A ju blejne gjysherit femijeve tuaj ndonjehere dicka?
Pershendetje nana dashta me ju pyt juve qe jetoni nbashksi me vjehrri a ju blejn vjehrrit si gjysher qe jan femijeve tuaj ndonjeher rroba kpuc ose diqka qe ka nevoj femiu juaj ose vet nga qejfi mu vajza mosht rrit edhe hala smbaj mend qe ja kan ble diqka nga kto qa permenda e me tu perzi perzihen ku munden tndihmojn veq me fjal seme vepra ska shanc
Mu goces mi blejn prindrit e mi as qe sdiskutohet me qindra gjera skam fjal ti falenderoj por dhe vjera po e asajt si zemerohem aq ka mundesi por perpiqet asnje nuse mos ti ngel hatri
Po naj cokollat pem u blejn se veshje e lodra asniher flas per vjerit a tmit u blejn ma shum gjithcka edhe cka mthot vjera ti si pelqen teshat qe va blejm ne ti them kuurrr i ke blej e sti kam pelqej po hajt ma mir sflas hiq haha se si tnisi ..... Fmive mi su mungon ama asnisend hiq edhe nuk gzohet vajza kur i blejm dicka se o msu me krejt po mu mvjen inati kur mi ndajn fmit se djalit i ka edhe tmit po ska lidhje ....
Qka kishe bo oj lina lina mos me pas vjehrren ja kishe gjet nje zgjidhje po masi osht let i kqyr edhe ata kalojn koh me ta njoh raste se. Edhe spoja lojn mu kujdes pi qojn tjera ka hajmedet po akan mu plak. Daniher more kta akan nevoj per dashuri dhimnshuri edhe per djalin tim kujdesen shum mirpo un gezojem me shum se nuk jam vete ne mengjes kur zgjohem ekam me ken te bisedoj ete pim kafe bashk
Bebi bebushi thojn fjala e mir e zbut dhe gurin kur kta jon qaq tmir un si mos tjau kthej ne menyren me tmir.Un skom qef mu nda kurr me jetu vet mos meas vjehrren sdi qa kisha ba me dy fmi tvogel po mdihmon shum veq edhe un kur tvin familja e vet nkam rri bile prind kur ti vin shum ja nderoj a din qe kajn kur tshkojn edhe gjithmon i thojn as per ty nuk gzohem qa gzohem per nuse kur tvjen se ti e jona a kjo e fisit tw huj edhe qysh po na don e qysh na pret krejt i thojn lum ti qfar reje jo qe po livdohna po teper kalojm mir.E sa per studime sikur fmia qysh gzohet per ni loder edhe studenti gzohet me stimulu e maon ma shum haha kiss
Flora edhe bebi i paskan qellu do vjehrri te mir e te meqem i lumt qe paskan dit me rujt vendin e vet edhe mu permen per te mir. Po qka pom dhimen do qe nuk din mi rujt vendat e vet e me bo politik e mu knaq . Nejse edhe jube. Bravo per sakrificat se sosht edhe leht me arrit deri te ajo pik ku jeni mu kon nuse te mira shum shum
nita vjehrrra jemm edhe e kqyr edhe i blejn si tja nis prej qumtit e deri ne senin ma te vogel ja blejn ata un nuk kam nevoj me ju thaan kur qeky sen po i mungon qikes ndoshta edhe pse jam re hastreti a nuk e di veq qika jemm i ka 13 jakne per dimer edhe vjehrria edhe kunatat i blejn shumm un i kom 2 kunata te martune 2 i kom pa martu veqq veten e lajn keq e qikes tem i blejnn shum e dojnn flm prej zotit kom ra n familje te mir . ishalla edhe un per ta jamm e mir si ata per mu , ishalla ju kthej per tmir tanve
(12 vite më parë)
Ne fillim po tregoj pee prind te mi ato jetojn ne mk dhe kushtet i kan shum te dobta per me mbijetu vet e le mo me ju badhurata tmdhaja fmive tmij qe jetoj ne gjer.. por me at mundsi sa kan mundohen tju blejn dicka vajzes se madhe kur me lindi u vlejten shum bile edhe vjehr8ve ju prunen dhurata kurse te e vogla ju ndalova un se skan nevoj kurse vjehrit jetojn kt7 ne gjerm dhe kan shiqir por vajzes madhe mis me than se hic tash kur i ka ba 4 vjet vjehrra per her te par ja ka ble ni pal tesha pi 6eu njej5t dhe vajzes qe me lindi e qeter dhurat nuk mbaj mend. Jena kallabllak gjithsej kan 15 nipa embesa ja bajn se smujm i mbrim krejta me dhurata kshu qe nuk ju za shum per te madhe.. cka te dhurojn e kan per veti fmija kur te riten e kujtojn se sa i kan dasht gjyshrit... un jam martu por gjyshi jem 94 vjet kur shkoj ne mk mundohet per her me mdhan dicka ka 100 den e me sme ja mar hidhrohet shum hahaha i ka mbet huj edhe pse edin qe kam aj prap do me mdhan...
