Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Edukata e femijve
Pershendetje mikesha. Vajza eshte ende e vogel por qe tani kam fillu te brengosem per edukaten e saj. Po shoh shume femi shume te lazdruar,shume te padegjuar, koke fort. Po shoh edhe nena qe nuk guxon me ja prish femise se mandej qan femija. Ju qe i keni femijet e urt me tregoni se cilat metoda i keni perdor.
Igi - (11 vite më parë)
Igi - (11 vite më parë)
Nena e sumejes kjo po na brengose te gjithave. Eshte bere in. Hahaha
Igi - (11 vite më parë)
Ju falemnderoj te gjithave qe gjete kohe te tregoni metoden edukative me femijet e juaj. Ishalla ti keni femijet e shendosh dhe ishalla all hu i udhezon ne rruge te drejt. Gjate gjith kohes mendoj se si duhet te sillem me vajzes qe kjo te behet femi i mbar dhe i ndegjushem kam ardh ne perfundim se me femi duhet te mbaj nje qendrim, te jem e vendosur kur ti them jo, jo ka me mbet. Ishalla i kam keto mendje kur te vjen koha. Ju uroj gjitha te mirat. Puthje per engjujt.
Nena e Sumejes (11 vite më parë)
Igi.. ljo eshte nje prej gjerave qe me se shumti me brengos. Qe te dy femijet e mi i kan nhja babait te tyre. Burri im eshte shum tenperament edhe keta te dy jan shumm te fdhtir po mundohna dhum me fjal e me ju shpjegu pse qysh tek. Po e dhoh qe qika edhe pse nervoze e fshtir qka don ajo nga ana tjeter ulet i flet vallut tsaj nuk brn kshtu adhtu i ka do sene tmija fo te burrit edhe eshte e ndishme sikurse une kta e ka te keqe qan shume. Po si po duket djali eshte shum i fshtir 1v e gjysr asgje sdon tkuptoj vetem ai qka don hiq si ben pershtyjpje pse e shikon shtremt a diqka me rah ad me bertit spo dojna se kur ritet edhe pak ai ka me u dill ashtu qysh sillem ne. Kshtu qe sa do qe mundohesh po mos harro se edhe ka me te ngja ty e burrit di dilleni me te ai ashtu ka me u eduku. Psh djali i kunates kunata ime e rehhh nate e dit se femi i pamarren vesh po prap me dajak nuk bon edhe ai e reh nrnet e tij e kap flok shuplake boks ne fytyr shqelma amma bash qysh e reh kunata me beso se shum her ia kam ndal doren. me i fol si them ashje po kir e rah ajo djalin mua mkap stresi bash e abuzon femijen. edhe burri im shum her u qu e ka ndal. se di tahs ata rehen ndermejt vete sakatohen edhe me fjal tkqija e ofendon para te gjithve ai eshte 7v. po prej se jam martu ai 3v ka qen kjo e ka rahh fort.
Igi - (11 vite më parë)
Sweet girl beby edhe unr e kam ndermend te veproj ashtu nese nuk kupton me fjale. Edhr pse i ka vetem 5 muaj i flas vazhdimisht dhe ja shpjegoj gjerat. E di se nuk me kupton po prap i flas. Do te mundohem keshtu nese prap vazhdon athete vjen e fundit goditia. Por kisha frik se jam gabim. Edhe une kam frik sr burri do ta pajtoj nese une e qortoj. burri eshte me mendim te njejt po po r shoh me nipin r vet e merr e pajton.
Igi - (11 vite më parë)
Ema e dashur te kam kuptuar mire. Une e thash ne kuptim se qka do qe te beje femija ne ate mosh asnjehere nuk duhet ti bijm se e ka moshen qe eshtw ne levizje dhe si kupton mire gjerat.
Sweet Girl Beby (11 vite më parë)
Ahhhh moi igi ke kap nje tem qe na prek te gjithave nenave. Dhe un kam djalin 2 vjec e 3 muaj nje femi teje i levizshem ka qen Por tani me i qet Po me duket ne krahasim kur qe 18 muajsh. Me shtrrihej per tok uleriste qante ja kam provu te gjitha menyrat te te them dhe e kam qelluar nga e pasmja se vertet me ka ber nervoze Por vetem rreptesija ka funksionuar sa do Pak e kur del me mua nuk ben shum numra se e di qe Po i thash jo esht jo . Dhe kur i bertas o e qertoi nuk kethem ti ferkoi koken ne moment i mbaj inat .tani ka filluar e kupton me teper dhe kerkon te me ledhatoi Por un nuk bie dhe pse me dhemb e them shpesh qe trregohem Pak si teper e eger Por vec keshtu funksonon .por problemi im esht im shoq se kur i bertas un ai i thot hajt te babi e kritikoi vazhdimisht qe mos ta bej kete veprim her her kam filluar te zihem me te per kete gje Por nje her e ka te 2 hajt te babi dhe tani sa her del me te i ben numra Po kur del me mua esht me i qet e i them mir ta ben e meriton ahahaha se vet e perkedhel aty ku nuk duhet. Femijet i kuptoin te gjitha dhe sa me shum ti perkeshelesh me teper bejn si duan
Ema Ema2 (11 vite më parë)
Jo igi zemer une kom Than seni ma i mramt oshte me rreh ohhhh moj zemer a i mshoj syve qaq ksaj tamon puna niher nuk egziston te une as qe mendoj me egzistu me ki keqkuptu e dashur
Jona Bele (11 vite më parë)
Femija kupton ne vitin e 2 te jetes. Duhet edukuar me shume dashuri mendoj une. Pastaj varet dhe nga femija se jane te gjithe te ndryshem dhe duhen edukuar ne menyra te ndryshme. Duhet njohur femija pastaj duhet gjetur menyra me e eduku. Une e shoh qe tani qe djali im 7 muajsh eshte kokemushke dhe ka inat kur nuk behet sic do ai. Mundohem ta genjej qe edhe pse nuk behet sic them une, te pakten te mos behet sic do ai.
