per ato qe kane info, a eshte normale qe femija 25 muajsh (2vjec e nje muaj) te mos thote asnje fjale me kuptim(pervec fjales \'jo\')?
kam lexuar info ne net, por doja eksperienca personale. kur e therrasin ne emerr, here kthen koken e here jo. ha ende gjera qe mund te gjeje ne ruge, letra, gure....iu lutem nena info sa me shume te keni mundesi.a iu ka ndodh te jete keshtu, dhe ne fund te kete rezultuar femije normal? pediatrja thote te pritet der ne 2.5 vjec
Prshd Desa doja te te pyesja per femijen tend si e ke tani dhe cfare ke bere se kshu e kam dhe un djalin 2 vjec dhe asnje fjal nuk e flet dhe nuk me reagon kur i therret ,nuk i ben pershtypje asnje lloj gjëje ,si prshb me loz me lodra me fmijët kur shikon nje person te ri etj ,jam ne merak shum te madh te lutem me thoni dicka si tja bëj
ShqipeR(8 vite më parë)
Pershendetje deshta me pYt qa ka mdodh me femiun tend.. a esht me mir.. edhe un jam ne te njejten gjendje dhe ndihem teper keq
Desa uroj qe djali yt te jete mire, edhe ne kete shkrim po shkruan bile deri 36 muaj i shfaq shenjat me te dukshme, ndoshta edhe per ata te ka propozu me prite.....Mjekët pohojnë se autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës dhe mund të kuptohen nga një specialist kur fëmija është në muajin e pestë, ndërsa shenjat me të dukshme variojnë nga 18 deri në 36 muajsh. Karakteristikë e kësaj sindrome është se fëmija mund të zhvillohet pa shfaqur shenja shumë të dukshme të çrregullimit deri në moshën 16-18 muajsh dhe pas kësaj moshe, nëna mund të identifikojë probleme në zhvillimin e tij.
Fëmijët autikë kanë probleme të komunikimit, mbyllen në vetvete, nuk krijojnë lidhje emocionale, nuk shoqërohen me moshatarët, fiksohen pas një sendi apo objekti, etj. Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit, simptomat më karakteristike te fëmijët autikë, evidentohen kur fëmija nis të flasë, prandaj dhe prania e tyre përbën një nga kriteret diagnostikuese. E folura herë mungon, herë është e vonuar, ose dhe atipike.
Desa vertete qe femijet jane tonet, sdio qe te jene tani, apo te na semuren me vone, prape femijet jane tont, dhe jane dashurija jone me e madhe! Asnjeri nuk jmei perfekt, secilit na mungon dicka, dhe jeta vazhdon! uroj me gjithe zemer, te gjitha e mirat, per femiun tend, dhe te te gjithe botes!
flm nena. femija seshte i imi, por sh i afert i imi. do e cojme ne kontroll tj. pediatrja na tha perseri prisni der ne 2.5 vjec..por...e vetmja pyetje qe beri qe nese thonte ndonje fjale ose thonte pafshim...?!smu duk profesionale...
Desa e dashur,nese jan mundesit, dergoje tek disa mjek te ndryshem sepse ndoshta eshte vet me i pa interesuar dhe i vonshem apo me te vertet ka ndonje problem. Sado qe flasim ne ketu ne sjelljen e tij nuk do te kete permirsim, femijet jan secili ndrysh nga tjetri. E sa per ato qe thon mes u bej merak un kisha than qe me mire behu merak e merr masa me koh sepse me von edhe me dasht ski qa ban. Meraku nuk e mbyt njeriun.
