Sara pi caj te ftoh 1.5litra prej brusnice nga ato kokrat e kuqe qe jan esht e mir edhe per gjidhense edhe per beben nuk ka shtrengime ne bark por edhe qumsht do sjellet me shum ka efekt provoe.
Çfarë duhet të hani ju
Një dietë e thjeshtë normale është krejt çka ju nevojitet, kur jeni duke ushqyer me gjinjë foshnjën tuaj.
Ekspertët më parë kanë rekomanduar që nënat të cilat ushqejnë foshnjat me gji duhet të marrin 400 deri 500 kalori shtesë në ditë, por hulumtimet e fundit tregojnë se ju nuk keni nevojë për këtë zgjerim me kalori, thotë eksperti i të ushqyerit me gjinjë Kathleen Huggins, autor i librit The Nursing Mother\'s Companion. Ju do dëshironit të mbani një dietë të shëndoshë dhe të balancuar për shëndetin tuaj personal, por nuk duhet ti përmbaheni rregullave të komplikuara dietale për ta ushqyer me sukses foshnjën tuaj.
Do të duhej të limitoni kofeinën, ti shmangeni çokollatës, ushqimeve djegëse, dhe gjërave tjera irrituese që hyjnë në qumështin e gjinjëve dhe mund ta ngacmojnë foshnjën tuaj. Përkujdesuni që të merrni plot lëngje oxitocina e çliruar nga trupi juaj gjersa ju e ushqeni me gjinjë foshnjën tuaj do të ju bëj të etur dhe do të ju përkujtoj që të pini lëngje.
Mbani në mend se, edhe pse të ushqyerit me gjinjë është një gjë natyrale, do të mund të jetë shumë e vështirë në ditët e para se foshnjës tuaj. Këshillohuni me mjekun apo të afërmit të cilët e kanë bërë këtë gjë më parë, ndihma dhe këshillat e tyre mund të jenë shumë të vlefshme.
Une kom ndegju qe qaji i rusit ta shton gjinin po qe e bene e nervoz bebin , kshtu qe ma mire me pi boze e femiu rahat se mos me tu rahatu. Sara e kom nje foto ku tregon ushqimo qe duhet konsumuar gjate gjidhenjes. Tash e beje publike dhe e postoj :-)
un kom pi boze 2 litra i pisha per 2 dit kushte kom pi uj po ashtu qaj rusi kom pi ne fillim me von jo se djali nuk u rahatojke qaj te hipit per gji kto me kan ndimu shum .