Igi - (11 vite më parë)
Merita edhe une jam kunder telefonat me jau dhan femijve. Jane te demshme ne shume gjera se pari per sy.
(11 vite më parë)
Un kam pa dallimin e vajzes se vogel qish kur ka lind se esht ma ndrishe se tjetra por apet tham el ham dul lil ah si po shoh do fmi tjer kjo nuk asht. Ni tmir e ka se kur shkojm diku vendin se lun rrin reth meje..
Igi - (11 vite më parë)
Buna djali i kunates eshte shume probkematik i ka 12- 13 vjet. I meson femijet per mbrapsht. Kam frik se do te behem hor me kunaten se nuk do ta lejoj ate me e mesu vajzen tem per keq.
Igi - (11 vite më parë)
Mami e zanes disa femije lindin te tille po duhet te dijn se mos ta kalojn kufirin. Vajzen e kam te urt. Femijet si vajza jem nese dijm ta edukojm kryen opune metodat e edukimit. Kam pa femije te urt po kur i kane bere 2 vjet e me shume jane qorodit.
Igi - (11 vite më parë)
Ina** duhet me pas kujdes se kune gidet femin. Ne duar kemb dhe pak flokt me ja ngreh nuk i bene dem. Qeshin se goditja nuk ka qene e dhimbshme.
Bebi Bebushi (11 vite më parë)
Nana e edukon fmin qysh ne djep! Kjo eshte fakt por sapo fmiu hyn ne at periudhen \"todler\" Zoti te ndihmoft mbrapshtohet krejt ka tekat e veta dhe na si nana duhet veq me pas durim mos me fillu me flakaresha se veq e bejm me keq punen. Un sjam re kur as ska me re kur vajzen por sapo i ka mbush dy vjet ka ndryshu krejt vetem rej nese them e kam shembull . Ka pa diken qe ka pshty edhe kjo po pshtyn dikush nga larg mundet me than sa fmi pa edukat le te thot pa qen ne lekurwn e tjetrit nuk mundesh me dit. Per me ushqy sdi qka nuk shpiki ndersa kur skam pas fmi kam than lere se kur untohet fmija han! E po spo hajka e po qajka e po u shkaravitka etj etj fmit jan tpaparapam
Igi - (11 vite më parë)
Ema e paske vajzen te vogel eshte gjyhna me e rreh pa i bere 2 vjet se nuk kuptojn ende mire.
Igi - (11 vite më parë)
Lora pom pelqen metoda jote. Metod pa zhurum e funksionale hahha
Igi - (11 vite më parë)
Diella plotesishy pajtohem me ty. Une shyqyr vet jetoj vikendit shkoj te vjehrrija ose te prind. Ju kam thene te gjithve kur ta marr une e qortoj asnje nuk e merr me e pajtu. Edhe burrit I kam thene se keshtu me se shumti po.lazdrohen femijet. Suela ana e familjes tem pom thojn beje tjetrin menjeher I rrit dyte per nje kohe nuk ngujohesh me vite me femije. Une se kam ndermend per shtatzanine e dyte veq nese ndodh e paplanifikume. Do ti kushtoj kohen vajzes deri s ati ben 3 vjet mandej tjeri me qen.
*** Buna *** (11 vite më parë)
Edhe une e kom vajzen 16 muaj sherre nuk bon vec kur te kembengul me mar diqka ose me dal jashte patjeter duhet me ja plotesu se qartet krejt ... Vajza jem vec ne kuzhin ka qef mu prek do lug te drunit me ata ka qef me lu tjeter sen sprek ka nis mem kuptu disa gjana edhe plotesisht pajtona me diella hoxha edhe une jetoj ne bashkesi dhe eshte shumm zorr me eduku qysh don vet vajza jem shum ka qef nonstop jasht te del tash edhe koha o ftoh frigohna mos po semuret un e la ndhom me kajt shkon vjerra ose kunata e marin e nxjerrin jasht ose une i tham vjerres mos ja jep se nuk eshte send per me lu ose nuk e ka kohen e ushqimit mos ja jep se tani nuk han kur kqyri ja ka jep e valla te plasin qashtu ndrysh munesh me eduku vet ndrysh ne bashkesi... Po elhamdulila Zotit nuk eshte shume femi i halitshem se perndrysh sdi une skisha mujt me duru se nervozen e tjerve e kisha nxjer te vajza nganjeher kur ma bje ne fyt e marr ni hov te madh tu ja mshuu ka bytht tani shum pendohna:-( Secila nan ka qef me eduku fmine e vet ne rruge sa me te drejte asnje nan ska qef me pa fmin e vet me edukat te flliqt:-(
(11 vite më parë)
Ah moj igi nje nene i rrit po se kan te njejten edukat. Un kam 2 vajza. E madhja esht 5 vjece, esht e urt me degjon shum kupton shum. Por un xhdo her jam shell me at sikur me nje njeri te madh kam fol i kam shpjegu gjerat dhe me ka ndegju xhdo her me vemendje kurse e vogla esht 1 vjet e gjys, ka karakter ndrishe esht shum aktive shum nervozohet kur nuk i jap dicka cka don ajo, kur flas me at sikur me vajzen e madhe kjo sme degjon as pak as nuk don tme shikoje ne sy, ka nje kokfortsi te madhe vetem si don vet punon . Mundohem max per ta eduku si qetra por sedi a do ja dal. Dhe ktu e shoh se nuk asht e gjitha te edukumi jon por mvaret edhe pak te karakteri i femiut . Mbase edhe i ka ngja babit vet, ni kryje te 2 kan dhe edun njani qetrin shum hahaha.
