Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

lajm shokuesss!!!
Nena te dashura do te ju tregoj se cka i ka ndodh dje shoqes time.Eshte moter medicinale dhe para nje muaji u punesua ne spitalin privat ne Shkup \"Sveti Lazar\" kurse dje kishte dhene doreheqje ja arsyet pse: ka ardh nje grua shtatezene ne javen e 40 te bej ctg ( 16 vite nuk ka pas femije dhe ka bere ivf), kjo shoqja e ka pregadit per ctg mirepo nuk ja ka degju zemren bebit, dhe menjehet shkon e theret nje moter tjeter e cila ka pas vite qe ka punu aty.ajo e pyet a eshte filan pacientja kjo thot po, thot po ajo nuk eshte shtatezene pasiqe i ka deshtu ivf dhe mjeku per te ja mare parate vazhdon e genjen se je shtatezene duke i dhene hormone cdo dite qe ti rritet barku e kur te vjen per me lind e shtin ne operacion dhe i thot te ka vdek femija, ne rast se  ekerkon t asheh femijen( ka raste qe nuk i keekojne) ja japim nje femije te vdekur prej frigoriferi gjithashtu i ka thene kjo nuk eshte rast i vetem kemi pas edhe shume raste si kjo.o Zot shoqja ishte tmerru dhe menjeher kishte dhene doreheqje.nene ju lutem po qese njihni ndonje qe shkon mjekohet ne kete spital  tregoni se cka ndodh aty si mjeket maqedon luajne me nenat duke i shkateruar psiqikisht, fizikisht njeherit eshe financiarisht.me falni se e zgjata por edhe une u shokova nga ky rast.
idaa d (11 vite më parë)
♥ Jona ♥ (11 vite më parë)
ncncnc tulifare imagjinate kane njerzt aaa!!! sdi pse lodhen me kto sene palidhje... as une spo besoj hiqqq qe osht e vertete .pse pra nuk e ka lajmru rastin ne polici ajo shoqja jote pasiqe koka kon ne gjendje me jep doreheqje?????
Lidra Lidra (11 vite më parë)
ncnccc moj zoj ,po edhe nese jon te verteta krejt qka ke shku ,ni sen spo muj me kuptu qysh tkan bo gishtat e qysh tka bo ajo logjik me thon ka besu ne mjek e jo ne Zot ,supah an all ll ah qkas nin njeri
* *vjollca* * (11 vite më parë)
Hahaha fitore leejj pash zotin se na mbyten do edhe sveti lazar a di bre cfar spitali esht sa nregull shanca ska me ndodh ni gja e till garant kjo shoqja ides sa qen per ne at spital me punu edhe tash trillon palidhje.oj ida a verte i besove shoqes a.....?
idaa d (11 vite më parë)
Motra te dashura une jetoj ne gjermani dhe une jam besimtare dhe jam e vetedijshme se te gjitha i jep dhe i merr Zoti,mua cka me treguan thash te ju tregoj edhe juve nenave qe mos biem pre e mashtrimeve te mjekeve te pashpirt.poqese doni besonjani por 100% eshte e vertete.
Egzona Jakupi (11 vite më parë)
Idaa gjethqka mundet me ndodh pasi gjith dr.jan ber materjalista po ne ket rast ne qe jemi nana dhe kemi oervoj nuk pome duket evertet si nuk eka ndegju bebin? Ne ultraze si nuk eka par kurr? Nese ka.pas kontroll qdo dr ta jep fletushken me vete se si zhvillohet bebi!!!!!!
Mami Muhamedit (11 vite më parë)
Hahahahhah vjollca edhe mu smu dok e vertt si domos qe kjo pacijentja koka maqedone smundet me qen aq buadlle mos me ni bebein e as zemren as kurgja zot na ruj ....
**mah-babies* * (11 vite më parë)
Vjollca sje normal tybe qe 10 minuta jam tuj kesh me vete me ket komentin tand.