lumi ata per ty pra se e ke bo veten me tdasht ashtu edhe un shum shum fat kam pas i kam engjuj te dyt nuk kam qef kur mu nda nbanes vet bile ndeti sem shkohet pa ta kaloj perfekt mashalla veq merdh mir qe tkan stimulu per fakultet mu kujtu kur un kam qen studente mami mthojke sa her mer 10 ti jap 100e e un tu nxeva mersha plot 10 e e shkreta gjeth ka 100smujke e gjethmon thojke kur ki me diplomu ti un kam me fluturu prej gzimit e qo Zot sa diplomova dolem me pi kafe me shoqe e me familje mami shkallve u rzu e i thej brinjet...nostalgji ndjeva :). ti ishalla gjen pun e ja kthen per tmir atyne :)
Bebi Bebushi edhe ni fk e kom 1 vit te krym tash tfilloi me punu kismet ja nisi e kryj po besom sinqerisht shum jon tmir qikes ja kan ble Ipad tash djali pi kapet i tha ni dit edhe ty ta blen gjyshi shum i dojn fmin i kqyrin shum besom qe edhe tkunatit kshtu i dojn edhe pse jetojn tjeter shpi se un jom me ta po un i kom respektu tej mase si qik mkan se qik tvete skan.
Boll mire se paska asi qe po i blejkan. Edhe te mive valla shumm rrall bile te dytit femij qe i ka pes muaj kurr hala sen ai kan ble. Knej ja bon kujt tja zgjat durt duhet mi ble diqka knej kurr ssi ka ble edhe pse ja ka zgjat durt. A fmive te qikes vet i blen edhe pse i kan kushtet ma mire se na. Djalit te mash rrall najher kur u kan ma i vogl i kan ble po shum rrall. Tash se jon ab dy asnjanit hiq, bile shpesh i thot ki boll loja ami do ti la te une per fmi te qikes vet. Zakonisht nij se koheve te fundit bajn mas shum mas fmive te qikav se te djalit.
lina lina nisja edhe ni fakultet e dashur hahahahah. meri h je shum e sinqer edhe e mire hiq tak skan nevoj fmit e tu per dhurata se tkan ty nan shum shpirtpaster qeshtu po mdukesh mu e edhe ma mire qe spo i blen kerkush ateher kur riten ja din vleren e sendeve e qeta fmi qe po i lazdrojm nuk kan me dit me ndi knaqesi me asgje spo mpelqen qe po i lazdrojm tejmase fmit. qika jeme gzohet veq per topa kera e balona kukullat as qe i kqyr secili simbas deshires i blen diqka e simbas mundesive diqka shum te lir po qe e gezon fmin skusjton asgje nbugjet te askujt po ata qe skan mar dhurata ata sdin as me dhan fatkeqsisht
Nita mos u bej merak, sepse ka shume si vjehhrit e tu! Edhe une jetoj ne bashkesi me ta, e kam lindur vajzen, e ka pasur datelindjen e pare, tash ajo ka 1 vit e 7 muaj dhe asnjehere asgje asnjeri prej tyre nuk i ka ble! Hallat e saj i kane ble, por ato jo! Dhe e di shume mire si asht ajo ndjenje! Jo qe kane nevoj per ato dhurata, por ndihesh me e dashur dhe me e vlersuar!
