se nje faze qe po kaloni te dyja. Kam bindjen sikur vajza e verente merzin dhe mllefin tim dhe akoma me pak vinte te une. Te une vinte vetem kur ishte semur,ose kur i vinte koha e gjumit. Mirpo cdo gje kaloj. Tash i ka 16 muaj dhe se ve askend para meje. Prit ti ben nje vjet dhe ajo vetdijesohet me shum dhe gjerat kan per te ndrruas ne favorin tend. Te keshiloj te besh durim,dhe mos u merr me kete qeshtje. Leje te rrij me ke te doj,ti vetem kryeja sherbimet prej nene. Qesh kur ju shkon te tjerve,disponohu se ajo eshte e jotja dhe kurr askush nuk guxon te ta merr. Beso qe eshte vetem nje faze kalimtare dhe asgje tjeter. Vajza ime i do shum gjysherit,hallat,tezen....me krejt eshte e dashur,bile edhe njerzve te panjohur ju shkon mirpo me mua dhe burrin ndryshe i ka sjelljet. Ndoshta e zgjata pak,mirpo ta kuptoj shum mir gjendjen ne te cilen je..dhe shum shpejt do te kaloj kjo besoooo...nena nuk ka zevendesim ne jete! Mua kjo faz me muaj me ka zgjat hahaha..mirpo do te na shkruash shum shpejt dhe ti dhe do te na tregosh qe tani po ke nevoj qe dikush ta merr vajzen dhe ajo spo hiqet prej teje :)))
(11 vite më parë)
genta kur ta nxjeresh xhiro los dhe ti me te behu si femij qe ti dukesh si shoqe,,bli lodra ,,bli rroba te bukura ti mbase merresh me shum me punet e shtepis mundohu ti besh punet sa me shpejt e te merresh me te sa me shum mos e mer e merzitur nga kunata po prishja mendjen duke lozur....uroj qe te kaloj kjo faz sa me shpejt
Kanita Gashi (11 vite më parë)
Me pare, para se te fikesohej pas kunates, disa muaj ashtu bente mbas vjehrres. Vajza tani i bene nje vite dhe ende se ndjeva dashurine dhe afrimitetin e saj!
Ami <3 (11 vite më parë)
Te kuptoj shume mire.Ty te duket edhe si me qellim bejne ato qe te kuptojne te tjeret se ty ste do vajza.Nuk eshte ashtu,por ajo ndjehet aq mire sa as te nana vet spo shkon e mas saj po.Mos e merr seriozisht,se kjo ndodh shkurt se tan jeten nga ti ka me ngre,vet je vajze e din vajzat si ngajne pas nanes.Mos tento as me largu vajzen,le te rrije me ke ajo te ndjehet mire.Ndoshta,ndoshta e ngreh edhe femija qe ka ne bark kunata?!Eshte e palogjikshme por mbetet si mundesi...
Kanita Gashi (11 vite më parë)
Ami me vjen mire per ty qe te eshte kthyer vajza. Por vajza ime ka dy apo tre muaj keshtu. Uuuuaaaa edhe atyre ju duket mire dhe ju tregojne te gjithve sesi vajza ime bene mas kunates, ndersa mbas nenes fare. Po ndihem shummme keq, e padobishme!
Ami <3 (11 vite më parë)
Genta e kam pasur para disa javesh kete qe thua ti vecse une e kam edhe kunate edhe moter,por me vinte pak si zheg si thojne kur u largojke nga duart e mia te shkonte pas saj....Ja 2-3 dit ndodhi kjo,shkurt ishte se edhe mua mu kish bo kompleks.As te burri as te un sdojke me nejt por shkojke te motra .E u cuditsha pse,nuk eshte qe u kujdes motra ime per te,as se ka ushqy as se ka ndrru as se ka vnu ne gjume.I mendoja dy mundesi:ka pas rast kur e kam lan ne toke me bo dicka rreth kuzhines e djali motres shkojke pas saj,per te mos e lenduar vajzen motra e kapte hopa(ne duar dmth) edhe e mbante neper dhome derisa e merrja une(gje qe femijet e pelqejne kete shetitje neper dhome),dhe e dyta ishte bluza e motres,me shume lula e ngjyre pjeshke.Dhe motra u krenojke e ju tregojke te gjithve se si po shkon ajo pas saj,te nesermen kur e provoj perseri,vajza nuk shkoj,dhe a di sa mire u ndjesha..Atehere e kuptova qe bluza i ka pas \"fajet\".Me te vertete ish shume keq mos me te \"dasht\" femija yt.Shpresoj qe i kalon kjo se te bie vetevlersimi ty dhe kalon ne nje lloj turbullimi ndjenjash :-(
Kanita Gashi (11 vite më parë)
Amalia sigurisht qe po stresohem nga ky fakt! Jeni nena vet dhe e din se sikur femija qe ka nevoj per dashurine e nanes, aq dhe nena per te! Po dritane eshte shtazene. Kunata e shpis eshte. Ju falenderoj shume magi,amalia, ariana, dritane, lola, ina, baby girl qe gjetet kohe te nfanit per mua. Besomni se kam shume nevoj per ndihmen tuaj.
