Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

dieta me limon.a ka efekt?
Nena,a e keni bere ndonje her dieten me limon?qe pi cdo mengjes nje gote uje me nje limon te shtrydhur?dhe a ka pas efekt tek ju? A ju ka dobsuar?sa kg keni humbur? Flm shume
Stela Vlore (12 vite më parë)
Stela Vlore (12 vite më parë)
Mënyra se si e fillon ditën është tejet e rëndësishme. Nëse je nënë, trajner, shkrimtar apo pronar i ndonjë biznesi të madh apo të vogël ose edhe mësues, ajo çka bënë së pari në mëngjes ka rëndësi të madhe. Sipas filozofisë Ajuverdike, zgjedhjet që bënë rreth rutinës tuaj ditore ose ndërtojnë rezistence ndaj sëmundjeve ose e shkatërrojnë atë. Ajuverda fton të gjithë që ta nisim ditën duke u fokusuar në rituale të mëngjesit që funksionojnë për të vënë në vijë trupin me ritmet e natyrës dhe forcojmë vet-vlerësimin dhe vet-disiplinën. Mendja mund t’ju thotë se duhet ta kontrollosh emailin, ta bësh një shetitje me fëmijë, se nuk guxon të vonohesh në punë apo që thjesht nuk ke kohë të kultivosh ritualet e tua të mëngjesit. Por, nëse mund të gjesh kohë për vetëm një ritual që do të përmirësoj shëndetin, atëherë le të jetë ky… Fillo ditën me një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng nga një gjysmë limoni. Është aq e thjeshtë saqë dobitë janë shumë të mëdha për ti injoruar. Vazhdo lexo dobitë shëndetësore që kemi listuar më poshtë.[wp-like-locker] Uje i Ngrohte Me Limon – Dobitë shëndetësore 1. Forco imunitetin tuaj Limoni është i pasur me Vitaminë C dhe potas. Të gjithë e dimë se Vitamina C është shumë e mirë për të luftuar ftohjet dhe gripat dhe potasa stimulon funksionet e trurit dhe nervave dhe ndihmon në kontrollimin e presionit të gjakut. 2. Balanco nivelet e pH-s Në besoni limoni është vërtetë një ushqim tejet alkalin. Po, ata janë acidik në vetvete, por brenda në trupin tonë janë alkaline (acidi citrik nuk krijon aciditet në trup pasi të metabolizohet). Ashtu si ata që ndjekin shëndetin e mirë tregojnë, një trup alkaline vërtetë është çelësi drejt shëndetit të mirë. 3. Ndihmon për humbje peshe Limonët janë gjithashtu të pasur me fibër pectin, që ndihmojnë për të luftuar dëshirën për të ngrënë (nuk do të thuash më “po më hahet diçka”). Gjithashtu është parë në disa studime që njerëzit që mbajnë një dietë më alkaline humbin peshë më shpejt. Dhe tjetra është se kur e fillon ditën mbarë është më lehtë që të bësh zgjedhjet e duhura më vonë gjatë ditës. 4. Ndihmon tretjen Uji i ngrohët shërben për të stimuluar traktin gastroinestinal dhe peristalsis – valët e kontraktimeve të muskujve brenda mureve të zorrëve që shërbejnë për të lëvizur gjërat. Limonët dhe limes janë gjithashtu të pasur me vitamina dhe minerale dhe ndihmojnë në lirimin e ama, toksinë në traktin e tretjes. 5. Shërben si diuretik natural Lëngu i limonit ndihmon në nxjerrjen jashtë të materieve të padëshiruara për shkak se limoni shton urinimin dhe kështu materiet toksike lirohen me një shpejtësi dhe përqindje më të madhe e kështu duke ndihmuar që trakti urinar të jetë i shëndetshëm. 6. Lëkurë të pastër Vitamina C ndihmon në zvogëlimin e rrudhave dhe shenjave. Uji me limon largon helmet nga gjaku e kjo ndihmon që gjithashtu të kesh lëkurë të pastër. 