Dy vajza ???
Pershendetje te dashura nena, shpresoj jeni mir. deshta me e nda nje pervoj timen me ju qe shume po me shqetson diteve te fundit. Kam nje vajz tri vjet e gjys dhe prap jam shtatzan dhe e kam vajz.Po me shqetson fakti se prej se e kam ditur dhe kush me ka pytur dhe kuj i kam kallxuar kan reaguar jo mire me nje keqardhje si: uuuu apet vajz a, uuu pom vjen keq etj etj, edhe shume po me bajn nervoz pse po reagojn qeshtu.po mundohem shume mos me u ba nervoz ama besom qe po ma prishin disponimin se hala kush nuk dul mem than sa mir se qikes ja ban nje moter gje qe shume kam pas qef se vet nuk kam.bilem kur ju tham ndasht se kam pas qef qikes me ja ba nje moter ma bajn aiiii e pa djal me met a, hajt se sa vakti me ba shume e qeso sene. PSe more jan keta njerz keshtu.Ju kerkoj falje per kete shkrim nashta palidhje po veq aq shume po ja teprojn njerzit sa thash te pyti a keni edhe ju qeso pervoje apo sa prej jush ka dy vajza edhe si kan reaguar.Faleminderit per mirkuptim. Ishalla krejt i kemi femijet e shendosh.gjitha te mirat
Valmira Hoti
(11 vite më parë)

