Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vaksina
Pershendetje nena te dashura sapo erdha e re ne kete faqe dhe jam shume e lumtur qe do te ndaj eksperiencat e mia me ju...Si mendoni ju a jane te verteta spekullimet mbi vaksinen e 1 vjetorit qe eshte shkaktare e autizmit???
(12 vite më parë)
Monna Monna (12 vite më parë)
Alisa besom se jam ne halle me kete teme e nashta e kom zgjat kogja shume por besom se ja vlen me lexu edhe nuk u durova pa i bo qeto krahasime e tash a jan a sjan te demshme keto vaksina nuk po e dine kerkush mdoket :S ( Cope e Shkeputur nga nje intervist ne vitin 2002 ) Nëse tani shikojmë pas, mund t’ju kujtohet ndonjë arsye e mirë për të thënë se vaksinat janë të suksesshme? Mark Randal: Jo, nuk mundem. Po të kisha një fëmijë tani, gjëja e fundit që unë do të lejoja është vaksinimi. Unë do të largohesha jashtë shtetit, nëse do kishte nevojë. Unë do të ndryshoja emrin e familjes. Do t’u zhdukesha.me familjen time. Unë nuk jam duke thënë se kjo detyrimisht do të ndodh. Ka mënyra se si shmanget sistemi me elegancë, në qoftë se ju dini se si të veproni. Ka përjashtime ku ju mund të thirreni, në çdo shtet, në bazë të pikëpamjeve fetare dhe /ose filozofike. Por, në qoftë se nuk ka zgjidhje tjetër, unë do të largohesha. Dhe ende ka fëmijë kudo që marrin vaksina dhe duken të jenë të shëndetshëm. Mark Randal: Fjala e përdorur është “duken”. Po çka është puna me të gjithë fëmijët të cilët nuk mund të përqendrohen në studimet e tyre? Po në lidhje me fëmijët që kanë zemërim çasti kohë pas kohe? Po në lidhje me fëmijët që nuk i posedojnë mjaftueshëm aftësitë e tyre mendore? Unë e di se ka shumë shkaktarë për këto gjëra por, vaksinat janë një nga shkaktarët. Unë nuk do doja të rrezikoj. Unë nuk shoh asnjë arsye për të rrezikuar. Dhe sinqerisht, unë nuk shoh asnjë arsye për të lejuar qeverinë të ketë fjalën e fundit. Mjekësia qeveritare është nga përvoja ime, shpesh kontradiktore në këtë drejtim. Ju mund të merrni njërën apo tjetrën, por jo të dyjat. Pastaj shkencëtari Gian Paolo Vanoli Thote: Fëmiut i jepet vaksina, rritet dhe përpiqet për të gjetur personalitetin e vet, por në qoftëse vaksina përmban merkur (zhivë) apo substanca tjera, fëmiu bëhet homoseksual.Me dëshmi të shumta të shkencëtarëve, mjekëve, farmacistëve dhe një numri të madh të njerëzve, vaksinat kanë shkatërruar jetën e mijëra njerëzve. Vaksinat thjeshtë janë biznese të kompanive e që qëllimi final është shkatërrimi i popullatës njerëzore në mënyra të ndryshme... Dhe nje tjeter artikull marre nga gazeta Express thote: A janë të sigurta vaksinat sot? Standardi i sigurisë së vaksinimit është shumë i lartë. Duke krahasuar reagimet negative të ilaçeve që janë shitur pa recetë me frekuencat e efekteve anësore në lidhje me numrin e dozave të administruara, është shumë më e ulët. Gjithashtu, janë kryer vazhdimisht studime klinike për të verifikuar këto produkte. Në kohën kur në shtyp raportohen lajme alarmante lidhur me efektet potencialisht serioze anësore që lidhen me vaksinimin, ato janë refuzuar rregullisht nga studimet shkencore. A është e drejtë që të vaksinohen për sëmundje të tilla si fruthi, të cilat nuk janë të detyrueshme? Detyrimi është një koncept i cili ka të bëjë me eliminimin e sëmundjes (dhe për këtë arsye pse të mos vaksinohen më shumë) vetëm nëse vaksinohen pothuajse të gjithë. Për të ndërprerë qarkullimin e fruthit është e nevojshme që së paku 95% e gjithë popullsisë të ketë marrë 2 doza të vaksinës. Ju mund të vdisni nga fruthi dhe probabiliteti i kësaj është shumë i vogël. Fruthi gjithashtu shkakton një numër të komplikimeve që mund të jenë serioze. Pse të rrezikojmë kur kemi praninë e një vaksine efektive dhe të sigurtë? A kanë rreziqe vaksinat? Çdo vaksinë, si të gjitha ilaçet e tjera, është e lidhur me efektet anësore potenciale. Disa prej tyre janë të njohura mirë dhe përfshijnë ethe ose një reagim pas injeksionit. Në raste të rralla mund të ketë më shumë reagime të ashpra të tilla si anaphylaxis, e cila është një reaksion alergjik i rëndë që mund të ndodhë shumë rrallë (një herë në çdo milionë doza) në një distancë të shkurtër nga vaksinimi dhe zgjidhet shpejt kur trajtohet në kohën e duhur. Një tjetër reagim që mund të vërehet pas fruthit, shytave dhe rubeolës dhe ka të bëjë me një reduktim të trombociteve (një herë në 30.000 doza) dhe zgjidhet në mënyrë spontane. Personat që janë të pavaksinuar nga fruthi mund të kenë të njëjtën dukuri, por më të rëndë dhe më të shpeshtë (një në çdo 3000 raste). Në të gjitha rastet rreziqet që lidhen me vaksinimin janë shumë më të ulëta se ato të sëmundjeve që përpiqemi për t’i parandaluar.
Louisa ~<3 (12 vite më parë)
Autizmi ka ekzistu shume para vaksinave, dmth une se besoj. Vajzes ja kom jap, e kam si drita, poashtu mezi po pres me ja jap edhe djalit, se ne udhetojme shume, e sdu me i humb femijet shkaku i disa supozimeve. Autizmi me shume besoj eshte dicka gjeneteike, meqe shenjat e para verehen qe nga muajt e pare, e mmr ipet tek ne moshen 12
Eda..eda ... (12 vite më parë)
dje e dha ne lajme qe shum nena mohojne tja bejne kte vaksine ose ja shtyjne per me vone...por sipas eksperteve ska lidhje vaksina me autizmin...
Ina * (12 vite më parë)
Valla bre alisa per kete vaksine shume moti kom ndi ksi fjale sa qe pata vendos mos me ia dhene, pastaj vendosa edhe ia dhash thash Pa lejen e Allahut asgje nuk mund me ndodhe, se edhe mos me ia dhene mundet me kap frythi, e temp skish kush qe po ia ndalke, plot femije vdesin jasht nga fruthi Duke mos i vaksinu femijet kshttu dr me ka thene, nana ime neve na ka vaksinu edhe une e vaksinova femiun tim...
$uzi **** (12 vite më parë)
mirseerdhe e dashur...se sa e vertet eshte se di po mua meka then dokto qe kjo vaksin ka perqindje merkuri mbrenda qe te nji pakic femijesh qe sju perballon reagon keq...un jaka ber femive vaksinat edhe pse me frig po lusim zotin qe ti ruaj emos te sprovohemi me gjera te tilla...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?