7. Hidtraton sistemin limfatik Kjo gotë e mirësisë ndihmon që të filloni ditën i hidratuar, që ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lodhjes adrenale. Kur trupi dehidrohet, apo thellë dehidrohet (plogështi adrenale) nuk mund ti kryej të gjitha funksionet e tij, e kjo shpien në mbledhje të helmeve (materieve toksike), stres, kapsllëk, e kështu me radhë. Gjëndrat adrenale janë dy gjëndra që ndodhen mbi veshka dhe së bashku me tiroidet tua krijojnë energji. Ato gjithashtu lirojnë hormone të rëndësishme duke përfshirë këtu edhe aldosteronin. Aldosteroni është hormon i liruar nga gjëndrat adrenale që rregullojnë nivelet e ujit dhe koncentrimin e mineraleve si sodiumi në trupin tuaj, kështu duke ju ndihmuar të jeni i hidratuar. Adrenalet janë gjithashtu përgjegjëse për rregullimin e përgjigjes ndaj stresit. Kështu që nuk vërtetë nuk ke pse mos ta marrësh seriozisht gjendjen e thellë dehidratimi. Me vetëm adoptim të kësaj praktike të pirjes së uje te ngrohtë me limon në mëngjes për vetëm një muaj mundet në mënyrë radikale të ndryshoj përvojën tuaj ditore. Mos u habit nëse fillon ta shikosh mëngjesin në një tjetër këndvështrim. Ashtu si thamë, receta është fare e thjeshtë – një gotë apo filxhan (jo i vluar) me ujë të ngrohtë dhe lëng nga gjysma e limonit.
Stela Vlore (12 vite më parë)
Dori,e kam lexuar edhe un.kete dhe thon qe pervec ben shuume mir ne organizem ,edge dobson.besoj se do biesh ne pesh shume shpejt
Stela Vlore (12 vite më parë)
Faleminderit nena per pergjigjen tuaj.me ndihmoni shum.ka kohe qe e kam reduktuar ushqimin por spo bie dot ne pesh.lexova ne net per kte dhe nje gote ne mengjes bente shume mire ler organizmin ne pergjithesi.disa nuk ja pranon trupi normal.mgjth do ta postoj tani ate qe lexova.
Dori Dor (12 vite më parë)
Stela une kam nje jave qe jam duke perdorur nje metode qe e kam lexuar ketu tek bebaime,pastaj mora dhe info ne internet, ne nje gote me uje te ngrohte hedh nje luge gjelle mjalte dhe gjysem luge kafe kanell, behet si caj dhe e pi ne mengjes gjysem ore para se te hash ushqim dhe ne darke para se te flesh gjume.kuptohet qe duhet edhe pak kujdes me ushqimin dhe te pihet shpesh uje. se di sa do funksionoj por une po e provoj nje here se me duhet ti heq ca kile pas shtatzanise :).gjithsesi ti edhe vet mund te shohesh ne internet rreth ketoj caji kishte info madje ishte e mire edhe per gjera te tjera
Ina Ina (12 vite më parë)
Une e kam perdor mbas bukes e pisha nje gote uje me gjysem limoni..edhe 7kg i kom pas hek.ama e kom pas ndalu edhe buken hajsha ma pak
(12 vite më parë)
Nuk eshte emire kjo diet se te len pa gjaksi te ben anemike keshtu ka ber nje qe njoh une dhe shku ne anemi po me mire eshte ne mengjes dhe mbremje te ngrenesh nje lug mjal dhe kur bie me fjet kjoo te ben me mir per diet
(12 vite më parë)
Jam e pajtimit me besen dhe sariten me se miri esht pirja e ujit dhe me pase kujdes ne ushqime sesa me majt nje diet per ni muj tani me ju kthy prap ushqimit e embelsirave ju pershendes...
Umm'davud M (12 vite më parë)
Hoho dieta me e mire eshte te hajm shume pak buk e te pijm uj shuumm.. :)
(12 vite më parë)
dieta ma e nira osht te pini sa ma shum uj edhe ne dal me ec shum ose wdhe me bo fitnes asgje tjeter
♥ Jona ♥ (12 vite më parë)
Stela, une e kom provu esell ne mengjes dhe mos me honger pastaj tri ore buke, por tek une nuk ka pas asnje efekt...
Aida Aida (12 vite më parë)
Stela shum te nevojshme e kam po se kam provu hahahaha.Un mendoj se ka efekt po nuk esht i mir per shendetin ,me mir te konsomojm shum uj qe na ben te ndihemi te ngopura.te pershendes

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?