Edhe une jetoj jasht shtetit, e autizmin ne bark kurre se kam lexu as sme kane thene qe kuptohet! Por dyshohet nga mosha 6 muaj, vertetohet ne moshen 2 vjeç. As une spo them qe e ka femijn me autizem, por qe kur dyshohet, duhet marre masa, e jo me prit, e me lene ne asgje! As ketu ne CH pa nevoje se kontrollon, ama jane muajt e camtuar, ku ia percjell zhvillimin, vemendjen, sa din me marre urdhera, sa komunikon me sy, sa din me ba veprime duke ju pershtatur moshes, cfare vepron me nje loder, cfre me ushqim, cfare me luge, e keso gjera te thjeshta, por qe mund te vije dr me nje mendim se a ka ngelur ne zhvillim, eshte ne kohe, apo me para
jam shum dakort me ty vjollca un nuk po them qe mos ti vej mbrapa femijes e ti bej vizita por nuk duhet menduar dirkt pqe me te keqen se djali akoma i vogel esht nuk duhet te shohim vetem femijet e shkathet e te mendojm qe femija jon nuk esht ne rregull dhe e dashur louisa un jetoi jasht shtetit dhe femijes ketu ku jam un i kerkoin te bej kontrroll pa qen nevoja qe ta kerkoi un. dhe cdo veprim e ka ber per muajn qe esht si dhe e ve re dhe me nje moshataren e tij qe dhe ajo akoma nuk flet fjal si djali im dhe pse esht femija e tret ne ate familje qe thon qe sa me shum femij te besh me te shkathet e me shpejt flasin kjo nuk do te thot qe dhe ajo esht me autizem ndaj vjollces i ka then drejt pedjatera mos lexoni shume neper internete se ca thot nje se thot tjetri dhe uroi qe mendimi i deses te mos jet asgje per tu shqetesuar
Oj desa pse e qon mendje se autik e ke fmin motrave mija djemt nuk u kan fol deri 2vjet e gjys njani deri gati 3vjet ska fol po tash si papagalla sndalen hic ka ndoni fmis Zoti kur tja jep urdhnin vllau im deri 6vjec disa shkronja sdike ti shqiptoj mir po tu u mundu ja dolem mund ti vje merzi me fol ka njerez te mdhej qe ua qet fjalet me dana.mu pediatrja mka than mos lexoj ma ne net per asnje lloj smundje...edhe ashtu kom vendos se edhe i egzagjerojn mduket ket punen e autizmit ne net
Desa edhe nese verteton qe eshte pak i prekur nga autizmi, mos u merakos, thjesht punon me te, edhe ka me pas jete normale, si te gjithe te tjeret. Edhe mendo qe 5 shkencëtarët më të famshëm në botë kane qene me sindromën asperger. Isaac newton, albert einstein, thomas edison, henry cavendish dhe charles darwin kanë qenë pesë shkencëtarët të cilët ishin të prekur nga sindroma asperger. Kjo nuk i ka penguar ata, përkundrazi, janë ndër njerëzit më të famshëm në botë për shpikjet dhe gjetjet e tyre.
Ina edhe une e kam vajzen ne qerdhe, dhe e shof, ne disa gjera eshte me e mire se tjeret, ne disa me mbrapa, flet rrjedhshem tre gjuhe, ka kujdes per vetveten sikur te ishe shume me e madhe ne moshe, por me gertshere edhe kjo mezi e ka mesu perdorimin, i vinte veshtire me nje dore, prente letren me dy, mandej psh me u ngjite neper kshtu si rrjeta e ura, nuk e bente sikur femijet e tjere. Per ata mendoj qe secila nene duhet ta percjelle femiun gjate gjithe kohes, te lexoj sa me shume, edhe te kerkoj ndihme tek profesionistet, se ketu ne portal, shumica vec e bejne rrafsh, e thone ate cka dikujt i pelqen me lexu, por qe nuk i pershtatet realitetit.
jam shume dakort me ty Louisa, ate do shkruaja edhe une, me te vertete femijet nuk zhvillohen njesoj, ama disa gjera jane themelore.. psh vajza ime 3 vjece, nuk ia ka haberin per te ngjyrosur, per te prere me gershere etj, aq sa ndonejhere me vjen shume keq, kur shoh moshataret e saj psh, por thjesht se ka talent, se nga ana tjeter mund te dije mbi 20 vjersha e ku di une, ka nje llogjike te papare, qe 20 muajshe thoshte fjali me nga 4,5 fjale..
e njejta edhe e vogla gati 22 muajshe, di shuume vjersha, flet shuuume, por prape disa gjera qe mund ti bejne moshataret e saj nuk i ben dot, ose sic thashe akoma fut gjera ne goje, rere, plasteline etj nese nuk e kam kujdes, por ama gjerat baze te zhvillimit i ka..