Ina ** (11 vite më parë)
Ina, hahaha, me shkrive ;) ashtu eshte.. Edhe une i them burrit me mire qe u bene keshtu, pa na u ftohur motorri, se kush filonte prape pasi te ishim qetesuar :) kurse tani, kemi 3.5 vjet qe kemi kete tempo :) biles para pak netesh vajzat fjeten me heret, edhe djali nja dy dite vetem flinte, dhe ishte ora diku rreth 10 e darkes, shpia shuuume qetesi, sna besohej, u acaruam me aq qetesi :) hahah. Im shoq thoshte shko shih djalin mos ka temperature :)
Ina ** (11 vite më parë)
Igi, sidomos ne keta femije nuk funksionon dhuna dhe denimi, eshte me keq, fiton imunitet, nuk i ben me pershtypje nese e godet.. Kam pare femije qe qeshin kur i godasin prinderit.. Dhe nuk eshte problemi te dhimbja fizike, por kjo dhune qofte edhe e vogel mund te lere pasoja te renda kur rritet femija.. Sdua ta marr si krahasim, Por po te shohesh historine, te gjithe \"te tmerrshmit\" si Hitleri etj, kane qene femije te dhunuar fizikisht por edhe psikologjikisht.. Ka nena qe i rrahin femijet ne menyre skandaloze, dhe ne fakt nga nje shpulle kane filluar, plus dora nuk ka karar, ja u godit femija ne nje menyre qe e demton keq? Do thuash qe mora si shembull ekstremin, por jane gjera qe ndodhin, dhe nena jane edhe ato.. Prandaj eshte me mire te behet si parim qe femija nuk preket.. Fatkeqesisht jemi nje shoqeri qe dhuna na eshte rrenjosur thelle, na eshte bere si pjese e karakterit, dhe nese na nervozon femija e kemi si instikt qe direkt ta godasim, ne vend qe te luftojme me vete te mbajme nervat :((
Diella Hoxha (11 vite më parë)
djalin e kam 16 muaj , sherre nuk bon , me fol hala nuk fol po kupton edhe kur ti thu diqka qe zbon nuk e prek. une jetoj me shum antar ne shpi e gjyshja burrit shpesh me kritikon qe jam e rrept me djalin ne disa raste , ndoshta edhe jam po me mir nje e bertitur edhe pergjithmon rahat se sa shum te vrara e kam fjalen shkallet ja kam ndalu djalit pa e pas dikon per dore me hyp apo shporetat me i prek e senet qe i bojn dam ose lulet e diku do gjana qe mu mdoken edhe normale me i prek femija se aj e ka edhe moshen me bo eksperimenta aty me thot pse pe len djalin. sipas meje duhet edhe femijet sado te vegjel me pas ni liri me fitu ni personalitet te vetin. djalin e kam teper te gjall ne shpi se kur dalim diku per mysafir a ne qytet shum urt rrin veq kerra me pa ateher ka qef me lujt me to po edhe nese nuk e lojn me i prek spaku me i shiku tash spo di kur te rritet edhe pak a bohem ma tolerante e ma e eger po shum i zo fajtor njerzit qe te perzihen ne edukim sidomos kur ja ndalon femijes diqka e aj qan e e merr dikush i familjes i thot merre bone qat sen ateher po ta ul autoritetin karshi femis dhe heren tjeter aj me te qajtme ka me kqyr me arrit qellimin e vet se e zgjata .
Ina 86 (11 vite më parë)
Haha Ina qe do besh edhe 1 a 2 te tjere ti eshte sigurt se ke kohe je e re :)....ndoshta ska shume lidhje,se une kur e kisha me gji zgjohesha 2,3 naten ,ose nje periudhe para se tja hiqja gjirin 5-7 here dhe se kisha dhe \"aq\" problem ,tani ka raste zgjohet djali ndonjehere sidomos kur bente vape dhe mezi flinte prap dhe une nervozohesha shume se isha mesuar me gjume dhe edhe i bertisja djalit,me thoshte burri ti sa me shume te flesh aq me keq behesh :p,,,ose nje periudhe pas heqjes se gjirit e pinte qumeshtin ne 5,me sy mbyllur ja ngrohja qumeshtin ne kuzhine dhe 1min mbrapa isha gjume :),,,vetem kur eshte semure jam qiri :),,,,dua te them qe si te mesohesh eshte ajo pune se e zgjata :)
**mah-babies* * (11 vite më parë)
Igi prandaj thash qe ndikojn shum gjera, nuk varet 100 % nga edukata qe i jep nena ajo qe behet kur rritet, por nga shum gjera tjera
Igi - (11 vite më parë)
Fitore ndikon edhe shoqeria edhe ne femijeri po ndikon. Frmijet po mesojn sherre prej femijve te tjere. Vew I lutemi all hut ti udhezoj ne rruge tw drejt. Thojn nje fjale ti mundohu pak zoti te ndihmon shume
Igi - (11 vite më parë)
Femijer e levizshem smund ta ndalosh po disa gjera qe i bene psh. Del ne qytet me te i blen diqka me ngren ai e merr e quan prr toke, e godet gjyshen e vete, mamin e vete femijet e tjere. Nr shtepi ti thene gjerat. Kot i fol e denon ne dhome nuk merr vesh prap e bene ate te veten qka me u ba tjeter per vew nga pak dhune. Une jam kunder dhunes amo te keta femi???
**mah-babies* * (11 vite më parë)
Po Ema ne mund te behemi themeli i kultures dhe edukates se tyre por te lutemi qe kulmin tia ven vet si eshte me se miri.