*shtrengata* * (11 vite më parë)
Genta nuk ben temërzitesh shihe gotën gjysëm plotë e dashur, shihe si nje mundësi per tu shplodhur sado që po e pate ne gjie duket e pamundur te mos kete afrimitet me ty. Ti sido që te jete vazhdo ti falësh dashuri e qetësi dhe sigurisht që do te shperblehesh. Flm Amalia. Ja shpjegimi i arianes është marrë nga njeri nga librat që citova me poshtë Lola. Genta dhe diçka mos i bej lodrat me vajzën te sforcuara që ta fitosh thjesht ji vetvetja.... Ne fund te fundit dashuria per nënën kurrë nuk zhduket.
Dritane Hoxha (11 vite më parë)
Genta mos u ban merak hiq moj zemer,po noshta kunata po e perkedhel po ban lojna shum me te easaj po I duket si shoqe,po si te rritet edhe pak ajo don nanen e vet ma se shumti si qdo femi,po ti mos u ban xheloze hiq,a mos asht kunata shtatzan se un kur jam ken shtatzan me djal,dosha me e hanger me gjith tesha,po edhe aj qante mas mejet,nuk guxote me ardh kunata ne banesen time se gjante djali mos me shkua ne shpin e vet,veq me nej te un dojke,kshtu qe Lene qiken te knaqet me nenen,a po hall a qa e ka, Te uroj gjith te mirat
Ariana& Noar (11 vite më parë)
Per Atashimin kon pas pyetje ne provim afatin e kaluar:ja nje shpjegim.. Atashimi-eshte nje lidhje e fuqishme emocionale pozitive mes prindit dhe foshnjes.Eshte nje lidhje emocionale qe femija e ka shum te veshtir per ta pershkruar,por e nje rendesie te jashtzakonshme per te.Ekziston nje predispozicion biologjik per formimin e kesaj lidhje por ajo nuk vendoset automatikisht sa po femija te kete lindur. Vete femija ka dy lloj predispozitash: -Faza e atashimit te fiksuarv(6-12 muaj) në kete kohe foshnja esht ne gjendje te vi verdalle duke levizur kemba-doras e me vone duke ecur. -faza e atashimit te modifikimit te synimit,ne kete faze atashimi mes prindit dhe foshnjes behet me i koplikuar. 1.Disa jane predispozita perceptive 2.Disa jane reflektive (reaguese) Sjellje te atashueshme jane ato sjellje qe ndimojne afersine nndaj nje personi tjeter.Studimet kane evidentuar disa sjellje atashuese tek foshnjat. •sinjalizimin(te qaret,te qeshurit,vokalizimet) •Orientimin(te parit) •levizjet ne lidhje me personin tjeter (ndjekja,afrimi) •perpjekjet per kontakt fizik dhe afersi me prindin ose personin qe kujdeset per femiun(kacabarja,perqafimi) •Edhe kur ka kontakt fizik preferenca per prindin dhe kujdestaret shfaqet duke synuar kontaktin me sy ose duke qen shum i vemendshem kur e degjon zerin e nenes ose babait. •shqetesimin qe ka femija lur ndahet nga prindi dhe kujdestaret e tjere,dhe gezimi kur ai ribashkohet me ta. ZHVILLIMI I ATASHIMIT Atashimi esht nje term qe i referohet qdo sjellje te prinderve dhe te foshnjes qe ka natyre emocionale.Kur flitet per atashimin nuk shihet parashys i veqant sjellje por menyra me ane te se ciles prindi dhe foshnja i pergjigjen njeri tjetrit. •Faza e atashimit (0-3 muaj) foshnja duket qe nuk eshte i interesuar per asnjerin. •Faza e atashimit ne formim e siper (3-6 muaj)ketu formohet nje lidhje unikale mes foshnjes dhe kujdestarit primare.