Une mendoj qe nuk eshte e drejte te themi mire e ke femijen, se do flase boll, etj etj, sepse mund ti japim nje nene nje rehati te kote, nderkohe qe nuk mund ta dime se si eshte ne te vertete ai femije.. Uroj me gjithe zemer qe te gjithe nenat ti kene femijet mire, por edhe kujdes duhet te kemi qe ti kapim gjerat ne kohe..
Sa mire lepurushja qe e paske pediatren aq te zonja, sepse mjeket e tjere, e verejne qe nga 6 muaj, dhe e vertetojne me dy, e kursesi qysh ne bark. Mua me dhemb shume, kur lexoj se disa femije, vertet tregojne shenja, dhe shumica e bajne rrafsh, sikur edhe njera qe ka shenu me poshte, djali i shoqes thot vetem mil mil me moshen kater, dhe kjo qenka ne rregull. Tjeter eshte, nje femije ne nje fushe te caktuar me qene me i ngadalshem, mirepo ne nje fushe tjeter te jete i barabarte ose me i mire si moshataret. Motra ime eshte mesuese, i ka thene nje prindi se vajza tregon shenja autizmi, pergjegja e tij: te kalli ty me gjithe shkollen me mi ngjite vajzes fjale, e kur e kane verejet edhe vet, se seshte si femijet e tjere, tek atehere neper mjek, e tek atehere e kane vertetu, a sa me heret e zbulon, me mire eshte, per ata, une vajzen e kam testu vet gjate gjithe kohes prej moshes 6 muaj, perpos lontrollave rutine, ashtu e kontrolloj edhe djalin.
Desa ti sigurisht e ke edhe ner kontrolla femijen ama mos u shqeteso sepse nuk jan gjith femijet njejt.kumata ime e ka pas djalin deri ne 4vite nuk ka fol edhe ka lshu nganjeher vetem britma shumm rrall ka thirr veq maa jo mam ose bab edhe ska lan mjek neper ks pa e qu e krejt i kemi bertit se djali veq ka qen shum agresiv edhe veq ne te veten me ja lan tash i ka 6vjet ma i miri nxenes esht ne parashkollim e qon ama deri vjet ai ka qen shum agresiv as ska lujt me femij as sen.veq ti mundohu me kan shum e durushme me fol me lujt me te se tana tjerat i nxan.une po flas per vete shum kam komuniku me femijet e mij po edhe ume njerin djal e kam pas shum agresiv po ja kam dal me te.
loisa sigurisht qe e kam pas ne kontrroll pastai femijet me autizem shihen qe ne bark te nenes femijet pediatria ta thot gjithmon qe jo te gjith femijet i kuptoin ne te njejten menyr shum femij i marin dhe me pak vones veprimet ose te foluren pastaj ka dhe femij kok fort te cilet nuk i inetreson qe ti i flet ose ndaloin ne nje moment qe ti i flet dhe sa ti kethen koken ai vazhdon me veprimin e tij rast i djalit tim . prandaj e louisa femijve duhet dhen koh qe te rriten un me djalin tim luaj me kerkon gjithmon qe te luaj me te di te mi kerkoi gjerat qe do dhe pse akoma nuk flet madje dhe kembgul kur e do dicka ose sa sheh babain e tij qe del shkon e mer xhupin dhe kerkon qe te ja vesh un madje di dhe ti jap triciklit( bicikletes me 3 rrota ) deses po i thoja qe jo te gjith rriten nje soi me te njejtat hapa prsh djali jot i kap gjerat me shpejt i imi pak me avash dhe i deses akoma me pak avash por kjo nuk do te thot qe esht autik.