Ema Ema2 (11 vite më parë)
Fitore zemer aty pajtonA me ty as nje nene ska qef me pa femin e vet keq Ka qef mir e ma mir Edhe qysh te jav jep zoti po duhet ne nenat te mundohum 100% per te mire e ishalla zoti jav jep gjithmon te maren e qe te mos shkojn udhve te kqija
Ema Ema2 (11 vite më parë)
Igi me rreh se kom rreh kurr as nuk mendoj seni ma i mramt oshte me rreh femien tek une ama me qortu e qortoj Valla se sdu mu msu ajo me vendos une duhet me vendos ama osht vetem 13 muaj ama jo qe e kom femi temin ama oshte shum intelegjente e sidomos te gjitha i kupton nganjeher koqitet ama se lejoj kur ti thom per ni sen jo jo, jo duhet te mbes Edhe pse nganjeher po perzihen tjert p.sh kur si dho diqka ose i bertas e kqyr vjerren qe mem Than ajo ahh ahh i kom Thon vjerres mos i jep perkrahje te gabushme se une se toleroj keshtu se fmia oshte si pema si ta lakojsh shkon po ashtu Edhe femia si ta msojsh Edhe me gjet femia perkrahje po lazdrohet e me ta sun po rrehesh p.sh me burre me vjerri Edhe ju kom tregu mos ma lazdroni se une ashtu se toleroj i japim vajzes perkrahje ama une apet se toleroj ashtu e qortoj kur oshte nevoja
Ina ** (11 vite më parë)
Ina e kam provuar me pare me vajzen e madhe, por ashtu zvarritej nga divani ne toke, vinte vetem koken ne divan etj, dhe prape rezistonte.. Plus e ze dikur gjumi, por shume vone, dhe mendo qe do i coj te nesermen heret :( sot po mendoja, po ti kisha patur me mire me gjumin femijet, do e kisha bere edhe nje.. Hahah
Merita ... (11 vite më parë)
une jau kom marr inati nanav qe po jau japin telefonin femijve qka din femija qka eshte telefoni sot kan lodra boll me lu me u knaq .
**mah-babies* * (11 vite më parë)
Igi njoh nje grua qe i kushtonte gjith vemendjen djalit te saj, dhe sa ishte me i vogel te gjith quditeshin me sjelljet e tij te mira qysh aq i vogel, por tani eshte nje diler droge,dhe kjo nuk ka tbej me edukatenqe i jep nena 100% , aty hyn edhe shum gjera tjera, andaj thash ashtu,.
Suela Amiti (11 vite më parë)
Heee igi tet them dicka, tani je me nje vajze plus vet jeton dmth ke kohe ta edukosh te miresh me të , Un kam lexuar shume reth edukimit te femijeve ,mbi te gjitha kam hasur se femija Ka te beje edhe me gjenin e prindit tash mvaret te nenes APo te babes, mirpo un nuk e anashkaloj dhe edukimin tane si prinder qe ua japim femijeve.Mar shembull nga vajza ime qe edhe 1 muaj I ben 2 vjet, kjo është krejt e terbuar, ,, crazy fmi ,,eshte, sa ka fillu te ec kjo filloj te kacaviret kudo, nuk e zen vendi vend, paramendo nje femije dy vjet rruges nuk don tja kapesh doren don te ec vet, ne karoce nuk hip, me zort tu e mashtru, eshte Shume e levizshme dmth krejt copy past e burit tim I ka ngja, se un si fmi kam qene shume e urte. Mirpo te fmija ndikojne edhe shume faktor tjere:femija don ti kushtosh vemendje Sidomos deri ne 3 vjet femije eshte I lidhur shume me nenen ,,Atashim ,, i thone me siguri ke lexuar.Un e verej te vajza ime kur i perkushtohem luaj me ate ose vizatoj me te kenaqet krejt ,mirpo te vajza ime ndikoj edhe lindja e djalit u be me shume agresive edhe pse mundohem me e zbut por e shoh qe i mungoj dmth nuk mund bash ti perkushtohem. Eh Tash te them igi nëse ende nuk planifikon shtatzanin e dyte perkushtoju shume vajzes kenaqu ne maksimum.e tash reth edukimit un me vajzen edhe Pse eshte e vshtire dhe me lodh shume nuk e toleroj ndisa gjera edhe pse piskellima deri ne qiell I shkon un e injoroj behem sikur sdegjoj,mundohem te komunikoj me ndegjon por te veten e ben:)) e kshtu deri sa Ti ben 3 vjet pastaj do e dergoj ne çerdhe.shendosh ti kemi
Igi - (11 vite më parë)
Fitore femijet jane sikur leter e bardh dhe ne te shkruajm para se ata te shkrujn. Qysh ne vegjeli duhet te punuar per te ardhme te shendetshem te femijve tan. Nese kur jane te vegjel e nuk na ndegjojn po kur te rriten jane te zot e vete edhe me hiq. Ishalla all ahu I udhzon me rruge te drejt.
Ina 86 (11 vite më parë)
Hmmm sa te veshtire e paskeni punen :),po ti lesh ti zeje vete ne divan ne kuzhine :D,beji gati dhe leri te rrijne aty,e di qe behen pis prap etj po ndoshta funksionon
Lora 8 (11 vite më parë)
Une per vete nuk i rri mbi kry gjate gjithe kohes, nuk i bertas per gjithcka, dhe e bertitmja e humb efektin kur i bertet gjithe dites dhe per gjithcka, i bertas vetem ne raste te caktuara kur eshte e rrezikshme per te ose kir fillon mu shtihave palidhje, i bertas me ton jo shume te larte, i them stop tash, u kry mos qaj palidhje pse mos e prek me, e shikoj disa sekonda drejte ne sy me seriozitet dhe largohem nuk i qendroj afer dhe besom se ka shume sukses kjo medod me djalin tim. Edhe neper shitore kur e marr nuk prek asgje, ka ndodh qe ka marre dicka dhe e ka gjujte ne kolice ama i kam thane shko leje ne vend nuk na vyn, tani i kam thane merre kete dhe gjuje ne kolice, dicka qe kemi pas nevoje me marre, tash sa here qe shkojme me pret mu me i tregu cka me marr. Ka ndodh edhe qe me ka ik neper shitore edhe kam mbete tu e njek deri sa e kuptova qe gabim ish, se djali e dike qe kah te ik une ka me e njeke mbrapa, nje dite e lash ai ike une vazhdojsha punen time, ne momentin qe e ka pa qe s\'jam mbrapa tij ka fillu me qajte edhe ma kurr nuk ik, une heci para ai me vjen mbrapa, asnjehere nuk ka ndodh me ik me. Djali i ka 20 muj dhe une jam shume e knaqur me veten ne menyren e edukimit te tij. Une i le hapsire me i be disa gjera vete, nuk ia imponoj gjate gjithe kohes gjerat dhe i flas rralle mirepo kur i flas ai e kupton qe duhet me u ndale.
