Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jasht temes
Prsh e di qe ka qen kjo pyetje po ska shanc me gjet sma qet hiq tel kerko pyetje me qet tek muri kshtu qe llaptop nuk kam si ti zgjeroj kpucat me bien te vogel mi ka ble burri per ditlindje me bin te vogle
Miesa M (12 vite më parë)
Miesa M (12 vite më parë)
Flm shum nga ju nena do provoj te gjitha me radh se jan shuum te bukura do ju tregoj cila nga kto dot funksionom flm shum per kohen e juaj
Lindaa . (12 vite më parë)
Me vakum zgjerohen kam degju... Ne nje dyqan ne prishtin i provova nipar po te ngushta pak e me tha se mundemi ti zgjerojm me vakum
Lina * (12 vite më parë)
Miesa edhe une e di kete metoden me friz mund ta provosh per njet nate, por nese jeton ne Kosove mund ti qosh edhe tek kepucetaret ata munden qe ti zgjerojne per nje numer me mjetet e tyre...
Alea Gashi (12 vite më parë)
Jan disa kallepa te drunit qe i zgjerojn kepucat per gjys nr
Narti 24 (12 vite më parë)
Miesa mua kur me vin kepucet e vogla ose qe me vrasin mbepa une i lyej me pavlloderm rrrethit te kepuces dhe i la te rrin 1 dit e 1 nat.. E vren meniher qe jane me te zgjeruara
Umm'davud M (12 vite më parë)
Jepja burrit le ti mbath shtine me ecc nja dy tre sahat qaty neper kuzhin edhe zgjerohen sa dush hahahaha.. shtini nfriz moter lej 4-5 or edhe hjeki nashta zgjerohen pak
Louisa ~<3 (12 vite më parë)
Nejs jane lekure, edhe jane afersisht nje numer me te vogla se kemba jote, lyej kembet me kreme trupi, edhe ashtu me kreme fute kemben ne kepuce, edhe kjo metode vlene edhe ne pergjithesi per te gjitha kepucet e lekurese, sepse e zbute lekuren, kemba e ben vendin edhe nuk te vrajne
Dona Matin (12 vite më parë)
Miesa,ta tregoj nje qe funskionon,i mer kepucet dhe i mbush me uj te nxehte,i mush i zbraz i mush i zbraz deri sa ta shifsh qe jun zbut pak,tane e fut komen aty edhe i mban vesh naper shpi per pak kohe,ato marin formen e kembes edhe nuk te vrasin hiq shlirohen me mu ka funksionu 100%
Ana E (12 vite më parë)
As që bëhet fjalë. Duhet të dini se është e mundur të gjeni një zgjidhje edhe për këtë problem, mund ti zgjeroni këpucët e ëndrrave tuaja e më në fund ti vishni e lumtur. Ja disa mënyra se si të zgjerojmë këpucët Një teknikë me rezultat mjaft pozitiv është akulli. Merr një qese plastike, nga ato që përdoren zakonisht për të vendosur mishin në ngrirje, e mbush me ujë e më pas e fut brenda në këpucë. Bëshkë me këpucët i fut në ngrirje për gati një orë, ose i lini sa të shikoni që uji ka ngrirë. I hiqni nga frigoriferi dhe i lini të shkrijnë për 30 minuta. Pastaj këpucët janë gati për ti veshur. Një tjetër metodë për të zgjeruar këpucët është të përdorni faqet e gazetës të lagura. Pasi i keni lagur faqet e gazetës, mbushni me to këpucët, duke u munduar të ushtroni më shumë presion tek pika që dëshironi të zgjerohet. Falë lagështisë fletët e gazetës kanë tendencë të fryhen duke ushtruar presion tek këpuca. Mënyra tjetër për të zgjeruar këpucët është të përdorni tharësen e flokëve. Ju mjafton të ndizni tharësen dhe ta drejtoni në pikën që doni të zgjeroni. Mbajeni kështu për pak minuta, pastaj menjëherë vishni këpucën. Përsëriteni këtë veprim disa herë me radhë, derisa këpuca të zbutet dhe të marrë formën e këmbës suaj.a.h/noa.al - See more at: http://www.noa.al/mob/index.php?type=artikull&id=311516.html#sthash.4U5cJjo6.dpuf
(12 vite më parë)
Edhe une kam degju me i fut ne friz tere naten dhe te nesermen me i mbajt ne kembe. Ama me se miri e ke me i qu te kpuctari nese jane lekure ti mban ne kallup 24 ore edhe te lirohen shume
Dardi ♥ Isra ♥ Sali (12 vite më parë)
Kam ndegju se po ti fusesh ne ngrirese ne akull 1 nate.. te nesermen i len te shkrihen pak.. si te behen ashtu te lagshta provo veshi me qarape me te trashe dhe ec pak me to.. une per veti i kam pas fut ne uje.. mirpo ka qene vere edhe ashtu te lagshta pata ec neper oborr me to.. ka funksionu..
(12 vite më parë)
Ohh sa keq. Eshte shum keq kur ke nje dhurat shum te bukur nga nje person i rendesishem dhe nuk te rrijn tamam. Ishalla ka ndonje nene qe e di pergjigjen dhe te ndihmon. Mpuc per ty
Miesa M (12 vite më parë)
Lona sh mir e ke po mi ka ble me nje vend tjeter jan shum te bukura edhe jan origjinal se mi pas ble une i kisha ble fallc si ti kisha math ishin liru heheh mi shti ne friz me duket zgjerohen
(12 vite më parë)
Miesa thuaj burrit te ti ndrroj, te marre nje numer e te madh. Hehe shaka. nuk edi si zgjerohen kepucet skam degjuar ndonjeher. Do ishte mire ta dija edhe une se si zgjerohen

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?