Louisa ~<3 (11 vite më parë)
Mos je e stresuar genta? Femijet nuk preferojne te rrine ne duart apo pranine e personit te stresuar, qofte ai person nena
Kanita Gashi (11 vite më parë)
Ia le ne dore vjehrrea ose kunates, apo anetareve tjere te familjes, kur jam me punet e shtepise, pastaj e dergoj ne dhome, luaj me te, e ve ne gjume. E dergoj shume shpesh ne shetitje, ne lodra, por kot spo ndikon fare. Prap cdo gje njejte. :S
Louisa ~<3 (11 vite më parë)
Lola me se shumti ndoshta mundet me te i formu magi, meqe e ka dhe profesion
(11 vite më parë)
ewwww njeriu sa rron meson...flm per info :))))
*shtrengata* * (11 vite më parë)
Sidomos pas muajit te 7 te lindjes foshnjat shfaqin atashimin/ lidhjen me nënën e tyre ose personin tjeter perkujdeses. Lexo psikologjia e përgjithshme petyjohns ose psikologjia e zhvillimit theodhori karaj jané sh sh bukur te shpjeguara aty.
(11 vite më parë)
oj amalia sa shume frike kam tash se mua vajzen sma kan qit ne gjoks pas lindjes, plus asaj mami e don shume vajzen time e eshte lidh ne ekstrem me te , mos e ndin vajza ime se ka shume perkujdesje dmth me shume se nje (une qe jam mami vet) na fal genta e dashur devijova nga pytja jote
Louisa ~<3 (11 vite më parë)
Lola bonding eshte ni lidhje qe krijon me nanen si te lind qe ta qesin ne gjoks, e atashimi eshte nje lidhje qe krijohet me pas, ja nje pjese mbi atashimin....- kërkimet mbi atashimin nënë-fëmijë tregojnë se bebet dëmtohen nëse largohen prej nënave të tyre për më tepër se 15 orë në javë. Bebet zhvillohen mjaft mirë kur nëna është gjithmonë e pranishme. - kërkimet e ditëve të sotme mbi trurin e fëmijës, të drejtuara nga dr. Stanley greenspan nga universiteti xhorxh uashington, provojnë se: për të arritur një zhvillim optimal intelektual, fizik dhe emocional, foshnja ka nevojë vetëm për një person përkujdesës në tre vitet e parë të jetës. Më shumë përkujdesës nuk bëjnë dobi. Kjo madje është shumë e dëmshme për ndjenjën e sigurisë, aftësisë për të zhvilluar besim te të tjerët dhe zhvillimit intelektual të fëmijës. - mjaft nënave u pëlqen të thonë se fëmijët e tyre shkojnë në çerdhe për t’u socializuar. Por, socializmi i foshnjave vjen nga prindërit dhe jo nga bashkëmoshatarët e tyre. Penelope leach shkruan se foshnjat e tjera nuk i duhen bebes tuaj në kujdesin ditor.....
(11 vite më parë)
oj amalia cka eshte bonding dhe atashimi???
Louisa ~<3 (11 vite më parë)
Kush eshte kujdese per vajzen mas lindjes? Nese ti i ke ndejt afer, ajo ska se si ta doje kunaten me shume, sepse me ty ka bere bonding dhe atashimin, mdersa nese eshte kujdese kunata, atehere mund te kete ndodhur atashimi me kunaten! Dmth per fmeiun ajo eshte sikur te jete nena
Ina * (11 vite më parë)
Gentaaaa,zemer ti je nana e saj,gjithmone rri e lumtur ajo te do teper,po femiu vet e ka nje kohe teket mas dikujt,lere let luan le te don kunaten nuk ka me kalu pak kohe prap te percafimi yt ka me ardh,si nana skaaaa...
(11 vite më parë)
Offa moj qfar thua,me qmende ndoshta vetem te duket ty ashtu

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?