Ina ** (11 vite më parë)
Ah moj Ina ca nuk kam provuar.. Kur e kisha me gji te voglen, e vija ne gjume ne dhome tj, rreth nje ore shkonte, pastaj kaloja te e madhja qe kishte nje ore me te atin, dhe vazhdonte te pakten edhe nje ore me mua.. Jane armike te gjumit, sidomos e madhja, e papare.. Sado te te tregoj nuk e imagjinon dot skenen, i vjen gjumi, i jane mbylluar gati syte dhe reziston me kembengulje qe te mos fleje.. Sa them e zuri, fap i hap syte.. :) dmth se kane vetem te muhabeti, se nuk bejne shume, e kane se sdua te flejne.. E madhja para ca javesh me pyeste a eshte dreke a darke, nese i thoja darke fillonte qante me te madhe sdua te fle :) se dreka i duket me e lehte se fle me pak.. Nese e le pa fjetur ne dreke i iken fiqiri fare :) dhe prape kur vjen darka seshte se flen direkt, e shtyn deri ne 10 nd here.. Dmth kur afrohet darka te dy ne burre e grua fillojme tmerrohemi se e dime ca na pret :))
**mah-babies* * (11 vite më parë)
Ohh Igi ta kemi friken ateher kur dalin nga shtepia qe te behen te zot e vetes se cfar rruge do marrin, se sa jan nen duart tona her do i bertasim her do ju ngrem veshin ajo asgje sesht, friekn e kam per me tutje. por dasht Zoti e u befshin te hajrit se cfar kohe eshte haj medet
Ina 86 (11 vite më parë)
Ina** pse nuk provon ti vesh me vete ne gjume here njeren e here tjetren se ato ashtu bekan muhabet me duket :P,,,djali im rreth ores 8:30-9 thote mami gjume aq shume lodhet duke luajtur se deri tani e kam nxjerre cdo mbasdite,e mbaj ne dore duke i kenduar twinkle twinkle litle star dhe per 5min gjume (mar sha llah se mos e marr mesysh :),e ve te krevati i tij pastaj dhe filloj turnin 3 me punet :P
Ina ** (11 vite më parë)
Psh tani vajza e vogel qan per te puthur bebin nganjehere nderkohe qe po fle.. Dhe une mundohem te gjej nje rruge te mesme, i them hajde shkojme po tani vetem do e shohim se eshte ne gjume, kur te zgjohet e puthim.. Dhe ia shpjegoj qe gjumi e rrit etj, dhe ne pergjithsi kupton, por sic thashe duhet pare edhe kur e ben kete, psh para gjumit ne pergjithsi i toleroj me shume se e di qe sjane ne binare :)
Ina ** (11 vite më parë)
Ne fillim kur thashe nuk i kam te urta, ne fakt duhej te thoja i kam te levizshme, se vesh marrin mire, krahasimisht me disa :) kur qan ashtu e vogla, varet nga situata.. Nganjehere i terheq vemendjen me dicka tjeter duke e marr me te mire, nese eshte dicka e piset ose e rrezikshme ia shpjegoj pse nuk ben, por ka raste e le te qaje.. Por sic thashe nuk eshte se ndodh perdite qe te beje ashtu, me shume kur seshte e qete.. Por para pak ditesh po lexoja per kete pune, dhe thoshte kur ben femija ashtu ka dy arsye: 1. E ben per ti dale e veta 2. Nga mungesa e vemendjes.. Per ta kuptuar cila eshte thoshte, mendo ca ke qene duke bere gjysem oren e fundit, nese ke qene duke u marre me te, e ka nga arsyeja e pare, e nese ke qene duke u marre me dicka tjeter, psh gatuar, pare tv, etj, e ka nga mungesa e vemendjes, e dashurise tende.. Ne rastin e pare lere te qaje, mos ia var hic, ne rastin e dyte sigurisht merre me te mire, puthe perqafoje :)
Ina ** (11 vite më parë)
As une nuk i godas, edhe per te bertitur mundohem te mos e bej.. Me pare isha me shume e kujdesshem, por muajt e fundit te shtatzanise u bera keq, skisha shume durim dhe kam fillur tu bertas me shume :( dhe me vret shume ndergjegja.. Para se te flene ndodh qe u bertas dmth, se nuk dine te flene, nga 2,3 ore ne krevat, por po mundohem te qetesohem ;)
(11 vite më parë)
Ema e dashur secila nene ka deshir me pas fmin e urt po qka me bo do jon ma tfshtir e sa per me fol me fmij secila nene flet edhe e edukon ne menyren e vet femijen pra qysh se e ka ne bark ja nis me fol me to e lemo tash qe po na knaqin haha djalit kurr nuk i bertas as nuk ja prishi se mas lindjes jom kon me depresion dmth edhe tash jom amo flas me to gjithditen mpuq
Igi - (11 vite më parë)
Ina** kuptohet edhe femijet kan karakter. vajzes se vogel kur qan per diqka dhe bie per toke nga deshira per ta arrit qellimin e saj, a kthehesh ti me ja plotesu deshiren apo e len ashtu duke qajt a I bertet. Thjesht tregon se si ndikon ti tek vajza?
Igi - (11 vite më parë)
Ina nuk ja kapi me I dhimt bile qesh hahah. Nuk r beje ate pet ta vene ne gjume se e di se nuk funksuinon por e beje qe me nervozon ngapak. tash vet ka fillu ta beje orarin e gjumit deri tash kam provu gjithat menyrat per ta vene ne gjume nuk ka funksionu asnjera. Tere dite luaj me te e shti me qesh shkojke 3-4 orr nuk flejke edhe tash pak flen por tash e ka nje orar.
Ina 86 (11 vite më parë)
Igi ti duhet ta kesh disa muajshe vajzen dhe ajo kapja e faqes ste vlen sepse ajo eshte vogel,,,gjej ndonje menyre tjeter qe ti vesh orare ,psh lodhe duke luajtur etj dhe kur te shohesh qe i ka ardhur gjumi coje te fleje :)
Igi - (11 vite më parë)
Edhe une mendoj se femijet behen me inetelegjent ne qetdhe. Por nuk eshte gjithmon kjo marr shembull djalin e kunates ai 5 veq ka dite me shkru me lexu dhe me numru deri ne 100. Djali I kunatit ka qene shume I eger veq me mamin e vet rrike askunt nuk I shkojke as babit te vet por prej se ka shku ne qerdhe eshte tjeter.