* *vjollca* * (11 vite më parë)
Ida kjo esht rrreeeen e kullume...asaj shoqes tande me siguri e kan flladit prej pune pale cfar gabimi ka ba edhe tash trillon palidhje genjeshtra
*** Buna *** (11 vite më parë)
Pffff mue mu doka rren e flliqt ajoo grua a qaq torollake paska qen qe 40 jav si ka ndje levizjet e bebit asnjeher... sdii mu mdoket e pabesueshme
Rina . (11 vite më parë)
Oj ti ida si thua moj ashtu me shume i ka besuar njeriut se sa Zotit ma moj se gjynah eshte te thuhet per te madhin Zot edhe hiq aspak nuk po me duket e vertete per kete qe ke shkruar ajo se thua ti 40 jave ne prag te lindjes nuk ka dhimbje te lindjes eshte e pa vertete e vetem me qen total budall se gjate tere shtatzenise mos me pas levizje e mos me verejt se diçka nuk shkon ne rregull mirepo nese ke hy ketu me be bum me kete teme deshtove hahah
Ana E (11 vite më parë)
Nashta kejt kejt e vertet amo me ardh koha me lind e mos me ndje levizje te bebit hiq spom duket normale :ss me thon qe nuk leviz ose hajt me eho i kan perzi najsen amo kjo u dasht vet me dit qysh ne fillim qe diqka so tu shku ne rregull masi veq paska mrri ne javen e 40 .
Majlinda ... (11 vite më parë)
Rina kur te jesh i atille e mendon qdo gje ne fillim, ka mundur ta kete ndonje inçizim te ndonje bebeje tjeter edhe ja leshon...e sa per levizje edhe une kam menduar si nuk ka mundur me hetu vete qe spo i leviz beba e pamundshme por ja qe te ngrates ia kane hutuar edhe mendjen...
Gentiana As (11 vite më parë)
O zot qfare lajmi me te vertet shokues tash po e vrej nje gje edhe une isha ne shkup ma bene hsg edhe menjhere me thane duhesh me ba ivf edhe menjhere burrit ja tregun qmimin 3500 euro o zot tash po i shohe arsyjrt edhe pse une nuk e kam njet me ba pasi qe i kam 28 vjet po nenat tjera qe jane ma te vjetra e deshirojn femij zot i vraft keta mjek....
idaa d (11 vite më parë)
Edhe shoqja ime nuk e dinte pasi qe ishte hera e pare qe i bente ctg pacientes ne fjale.theksoj qe pacientja kishte qene maqedone sidoqofte edhe ajo eshte njeri.pas 16 vjeteve ka mendu se do behet nene ajo i ka besu me shume mjekut se sa Zotit,si mund me qene njeriu aq i pa shpirt te luash me ndnjenjat e nje gruaje qe ka mendu se ju be endrra realitet hmmm tmerrr
* A & D * (11 vite më parë)
Rina ke shum te drejt,pajtohem plotsisht me mendimin tend...me dhimbset shum ajo zonje, inshallla e gzon zoti sa me shpejt me femij.
Rina . (11 vite më parë)
Maqedonet jane shkavellat e dyte per mendimin tim, ndersa e pa kapshme si nuk e ka pa ajo zonja zhvillimin e bebes ne ultraza a? Se secili mjek ta shpjegon ecurin e shtatzanis e shef bebin si i rrah zemra si leviz shifen te gjitha shume qart ndersa edhe ajo grua qe eshte shtatzene sigurisht se i ndijen levizjet e bebes,po me vjen keq per kete fatkeqsi se i ka ndodh ishalla e gezone Zoti me te vertete ate dhe te gjitha grate qe presin te behen Nëna
(11 vite më parë)
Vertet tmerr si munden me lu me ndjenjat e njerzve.
* A & D * (11 vite më parë)
Ncncn mu rrenqeth trupi, zoti i vraft keta njerez:( Me fal qe te pyes,po cfar i kan treguar asaj zonjes kur ja kan bo ekografin??
Majlinda ... (11 vite më parë)
Ufffff moj Idaaa qfare tregove,,,u rrenqetha e tera, Allahu i denofte ata njerez qe bejn krime e sidomos tek ato nena qe bejn te pamunduren te kene nje femije e te luajn me ndjenjat e tyre...njerez pa ndjenja breee...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?