Lepurushja e ti a je e sigurte qe femiu yt zhvillohet si duhet? A e ke pas ne kontrolla rutinore qe ia kontrollon zhvillimin dhe intelegjencen? Sepse une keto gjeste qe i ke pershkru ti, nuk i njof as te djali im 9 muajsh. Bile shume mire me degjon, dhe me kupton, dhe kur i them ndal, ndalon, kur i them kthehu, kthehet. Te kisha keshillu edhe ty me shiqu videon qe e kam ceke me poshte, dhe shihet dallimi te femijet qe jane te prekur nga autizmi. Kjo mund te dallohet qysh nga mosha 6 muaj, por mua ketu ne ch mjekja me ka thene me 2 mund te ia konfirmojme nje prindi se a eshte apo jo autist. Sa me heret qe zbulohet, aq me shume mund te punohet ne permiresim.
desa mos u shqeteso kot e dashur se dhe djali im ben 2 vjec ne qeshor thot baaa pacim. jo. mami nuk e thot dhe pse un i them gjat gjith kohes eja te mami shkoim me mamin, etj nuk e thot por e shoh qe kur un i them ndo nje fjal qe e perseris mundohet ta thot ne ate moment por jo me von dhe gjera si letra lodra e gjera qe gjen ne tok i fut ne goj jo si me par por e ben akoma ate veprim madje tani me ka gjet nje hall tjeter grryen murin e madje dhe e lepin ahahahaha dhe kur un i flas nuk me degjon ne ate momente thjesh ndalon veprimin por se kethen koken por ne te shumtat e rasteve me degjon dhe luan si me mua dhe me femijet e tjer por duhet te dish nje gje jo te gjith femijet jan nje soi disa i kuptoin me shpeit veprimet disa pak me von jepi koh femijes te rritet dhe mundohu ti flasesh e te luash shum me te dhe nese nuk ke koh lere dicka mangut dhe luaj me te un dhe kur gatuaj ose bej punet e shtepis e gjej menyren te luaj dhe e djalin e bej dhe punet ne te njejten kohh me fal qe u zgjata kaq shum por thjesh doja te jepje dhe un nga ekspeienca e femijes tim qe te kuptosh qe dhe femija yt esht normal por gjithsesi vizitat beja keshtu heq merakun ten nuk ben as nje her keq qe i ben vizita femijes. te pershendes
Desa nena e femijes duhet te merret shume me ate femije qe avash avash te filloje te interesohet per lojrat etj,sic kane thene dhe nenat e tjera problemi nuk qendron te i foluri por te shenjat e tjera qe duhen pare me kujdes,,djali im 15 muajsh thoshte 4-5 fjale ,18 muashjsh filloi ti shtonte ,tani 20 muajsh i thote te gjitha fjalet pothuajse,por ama i kupton te gjitha gjerat,ne i flasim e luajme me te non stop deri sa te fleje
Ateira, flm per komentin.
Femija rritet nga nena e vet(ajo nuk merret shume me te, por edhe sepse femijanuk tregon interes kur do ti tregosh nje loder me numra psh dhe tenton te largohet). Pikepyetja qe bej eshte, se femija disa here reagon mire ndaj lodrave, psh, kur loza kukafshehti me te, atij i pelqeu loja. Dhe kur i thoja fshihu ti tani, fshihej . Ama here te tjera, eshte totalishte i perqendruar, dhe zere se ti nuk flet fare. Psh i thua ti, uau shiko kete gje, ai se kthen koken fare.Derisa ta kthesh me force trupin qe ta shikoj, (pastaj mbase dhe i intereson)..
Desa nuk jane te gjithe femijet e njejt dikush me heret dikush me von fol sa i perket gjerave ne tok nuk e besoj qe eshte shqetsuese per arsyje se ende femije konsiderohet, a mund te me tregosh a e ke ne qerdhe dhe a punon ti kush kujdeset per femijen tend ? per arsyje se ashtu jam edhe une e kam vajzen ne qerdhe dhe skisha shum e shum kohe te merrem me te po mendoj per lodrat e qefet e saj nuk premtonte koha dhe sa ishte vajza 2.5 e mora nje muaj pushim pa nderpre isha me te dhe vajza tash eshte 2.8 dhe flet bilbil edhe me interesante e praktikon me u vesh vet e me honger vet me kete desha te them se vajza ime ka filluar me vones te gjitha po i ka mrri moshataret e veta tash
me se shumti nuk e kthen koken kur e therret...(
kjo eshte trishtuese. me lehtesoka fakti qe paska dhe femije te tjere qe futkerkan gjera ne goje si rera ose mbeturina. me femijet e tjere los, por me duket sikur do te ndjek nje rutine, dmth nje tip loje pafund, nese nje femiej tj nis te bej dicka tj, ai vazhdon ne ate qe ishte. Dashte Zoti seshte gje per tu trishtuar..
