Nena uroj te jeni mire, hasa ne nje shkrim te nje vajze me kete titulle dhe deshta me nda me juve, per mendimin tim jam shume dakord me temen, ne shume fjale sikur te kishte lexu mendjen time. Deshta edhe nje mendim nga ju per kete teme. Po e kopjoj krejt textin ketu.Eshte pak e gjate :s
Fëmijën tënd nuk e ke pyetur nëse dëshiron të vijë në këtë botë, apo jo. Me veprimin tënd egoist për ta plotësuar dëshirën tënde për të qenë nënë apo babë e ke sjellë atë në jetë. Prandaj në çdo rast duhet që ta duash dhe ta respektosh si fëmijë, si një qenie që është duke u rritur e që ka shumë nevojë për dashuri, për ngrohtësi, mbrojtje edhe atashim të sigurt. Të sillesh me të në mënyrë të dinjitetshme dhe ta ndihmosh në rritje e formim të shëndoshë. Fëmija që krijon lidhje të sigurt me prindërit është më i shëndetshëm. Aq më e rëndësishme është që fëmijëve t’ua ofrojmë pikërisht këtë afërsi dhe respektin që e meritojnë.
“Për çdo gjë të rëndësishme në jetë të duhet ta japësh një provim: Për të vozitur, për t’u bërë mjek, farmacist, gjyqtar, mirëpo për çështjen më të rëndësishme si për t’u bërë prind nuk ke nevojë për provime e licenca. Çdo kush e kush do bëhet nënë e babë! Kjo është për të të ardhur keq”, kjo thënie e profesorit tim Erich Rabitsch më kujtohet sa herë i shoh “bebat e kafiqave” të Prishtinës.
Paradite, pasdite e në mbrëmje, verë e dimër kafiqat e kryeqytetit tonë janë plot e përplot njerëz. Një kohë ka qenë trend me pas një qenush të vogël, mundësisht një që mundesh me mbajt në çantë edhe me veshë me tesha të lezetshme edhe me marrë me vete si aksesor nëpër kafiqa. Sot, është trend me bo një fëmijë, me veshë si mini-burrë apo mini-grua, shpesh herë në partner-look edhe që nga java e parë me futë në karrocë edhe me endë nga kafiqi në kafiq për orë të tëra pa tentuar që t’i plotësohen nevojat për gjumë e ushqim të rregullt, e mos të flasim për krijimin e afërsisë me të.
Pirje maratonike kafesh me shokë e shoqe, se jeta e mëparshme duhet të vazhdojë! Edhe nëse fëmija qan e dëshiron të ngrihet nga karroca fillimisht injorohet, pastaj lëkundet andej këndej me forcë, i jepet një cucëll mashtruese e një telefon mobil në dorë, ose nëse nuk din me mbajt atë – i lihet diku afër që ta hutoj. Në rastet më të këqija ushtrohet edhe dhunë fizike ndaj tyre. Fëmija nënshtrohet e shtypet, se nuk bën të jetë pengesë – assesi jo! Daljet duhet të vazhdojnë për ta kënaqur egon, muhabeti nuk bën të ndërpritet edhe kafja duhet pirë, edhe nëse është e pesta me radhë! Prindërit “modern”, me fëmijë “modern” që duhet të rijnë urtë, të lidhur në karrocë e me kokë në telefon mobil.
Unë i shoh kudo edhe pse dua t’i injoroj: Nënat e baballarët në vende të zhurmshme me fëmijë të sapolindur edhe në orë e kohë shumë të çuditshme, nëna e baballarë që i injorojnë fëmijët e tyre dhe i trajtojnë si lodra: Mbrëmje vjeshte, ora 22:00. Jemi ulur jashtë në tarracën e lokalit tonë të preferuar dhe jemi mbështjellë mirë e mirë me palltot tona. Është mbrëmje e freskët. Në tavolinën pranë po ulet çifti me beben ndoshta dy muajshe në “maxi cosi”, në atë shportën e veturës për bebe. Ulësen e vendosin në tokë. Nëna, me çizmet e saj të gjata me take të larta e lëkund beben me këmbë. Të dytë pinë pa pushim duhan. Beba qanë. Ajo e shtyn më shumë, deri sa dikur ndalet. Verë, ora 2 e mëngjesit. Pas ndejës në qytet shkojmë të marrim nga një picë. Në lokalin e ushqimit të shpejt hyn me karrocë bebesh nëna e pispillosur, sikur të vinte apo të shkonte në ndonjë club. Çfarë po kërkon ajo foshnje disa-javëshe në dy të mëngjesit aty? E sa prindër i shoh që pinë duhan pranë fëmijëve edhe i mjegullonin me tym, ose më keq sa prindër i shoh duke pirë duhan në veturë në prani të fëmijëve?
Ka kohë që sistemin e vlerave e kemi kthyer mbrapsht në Kosovë. Të vendosësh të themelosh familje e ta sjellësh në jetë një fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Me veprimet e prindërve formohet personaliteti i fëmijës, i cili më vonë do të jetë një i rritur i kësaj shoqërie.