Ina 86 (11 vite më parë)
Igi joooo asnjehere,,,ishte nje periudhe kur ishte me i vogel qe mund ti kem gjuajtur pak te dora se filloi ti hidhte gjerat ne toke ,tel psh,ose me ndizte furren e sobes ,dhe nuk e bente me pastaj ma tregonte dhe thoshte xhixhi,,,,une e kam ne cerdhe qe kur ishte 7muajsh dhe jam e vetedijshme qe me ka ndihmuar ne edukimin e tij,detajeve spo i hy me mire se gjithmone perben debat ;)
Jona Bele (11 vite më parë)
jam dakort me Editen, femijet degjojne muhabetet e te medhenjve dhe i fiksojne. Une mendoj qe cerdhja ka me shume ane pozitive se negative. Aty luan me shoket dhe i ben mire si per tu socializuar me te tjeret, te dije te jetoje ne komunitet ashtu si dhe per ti zgjeruar fantazine. Sa me shume luajne apo vizatojne aq me mire u ben per zhvillimin mendor. Ndersa kur rri ne shtepi me mamin, mami nuk luan dot gjithe diten se ka dhe pune per te bere. Rri mbyllyr, Shikon me shume TV. Flet me pak dhe e zgjeron fjalorin me ngadale.
Igi - (11 vite më parë)
Lola derisa nuk kam.oas femi e kisha tw njeten mendim sikur tani se si keto nena po I durojn ma ju bertit apo pa ja dhez naj shuplak. Thojaha vet me veti mos tw flas se nuk di se qfare eshte femija. Po edhe tani jam nesoj me mendim. Ndonjwhere vajza nuk flen ose nuk rahatohet I bertas dhe ja kapi faqet me dashni dhe me nervoz. Une e di se po hi ne gjyhna me te se eshte ende e vogel po kur po I shoh femi te tjere kam frik sw kjo kam mem hyp ne qafe. Jam tere diten veq me te dhe vazhdimisht po I flas. Po po e la edhe tv video me shiku me shkronja dhe numra me muzik se di a eshte e demshme kjo. Mos po mesohet me te qe pa tv mos me u ba rahat.
Igi - (11 vite më parë)
Ina* fitore ina** ina 86 ema a i bertisni a i qortoni a i keni rren femijet kete dua ta di.
(11 vite më parë)
Mu vajza mu ka lazdru, shume bile ,perveti gjithmone i Kom fajsu nanat kur i kam pa fmit tu u qaravesh midis rruges..por mire kan thon mos fol pa e provu vet..une si fmi kam qene shume e urte e degjushme,shembull... por pe ngushlloj veten se i ka ngja burrit hahah se ai tregon per veti kur ka qene i vogel ndaq met te mire ndaq me te keq prap se prap te veten e ka bo.Varet edhe prej tipit te femise mendoj :( ndoshta hala e vogel 2 vjeqe
Igi - (11 vite më parë)
Ema sa mire e paske vajzen e kuptueshme. Une dua te ndikoj tek vajza e jo ajo te ndikoj te une.
Ita :-) (11 vite më parë)
Igi me te tregu drejt nuk e pata fjalen veq per llafe por mendova ne pergjithsi femijet mesojn shum gjera tjera msojn me lujt me femi te tjer argetohen me shum merren me shum aktivitete qe jan per fmi...nita un nganjeher me burr sun maj inati tan dite e le me nje fmi sa troha..un i bertas pak ne qoftese ka ber ndonje sherr shum edhe pse ndodh rrall ..
♥ D - D ♥ (11 vite më parë)
une motrat dhe vllau kurr skena fjet pa e puthe mamin ne faqe a anasjelltas e me i than naten e mir,edhe tash kur te shkoj njejte veproj
Igi - (11 vite më parë)
Po nita une ashtu me mamin jam. Mami gjithmone na ka perkthel na ka puth por kur kemi ba sherre jo tere dite sna ka fol.
Igi - (11 vite më parë)
Edita femijet e kunates nuk kane qen ne qerdhe po aspak smerren me llafe te grave. Kurse kesaj tjeteres shume amo edhe per ato pune te pista flasin para prinderve te vet edhe asnjeri nuk I thote mbylle gojen se marre eshte.
♥ D - D ♥ (11 vite më parë)
po igi ne disa raste kuptohet ama me i nejt evladit mrrolshum,psh une me mamin jam si shoqe gjithqka diskutojme,edhe vllau edhe pse u ba per martese ende e qet kryt ne prehrin e mamit dhe bisedojne sikur kur ishte i vogel ,ne studime e kam dhe ndodh 5-6 ne dite e thrret mamin i tregon ku po shkon qka po ban etj ajo i thot mos mi trego krejt hahah po ashtu u msu
Igi - (11 vite më parë)
Loresa hhiq. Te gjithe angohem prej dhimbjes se lukthit i them burrit e kina nga nervoza hahha.
Igi - (11 vite më parë)
Nita nese femija i jem bene proble kur te shkoj dikun ma mire e kam me ndejt ne shtepi se me shku me u ba hor. Une nuk besoj se do tjem e durushme.
Igi - (11 vite më parë)
Nita edhe une jam ashtu amo nese bene problem ate dite ishalla durohem per mos me puthe e me perkdhel. Duhet edhe mw dit se qfare te bisedohet oara femise. Femijet luajn me lodra e kendej te mdegjon krejt se qka po flitet.
Igi - (11 vite më parë)
Ina ana e familjes se burrit jane goxha nervoza por e ka nje te mire nga kjo kthehen shpejt nuk i mban nerviza per kete arsyr edhe kam frik se vajza do te jet si ta
Ita :-) (11 vite më parë)
Igi per mendimin tim femiju i qerdhes dallon nga ai qe rrin mbyllur veq me familjaret ..mendoj qe me mir qerdhja se edhe ne shkoll msojn shum gjera te mbrapshta nga shoqeria kshtu qe isha llah behen te hajrit.
