Un pasi qe kam shuumm me ni tengjere shti uj diku 2litra3 edhe 1lug te madhe me sode per tesha dhe pak sjaj i zhti krejt alltanat edhe sa ta mare ni val e largoj prej zjari i la te rin 30minuta aty pastaj i ferkoj pak me furc dhambesh pastaj i shperlaj me uj te ngrohet dhe i qes me ni peshqir i mbuloj tkullojn pastaj i fshi mir bahen si te reja un 1her nvjet i pastroj se edhe ashtu si mbaj
Birra
Ajo pastron aksesorët e arit, mjafton ta vendosni në një pecetë të butë dhe me të të pastroni zinxhirin apo byzylykun. Më pas aksesorin fshijeni me një pecetë të thatë.
Qepa
Lëngu i qepës i jep shkëlqim të arit. Pasi të keni aplikuar lëngun e qepës shpëlajeni tërësisht bizhuterinë.
Pastë dhëmbësh
Ajo përmban fluor që fshin të gjithë papastërtinë. Vendosni pastën e dhëmbëve në të gjithë sipërfaqen e aksesorit tuaj. Pastrojeni atë me një furçë dhëmbësh dhe lëreni të thahet. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Sodë buke
Përveç pastës për dhëmbë, zgjedhje e mirë është edhe përzierja me sodë buke dhe uthull. Në enë vendosni gjysmë filxhani uthull dhe dy lugë sodë, më pas futeni aksesorin për dy apo tre orë në të. Pas kësaj shpërlajeni në ujë të ftohtë dhe lëreni të thahet.
Keçapi
Aksesorët e argjendit mund të nxihen, dhe në këto raste zgjidhja është keçapi. Mjafton që aksesorin ta fusim në keçap për disa minuta dhe më pas ta fërkoni me furçë dhëmbësh. Pas kësaj duhet të shpërlahet në ujë dhe të fshihet me një pecetë.