Soni zoti i dhasht shendet vajzes ty kurajo un se kom dit edhe qe existon kjo semundje zoti sprovon ma te dashurit e vet.mos u merzit tash mjeksia ka perparu in sha all ah gjendet ilaqi per sherim te perhershem
Vlora flm shum edashur qe ndat kohen me mua mjeksia ka arritur ishallaix
(12 vite më parë)
Drit kjo pranver ver kurr nuk em semuret shum irri gati veq dimrit 3 her muka ftofh ju falenderoj edashur
(12 vite më parë)
Drit shum faliminderit per meshtetjen amun te dish qfar terappie perdorin perveq 3 her inhalohet aqu adeks nacl 10 % kreon. Amunet mem ndihmu dikur qa mi ba mos mu ftofh
Me kete semundje lind Romela dmth eshte tradheguese@Soni a don me zgjeru diapazonin e dijes apo eshte i prekur ndonje i familjes.mfal qe po pys kshtu ke te drejten edhe.mosme.u.pergjigj
Miratohet një ilaç kundër Fibrozës Cistike
Sipas statistikave, një jetë tipike me fibrozë cystike zgjat jo më shumë se 37 vjet.
Ilaçi i miratuar dje (31 Janar) është për pacientët me një formë të rrallë të fibrozës cystike; formë që prek rreth 30-mijë amerikanë mes atyre që vuajnë nga kjo sëmundje.
Gjeni që shkakton fibrozën cystike u identifikua për herë të parë në vitin 1989, por shkencëtarëve iu desh më shumë se dy dekada dhe më shumë se 75 milionë dollarë fonde dhuruese për të zhvilluar një ilaç për trajtimin e sëmundjes.
Sot, falë diagnostikimit të herëshëm dhe një përqëndrimi të ri në dietë dhe fizioterapi, 47 përqind e pacientëve me fibrozë cystike mund të arrijnë të mbushin 18 vjeç e më shumë.
FDA e ka miratuar ilaçin e ri për përdorim tek pacientët 6 vjeç e lart, edhe pse kompania farmaceutike Vertex ka në plan të kryejë studime për përdorimin e ilaçit për pacientë që në moshën 2 vjeç.
Shkencëtarët shpresojnë se duke e përdorur herët ilaçin e ri, ata do të jenë në gjendje të parandalojnë dëmtimin e përhershëm të mushkërive. Dëmtimi i përherëshëm i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjes për pacientët me fibrozë cystike.
Po çfarë është fibroza cistike?
Te fibroza cistike, qarkullimi jo i duhur i ujit dhe kripës në qelizat e mukozës së mushkërive shkakton formimin e mukozës së dendur dhe të ngjitshme. Bakteret mbesin të robëruara në atë mukozë dhe fillojnë të shumohen, çka çon deri te infeksionet e mushkërive të rrezikshme me jetë.
Fibroza Cistike është pasojë e një gjeni difektoz, gjeni CFTR ( Cystic Fibrosis Transmembrane Regulator). Në personat e shëndetshëm ky gjen rregullon kalimin e elektrolitëve (klorit me saktesisht), dhe si pasoje ujit, nga brenda jashtë qelizave epiteliale, qeliza që veshin shumë organe të trupit tonë. Që të shfaqet semundja duhet që të dy gjenet e kopjes CFTR ne kromozomin 7 të jenë mutante. Në personin e sëmurë gjeni është difektoz në të dy kromozomet 7 dhe kjo shkakton një prodhim të sekrecioneve me pak uje, dhe si pasoje, më teper të dendura dhe më pak të lëvizshme (nga ku vjen edhe emri ne te kaluaren si \"muko vishidoza\"); djersa ka një përqendrim të lartë kripë, 4-5 here më tepër se normalja. Në pankreas sekrecionet që mbeten mund të formojnë forma si ciste dhe indi përreth pëson inflamacion, forcohet dhe behet fibroz: nga kjo vjen edhe emri i fibrozes cistike (emri origjinal në të vërtetë eshte \"fibroza cistike e pankreasit\", megjithse pankreasi është vetem njeri nga organet qe goditet).
Organet me te goditura janë bronket dhe mushkerite: në brendësi të bronkeve mukusi ka tendence të mbetet dhe si pasojë të jetë bazë për infeksione respiratore; organi i dytë që goditet është pankreasi, që është i bllokuar nga sekrecionet e veta dhe nuk kryen funksionin e tij normal duke hedhur në zorrë enzimat për shkatërrimin e ushqimit. Organe të tjera që goditen janë zorrët, melçia, duktet deferente tek mashkulli.
Ju falmimderi ari per pergjegjjen. Ku mundet me dit qe djemet jetojn me gjat se femerat deri sa vjet jetoj pershkak te semundjes ju flm qe ndat kohen me mua
Fibroza cistike e njohur me emrin mukoviscidoza, është një sëmundje e transmetimit autozomal recesiv. Është një sëmundje e lindur dhe me këtë nënkuptojmë që është një sëmundje e trashëgueshme. Të dy sekset preken njëlloj, meshkujt mbijetojnë më gjatë se femrat. Fibroza cistike karakterizohet nga një bllokim dhe infeksion i rrugëve të frymëmarrjes, mangësi në tretje dhe nga pasojat e tyre.
Entela NakoFibroza cistike dëmton gjendrat me sekrecion të jashtëm të gjithë organizmit. Klinika është e shumëllojtë dhe mund të shfaqet me sëmundje kronike të rënde të mushkërive, pamjaftueshmëri jashtë-tahitëse të pankreasit, polipozë të hundës, pansinusite, pankreatit, kolelitiaze, hiperglikemi insulin-vartëse.
Para pak dite ka qen nje pyetje e till mundesh me gjet sepse kan dhan nenat komentet e tyre , po ashtu ke edhe shum informacione ne googel ,, shpresj qe te kam ndihmu sepse une skam njohuri per kete semundje ..