♥ D - D ♥ (11 vite më parë)
une nuk i kuptoj disa nena qe rrina shum te mbyllta me femijet e tyre,une mendoj qe mes nenes dhe femise nuk duhet te kete tema tabu te diskutojne gjithqka te mirat te kqiat gjithqka normal deri ne kufirin qe lejohet,une psh nga te sillem e puthi e perqafi djalin i them me ze te larte zemer shpirt loqk ,edhe neser burre kur te behet une do ta puth
Igi - (11 vite më parë)
Ema edhe une jam e pajtimin femian nuk bene me dite pune e grave. Po edhe ne qerdhe po mesoj prej fmijve te tjere lazdrakun.
Igi - (11 vite më parë)
I bera fjalet ne thonjza se kuptohet femise ja fal ma e kerku hiq dhe nuk mumdesh me e mbajt inati me te
Igi - (11 vite më parë)
Ju falemnderoj shume. Kuptohet sot femijet e sotit jane shume aktive. Nuk jam me mbajt femin te ulur amo po I shoh disa femi se e rrehin e ja kapin flokt nanes se vet kjo me duket teper apsurte me e leju. Edhe diqka po shoh nena se e qortojn femin pastaj menihwre e marrin me tw mir. Femja- \" mame te lutem me fal\". Mami te fal. Une nuk ja kisha \"fal\" ate dite qe bene sherre kisha mbajt \"inati\" me te. Sepse nese ja \"fali\" gabimin femija prap e bene problemin me mendje se mami me fal. Keshtu qe kur te ka problem me e marr faljen tem athere e ka tremben se une nuk do tia \"fali\" gabimin. Do ti them jo me ton te bute po as me ze te lart jo- mami te fal kur ti se bene problemin tjeter. Ose do ti them shkurt- mami sta fal. Dhe tere diten nuk do te luaj me te. Mendoj se femina duhet me pas frik nga prindi mandje kur te rritet kjo frik do te shendrrohet ne respek. Po bazohna ne vet veten. Jemi 5 motra e nje vella. Mami eshte marr me neve vajzat kurse babi me vellaun. Mami nuk ka qene aspak toleruse kursr babi po. Nuk e kam per mu lavdru se ketu nuk nihemi amo jemi shembulle ne motrat. Ne lagje dhe ne shkolle te gjithe na njohfshin si vajza te sjellshme dhe shembullore kurse vellau eshte ndryshe prej neve. Fale Zotit tash eshte mire ne rruge te drejt amo jo bash te drejt. Dua te them se mamit ju kemi friku po tash ajo frik eshte shendrru ne respekt per prind. Une mendojsha se nuk do te jem e bute me vajzen ndoshta edhe rreha di te vjen. Ndoshta jam gabim per kete arsye e kerkova mendimin e juaj nga pervoja qe kini
Ema Ema2 (11 vite më parë)
E sa per qerdhe ma mir ne qerdhe kaniher thom se sa ne shtepi me msu gjera te grave te kotA njoh shum femi qe mirren me llafee si mu kan gra te kqija se tu nejt femija me gra e sidomos pa Kujdesia e nenav i prish femin
Ema Ema2 (11 vite më parë)
Une e kom vajzen 13 muaj oshte shum aktive kurr snalet veq kurr nena nuk ban sherre e sene as nuk gjun sene me thy a diqka qe te gjith i kupton krejt i din me emra me ja ba mos e prek ata e ata me emra meniren e din per kon e kom fjalen as nuk bon shum pa fshi e sene oshte teper e kuptushme se i kom fol prej se ja Ka nis me thirr baba mama d.m.th prej 6 muajv me te vertet shum kupton,
♥ D - D ♥ (11 vite më parë)
nena i lexova pervojat me fmit tuaj po u kam lakmi qe i keni kaq te edukuar,po si thoni per ne nenet e reja a te behemi te buta me femijet tane,tu buzeqeshim vazhdimisht,ti marrim me te mire te jemi te hapir me ta,apo te jemi autoritare apo si themi ne popullorqe te mos u japim qehre
Ita :-) (11 vite më parë)
Igi pershendetje..un e kam djalin 3 vjet prej se ka lind ka qen fmi aktiv jo i urt ashtu dhe u rrit esht shum aktiv nuk ben sherre por nganjeher don veq at qka tja merr menja kti qe bon...un i flas shum kjo nuk ben e kjo po ne pergjithsi gjerat qe jan te rrezikshme i din shum mire nuk bon sherre ...prej i vogel ka qen fmi i zgjuar nganjeher me duket din me shum gjera se moshataret e vet...per mendimin tim femiu edhe i ka te trasheguara shum gjera andaj un sjam e pajtimit kur thojn shumm i halit se kan eduku ..esht shum ne rregull se femiut duhet ti mesohen gjerat por nuk mundesh gjithka qka ti ti thuash ai me te kuptu tash varet sa esht i madh femiu...djali im i din fjalet magjike qe i thojn ne anglisht faleminderit dhe me fal asnjeher si harron qkado qe merr nga un thot faleminderit mami ose kur don diqka thot te lutem mami ...un e kam dergu neper shum play grupe e qoj dhe te mesoj not qdoher kam pas qef me qen me i socializuar me fmi tjer..normal si nena qe e edukon se edukon askush por edbe qerdhja nuk esht aspak e keqe..a ma mir me nejt tan diten me neve te medhenjet apo me lujt me fmi dhe normal dhe meson diqka...un kam fillu me dergu ktu i thojn nursery parashkollor me qajti shum ne fillim po tash u adaptu mir..se di sa i perket edukates varet dhe nga femiu si eshte se qdo nen e don me te miren per femiun e vet..mendimi im te pershendes.