Une jetoje vetem me burr,nena ime i blen shume sa here qe vjen gjithmone me nje dhurate te vogel vjen,ndersa vjehra jo,bile iritohet kur she shume lodra ne shtepi me thot pse bleni mos bleni lodra,une nuk flas,se femiu me lodra rritet po cti besh,nje dite e lash 30 min te vjehrra edhe nuk i futa lodra ne cante,se isha per gut,kur shkova ta marr thash a ndejti tha po ama skishte lodra me luajt.Qesha se t ish kon tjera i kish thene po ti a po thua mos blej lodra.Andaj une e ndjeka keshillen tende.ahha
Sidoqofte sa mire me vje kur degjoje qe gjyshrit i gezojne nipat e mbesat e tyra,femiu me 1 euro loder gezohet,sa pak kerkon,qe te jete i lumtur.
Nëna prej se ka lindë vajza unë dhe burri im vetëm pampersat cka ja blejmë, për tjeta punë krejt vjerri im kujdeset,nuk len send pa i ble,cka ti shofe syri i blen,edhe gjith ma bon une du ti blej edhe ta rris mbeSen time, e don jashtë mase,gjithashtu edhe kunati me kunatën,mua dhe burrit tim sna vjen ne rend mi ble dicka
Sa pom vjen mire qe po nij raste qe kalojne mire,,,as vjehrra e jeme sju blen fmijve te mij rraaaall najsen,,,kur e kan ditelindjen jau jep 5 euro njanit 5 tjetrit se i kan afer ditelindjet,,,mu sme jet hatri qe sju blen kurgja se shyqyr jam vet npune e e pamvarun po kur ju blen fmijve te kunates qe jan jasht diqka e tmijve jo qatehere inatosna shume,,,okkk qe po ju blen atyne se nipa i ka edhe ata ama ne qat hargj blejau bile ka ni loj te vogel te 1 eurov edhe fmijve tmij,,,se une po kujdesna per ta ,,une po ja respektoj sebepet e sajna ,,tanat une ja baj,,,qe bile mram e kom thirr qiken e vllaut te saj me nejt,,,e i pjeka mish,,,u nervozu pse i pjeka kuku kuku tha veq ti qe din mi ba kto sene,,qka po i pjek mish,,,e po du me than qe shume shpirtin e ngusht e ka per njerzt qe ska interes ne ta,,,e fmijve te kunates ju blen se ajo kur vjen ja len ka 50 euro e kjo i ka qef paret shume,,,a une qaty e hargjoj rrogen po masi si la pare te thata ndore si doket kurgja ...as te baba si blejn fmijve tmij se si kan kushtet mju ble
oj nena lum fmia e mi qfar gjyshe e qfar gjyshi kan a besoni qe ma shum kta ju blejn se un vet qiken e kom 3 vjet nkopsht kur treciton diqka ose mson diqka 3 gjithmon vjehrri i jep pare krejt senet kta kan qef me jau ble plus kur kom fillu fakultetin masi jom martu sa her qe kom mar nota qaq osht gzu vjehrri gjithmon ka 50ose100 euro mi ka dhan dhurat flm zotit teper e kaloi mir me ta i respektoj mrespektojn kurr fjal skemi ndrru 5 vjet i boj martes.Tash qe kom diplomu vjehrra mka ble lir vjehrri 1000 euro dhurat mi ka dhan.Ju psh
Tek e fundit Majlinda e kan edhe per veti sepse edhe femijet kan ndjenja i duan ata qe i dojn dhe keta rriten dhe vete ata ja kthejn kjo nuk me pelqen qe bejn dallime me inatos teper. Mun te ndodh kajher pa vedije mirpo nga inati ti ndaj femijet nga femijet e vet kjo eshte poshtersi
Lora me vjen mire qe degjoj raste te tilla qe i gezojn gjysherit nipat/mbesat e tyre por ja qe te une nuk ka ndodh, vjehrri ka vdek, vjehrren e kam gjall, ka qene festa e bajramit femijeve te kunatit iu dha para per bajram e te mijve jooo, e te gjakut te vet i ka si ata si te mijte por ja qe eshte njeri i lige dhe ben dallime shume...une nuk merziten qe nuk i sjell dhurata por me merzit fakti qe nuk i afron si gjyshe mirpo kjo nuk ndodh...motrat i gezojn shume femijet sepse punojn, pastaj edhe prinderit e mij teper teper, jam munduar me afru mirpo me njeri te tille nuk mundesh me ndryshu kurr, por le te jete ne ndergjejgjen e tyre sepse femijet rriten edhe mbajn mend qdo gje...as une nuk kam vella dhe jam e para tek familja ime qe ka linde djali mbas 30viteve, e gjithe njerzit perreth jane gezuar, keshtu qe prinderit e mij bejn qmos per fmijet dhe i duan jashte mase...