Desa, edhe djali im eshte 25 muji fola pak fjal ama kupton krejt me lodra lun shume mire me femij te tjer Lun , eshte krejt normale djemt mjekja me ka then se eshte normal mos me fol Dej me 3 vjet, Kurse te vajzat eshte deri ne 2 vjet, kshtu qe mos ki kasavet
Per te foluren nuk di, por per te futur gjera ne goje, vajza ime gati dy vjece, fut shume.. para 2,3 ditesh hengri rere sa u kenaq :P por per te folur nuk le gje pa thene.. per emrin qe here pergjigjet e here jo, mund te jete edhe nga lloji i femijes, qe nuk bindet ndoshta ndonjehere, them keshtu perderisa ka raste qe pergjigjet.. me shume sdi cte them :(
Desa djali im funt keti mujt i mbush 2 vite ky fjal ka fillu te flet Shum eme shti sene ne goj edhe ky ka qef qat gjan me shti ne goj si te gjan naj leter a diqka um kqyr mu niher se edin qe i bertas me shti ne goj ahahah.e saper autzim shum leht pu dallojshin fmija me autozm nje shoqe e imja eka djalin 4 vjeq me autzim aj as nuk lun me femi bile nuk interesojn femijet as nuk ishikon veq vet Siq ka than louisa do kerre te vogla i mer i qet ne tok jauv sill rrotat ma Shum veq qashtu lun me fol nuk fol kur te thirr nana e vet nuk kthehet
Un skom fmij hala Desa,po ni shoqe e jemja djalin 4 vjet ka...hala asnji fjale nuk i mirret vesh...din veq Jo me thon edhe mil mil...edhe fmija yt koka hala i vogel...mos u bon merak se ja nis me fol..te pershendes
Per te mos folur deri ne 3, kam nje rast ne familje, e me pas ka folur perfekt, dje eshte nxenesi me i mire ne klase. Mirepo gjithe sjelljet tjera i ka bere normal, ka lozur normal me lodra, eshte sjell normal. Ti mund ta kuptosh edhe ne baze te sjelljes, psh ia ofron nje veture per te lozur, a e qet ne dysheme, apo e mbane ne doore dhe ia sill rrotat gjate gjithe kohes. Sepse femijet me autizem dallohen edhe ne menyren se si i perdorin lodrat, nuk din te dallojne se si duhet perdorur. Sa me heret zbulohet, aq me shume mund te ndikohet qe te jetoj nje jete sa me normale. Perndryshe besoj qe ke lexu se femijet me autizem mund te jene gjeni. Sa i perket gjerave, femijet deri ne 3 eshte normale te fusin gjera ne goje, per ata edhe lodrat me copeza te vogla ndalohen deri ne moshen 3.
Vajza ime ka 2 vite e gjysem dhe flet shume jo vetem ca fjal por edhe i lidh mire kur flet din me kerku gjera, kur e thrras vjen menjeher nese jam ne dhomen tjeter etj etj. Tani nuk di cfar te theme duket pak e rritur qe te haj cdo gje ne tok. Vajza ime hante kur ishte bebe por tani trishtohet nese i bjen nr tok dicka nuk e han me. Shpresoj qe t mos jet asgje shqetesuese. Tprsh
per ato qe kane info, a eshte normale qe femija 25 muajsh (2vjec e nje muaj) te mos thote asnje fjale me kuptim(pervec fjales \'jo\')?
kam lexuar info ne net, por doja eksperienca personale. kur e therrasin ne emerr, here kthen koken e here jo. ha ende gjera qe mund te gjeje ne ruge, letra, gure....iu lutem nena info sa me shume te keni mundesi.a iu ka ndodh te jete keshtu, dhe ne fund te kete rezultuar femije normal? pediatrja thote te pritet der ne 2.5 vjec