Ina 86 (11 vite më parë)
Igi une kam djalin 26 muajsh dhe mund te them qe eshte i femije i mbare,,gjeja e vetme qe bej eshte qe merrem shume me te,,qe kur ka qene i vogel i kam folur shume dhe vazhdoj i flas gjithe kohes qe jam me te sepse femijet kuptojne shuuume ,dhe me bindet ne te shumten e kohes,,,kur fiksohet me dicka qe sduhet ,ja marr e ja heq mendjen me dicka tjeter nuk i bertas,kur kerkon ndonje gje dyqani i them eshte keqe kjo do blejme kete, dhe eshte mesuar me gjerat e tij,dhe skerkon te tjera,ose jo te banja se i ben corapet pis dhe skemi te tjera,dmth ja shpjegoj dhe ai e kupton,,,etj etj qe duken gjera te vogla por qe aty fillon ,,,,normalisht ka dhe situata kur llastohet shume ,psh kur fiksohet mbas kafes ndonjehere dhe une ja jap filxhanin te luaje se skam cte bej ne ate moment se jam me njerez,ose kur shkojme per vizite diku nuk pershtatet kollaj e qan kot ,,,por jam shume e kanaqur me rutinen qe ka fituar :)
Ina ** (11 vite më parë)
Igi une si kam asnjeren nga vajzat te urta :) por edhe qe smerrin vesh jo.. Por edhe me njera tjetren jane shume te ndryshme.. Psh vajza e madhe kur i them mos e ha nje gje qe nuk i ben mire, me degjon, shuuuume rralle ndodh te ngule kembe, dhe ne pergjithsi ndodh kur eshte e acaruar, pa gjume etj.. Kurse e vogla, ben namin derisa ta marre ;) seshte nga ata femije qe shtrihen per toke, por ka ndodhur qe kam qene e vendosur te mos i jap dicka ne shpi, dhe ka qare te pakten nje cerek ore pa pushim.. Dhe po ta mendosh te dyja jane rritur njesoj, nga te njejtet prinder, por ka te beje shume karakteri i femijes.. Si ne te medhenjt, dikush eshte me tolerant, dikush me kembengules, dikush me i ndjeshem, etj.. Por sigurisht menyra e sjelljes tone ka te beje shume.. Dmth femijet ne moshe te vogel me shume mesojne nga sjelljet tona, sesa nga fjalet qe u themi.. Psh vajzave seshte se jam munduar shume tua mesoj qe kur hapin gojen ose teshtijne, duhet te vene doren para..por ngaqe e kane pare qe une e bej, e bejne pothujse gjithmone.. Nd here qe une mund te kem duart plot, dhe nuk e ve doren, vajza e madhe sidomos, tani 3.5 vjece, me ben verejtje se pse nuk e vura.. Ose iu ben pershtypje qe vellai i vogel kollitet dhe nuk e ve doren :) e kam fjalen ne jemi shembulli me i mire per ta tani.. Mgjthse tani qe po e mendoj nuk i paskam aq te prapa:) ne shumicen e kohes me degjojne, nuk jane femije qe te thyejne gjera e te prishin me qellim, te shtrihen pertoke per tu blere dicka, etj.. :) po ia bej qejfin vetes me duket :)
♥ D - D ♥ (11 vite më parë)
sa teme e qelluar igi,shpresojme qe nenat qe i kan femijet me te rritur te na tregojne pervojat e tyre rreth edukimit te femijeve
**mah-babies* * (11 vite më parë)
Igi djalin e kam shum te kuptueshem edhe pse eshte vetem 16 muajsh, por e kam msu qe nga koha qe gjerat mos ti ket si do ai po si du un,psh kur i jepja ushqim kishte deshir me lujt me telefon digitron etj, ia hiqja te gjithaqe te hante pa asgje afer, tani kupton sikur te ishte i madh, nuk qan per asgje kur ia largoj nga dora sepse kur un e qortoj bindet menjeher, si dhe kur i them shtrihu e fle , shtrihet fle e nuk leviz me nga vendi, por gjat dites eshte shum aktiv nuk ndalet. Nuk eshte e gjitha ne duart tona Igi pasi qe tek ne perzihen te gjith ne edukaten e femijes, po i bertite apo ia meshove pak duarve te qesin ne gjygj,mirpo me von kerkush se merr pergjegjsin per at qe behet fmiu yt kshtu them sepse nena ime na rriti edhe mua edhe motren por motra ime ishte si nje melaqe e urt, ndersa un kam qen shum problem kisha mbeshtetjen e gjyshit dhe gjyshes isha femija i pare ne shtepi dhe si hasreti i shpis kisha te drejt me shemb shtepin, sa probleme sa gjera kam bere qe kur mkujtohen mvjen keq per nenen, sidomos tani qe jam nen vet.
Umm'davud M (11 vite më parë)
Igi te lumt e dashur per kete pytje sepse shume pak nena po i kushtojn rendesi kesaj e nuk e din qe eshte gjeja me e madhe. Ina* Faleminderit per kshillen e Zoti ta ruajt djalin. Pom vjen mirë qe je nënë e till me plot pergjegjësi .. edhe une jam shume kunder qerdheve sepse askush nuk din e as nuk ka me dit kurrëë me eduku femiun tim ashtu qysh du unë me eduku. Zoti na ndihmoft me ju dhen edukatë të mirë ,sepse padyshim qe prindërit jan pergjegjes para All ll ahut ne diten e gjykimit per fëmiut e tyre deri ne moshen madhore Mpuq nëna :)
Ina * (11 vite më parë)
Une e kam djalin shume te urt, gjithmone kur ka bo dicka ndonje sherr te vogel jam ul edhe i kam fol met mire, mos se nuk bon ashtu edhe nese ka insistu nese ka qene dicka gabim une e kam mbajt fjalen time edhe i kam ofru dicka tjeter ne vend qasaj qe e ka deshiru. Kujt ti fol me te mire ia zbut zemren gjithmone me te mire i kam fol edhe sy e kam shiku. Djali eshte 2 vjet e 2 muaj nuk e di se si behet me vone qoft i hajrit, por qe ndoshta qe eshte me mua tere kohen eshte kjo arsye, se shumica femijeve jane ne qerdhe edhe shohin ndoshta veprime te femijeve me te llastuar pastaj edhe ata kopjojne gjeste.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?