Nita vjehrra ime eshte tejet e dashur me femijet ne pergjithsi, ju jep atyre qe skan se lere me femijeve te familijes. Vajzes time gjdo here i blen si nga jogurta,kakao,pem gjdo dite dmth gjera ushqimore ashtu edhe rroba,lodra. Po edhe prind e mi e dojn jashtmase vajzen.Saher ju kerkon diqka prind ja blejn. Ndoshta pse eshte femiu u pare ne Familijen time.
Majlinda po me habit kjo qe tha. Nese nuk ke mundesi per dhurata te pakten urimet nuk kushtojne?! Qfra njerz paska ! Pamarparasysh si jan lidhjet vjher e re femijet nuk duhen te jen viktima ....
drilona20(12 vite më parë)
Une per vete besoj se do i blejn gjithcka. Vjehrri im eshte shum i lishuar pas femijve dhe sa herë që dalim kur sheh tesha per femije thot Ja nuse ketë do ja blej gjyshi Agonit ( këtë emër e pelqen per femijen) edhe kur sheh makina thot. Do ja blej gjyshi makinen me te fort. Un kur pelqej dicka dhe nuk e marr,vetem kur e shoh tek dera me ate qe e pelqeva. Kalojm shum mir sepse me ka nuse te vetmen dhe kalojm me mir se bab e bij.
Ndoshta nita nuk i bejn dhurata askujt. Nese eshte e kundrta dhe bejn dallime ateher pak me ndryshe perderisa si bejn askujt dhurata nuk eshte per ti fajsu
ida(12 vite më parë)
um jetoj e ndame nga vjehrit dhe shihem gjdo fund jave por sa her qe vin rregullisht I bin pem dhe tegulla dhe vjehra sa her del qytet e sheh diqka te bukur I blen djalit dhe gjdo muj kur është data qe ka lind ata I blejm tesha fmiu im eshte I pari ne familje dhe gjdo kush I blen per heute rroba e gjdo gje...
Nita nese ata nuk i blejn asgje mos e mer shum parasysh se mua nuk me duket diqka tragjike, thjesht ndoshta nuk e kan iden. Ishalla ikemi ne. Kushtet eja plotsojm vet deshirat e i bejm dhurata. Mirpo edhe pse duhet nganjeher i rrituri ka nevoj per dhurata eleje mo fmija gzohen e i dojn ma shum masanej gjysherit, mirpo mvaret prej njerzve nuk jan te gjith njejt. Neglizhoj keto gjera mos humb kohe hahahaha
Un jetoj mevjerri burine kom djal hasreti dhe deri sa i ka bo djali 1 vjet qdo muj i kan blee diqka se thojshij per qdo muj e ka ditlindjen , edhe tash i blejn shumm shpeshh si vjeri vjera e kunatat , edhe tmit nkosov qashtu qe beso skom as teshat ku me ja lon se saher qe dalin i blejn
(12 vite më parë)
Valla be nita edhe pse osht qika par nfamilje edhe fmija par kurr kerkush sen si blen keit kan edhe keit kan reoga po shyqyr kam i blej vet un e burri qdo her qe dalum i blejm gjithqka edhe motrat e mija qka tshofin qe i blejn
Po valla nita i blejne gjithcka. Vjehrra e vjehrri, kunati dhe kunata. Edhe ne kosove prind e mi e motrat per ata prej si ka lind gjithcka i blejne tesha, kpuca, jakne. I kamgjitha me ja ble po kane deshire me i ble.
Vallan sdi Majlinda qeshtu ish po qa dojn tbojn per veti eka e shpesh thot qa spo i edukoni fmin shum te padashun po fmija qeshtu e ka qysh te afrojsh po qa e ka eka vallain ski qa i bon per veti eka!!
Shyqyr pun jem na dyt veq ishalla naj fal Zoti njo se per sene se lom keq :)
Nita vajza ime eshte 2 vite e 5 muaj ka mbush , po dy palet i blejn jasht mase shume sa qe qdo her detyrohem me ju thone mos mi ble vajzes se un ja perdori rrobat me firm edhe skan nevoj me hargju pasi qe kushtet ekonomike i kem te balancume qma don syri ja blej vajzes por nuk mundem mu anku kam vjehrri per merak po edhe prinderit gjithashtu por ndoshta duhesh mu nis nga ajo se edhe nuk kan mundesi e nuk ban gjithmone me kritiku e me kqyr blejti sblejti .. Shpresoj ti kesh financat mir e ato sene mos i kqyre mos e merr me te keq por merre si kshille .
nita un kam nje vajz tani mi mbush nje vit un jetoj se bashku me vjehrri se burrin e kam te hasretit e vjehrra ime ska dit lirisht mundem me than qe del e nuk i blen vajzes diqka sado pak qe te jet ajo nuk kthehet pa i ble diqka edhe vjehrri aj ma shum naj loder diqka qka i bjen nsy amo vjehrra i blen shum tesha bile spo kom ku mej lan her i blen ma te shtrejta hee ma te lira mirpo i blen shum e ka lloj njeri po quditna qfar zemre paska kjo vjehrra jote edhe e aleses ahah po gjithkush e ka perveti
Nita une femije skom, po gjyerit e mije edhe pse jetojne me axhen, hala prej kur kom qene e vogel ende me blejne e me jepin pare vetem per qejf edhe pse tash jom 21vjecare e jom e fejume.. varet tash prej tipit te njerit, se besoj qe cdo gjysh ose gjyshe i dojne shume nipat dhe mbesat.
Valla be loqk mu gjysht si dajve si te shpis mkan ble gjith diqka..Fmi hala skom veq ni vjehre qe ekom ajo asni fmi qa ka te bijav a djemve sju ka ble as nuk e sho kurr tu ju ble se osht shum tahmaqare e vjehri po aj osht shum i gjymert veq e di qe masi atyne sju ka ble as temit ska mi ble kurr e tash ka nryshe nryshe njerz loqk ..Edhe vet kur jepi diqka qe i blej mfol se i vjen merzi vjehres thot shpin e vete ka boll ju blejn baba nana vet qa po hargjon ti po tybe un fmin i du shum e em vjen marre me ju shku that pa diqka e i blej naj qokollad a diqka ose ja jepi burrit me ja jap ose vjehrit etani vjehri ju kallxon qe un sma hup neren e kjo qata mfol..
Pershendetje nana dashta me ju pyt juve qe jetoni nbashksi me vjehrri a ju blejn vjehrrit si gjysher qe jan femijeve tuaj ndonjeher rroba kpuc ose diqka qe ka nevoj femiu juaj ose vet nga qejfi mu vajza mosht rrit edhe hala smbaj mend qe ja kan ble diqka nga kto qa permenda e me tu perzi perzihen ku munden tndihmojn veq me fjal seme vepra ska shanc