Tung nena,hallall i qoft kush ka shkru keshtu ,edhe une jom njona prej nenave qe i pershkushtohet shume femiut sa qe sikur ti Kenza gjithmone mkan kritiku ,qysh po e mshel veten gjithe me qike leje najher dil anej knej ,besomeni 4 vjet e gjysm mi ka bo qika tek qetash e lo te nana jem edhe ato rralle shume dal me pi naj kafe me shoqe edhe shumice. E reasteve e mar me vete pp gjithemone ne ambient ku nuk pihet fuhani normal edhe ambient tpershtatshem per familje e jo kafiqa ...spo foli hiq .une jom bo nan nmodhen 21vjeqe mjaft e re po ktu ska tboj mosha po pjekuria kshtuqe mun me thon per vete edhe une nina krenare qe jom kujdes maximum per qik tem edhe dot vazhdoj ,ato femna qe sjon tgatshme per familje mos boni fmi niher vazhdone jeten vet knaquni qysh jeni msu vet.ju pershendes tgjithave
teme jashtezakonisht e qelluar dhe pershkrim real....une si nene shpesh jam kririkuar nga shoqeria ime pse nuk dal te pi kafe ne lokal...nuk dal sepae tash prioritet per mua eahte vajza ime...te ushqehet si duhet...te flej ne qetesi..edhe nese dal..shkoj ne vende te gjelberuara ambient qe i pershtatet femijes tim...per kete une kritikohem...sepse jam e perkushtuar pas mireqenies se femijes tim....femija im eshte mesuar te fle ne qetesi..nuk e kam mesuar te fle nwpwe zhurma te kafiqave...por ne dhomen e saj...ne qetesi...ne momentin qe kemi vendosur te behemi nena...duhet te te jemi te peegjgjshme per rritje te shendetshme dhe edukim te drejte...mund te dalim ne momentin qr kemi dike qe mund te kujdeser 1 ore per te sa per te pire kafe..ose te presim deri sa te rritet ne ate moshe qe nuk i pengon zhurma...me pelqeu jashtezakonisht tema
Kushdo qe e ka thene e pergezoj per fjalet, pajtohem me te gjitha gjerat qe i ka cekur. Eshte per keqardhje femijet rriten neper kafiqa me 100 vet, pa ajrosje, tym, muzika ne maksimum e cdo gje tjeter qe nuk do duhej te ishte pjese e jetes se nje qenie aq te brisht.
Dafina faleminderit qe e ndave kete shkrim me ne,dhe eshte shuuume e vertete qdo fjale,ky shkrim me beri te mendoj prej nje viti qe jam bere nene sa gjerat e daljet ja kam privu vetes vetem shkaku i djalit dhe nuk jam pendu aspak,jam krenare per vete une si nene pasi nuk bej pjese ne mesin e ketyre \"nenave\" qe pershkruhen ketu,pasi primare per mua ka qene rehatia,orari i gjumit,ushqimit,lojes per femijen tim pastaj qefet e mia qe do te kem kohe ti ze prap kur te me rritet djali ndersa zhvilllimi dhe rritja e tij ndodhin vetem nje here dhe une jam e lumtur qe isha prane tij ne qdo moment.
Pluss deshta te shtoj edhe per telefonat waaaa kjo e ka kalu qdo kufij kjo puna telefonav . Kjo le qe per shendet te femive eshte e rrezikshme por kjo eshte edhe nje gje e papranushme sa her me vje motra un duhet se pari te bej fjal me te per tel aman o Zot po du me nejt me bisedu me ty moter let kenaqet ne tel vajza 1 vjeqare ooo sesht ne rregull aspakk jetojm ne nje epok kishe moderne mua le te me quajn katundae e kohes gurit veq un apsolut sjam pro tiu lihet femijve twlefonii degjenerim i madh esht ky dhe nje dit ishim afer nje liqeni duke bisedu me shoqe djali i saj nuk luante me me iphon 6 ka dal i riuu mam duhet te ma bleshh dhe qantee o Zottt jam shtangg po ai esht ende 5 vjet ku dinte mojj ksi gjeraa thjeshttt degjenerimmmm
Arta.K1(11 vite më parë)
Oj Dafina te lumt so ka rrihet fare punen e kam len vetem ne banes ter diten burri ne pun besom qe kjo tem ma vuri trurin ne funksion dhe se kam menduar kurr ket tem qfo her mendoja te jet beba mir te me lindet e shendetshem te kenaqem me te ta shetis por ket gje asnjeher se kam menduu ndoshta dhe vet kisha vepru ndoshta spo di por ja qe met vertet eshte e pahijshme ajo gje ta veshesh bukrur nje foshne hudhe ne paegjin dhe dil me te naper bara ku aty ka aroma te llojllojshme tym cigaresh apo palr qfar e pa pranushmr faleninderit shum prr ket lloj artikulli ishalla e mbajm mend dhe nuk veprojm ashtuu
Shum me vend kjo cka ka than,prinderit modern me femij neper kafiqa me i plas me tyn cigares e me tel ndor i shkatrrun femijet e tyne.Cdo fjal qe ka shkru osht realitet qe cdo dit e shohim ne vendin ton e sidomos ne Prishtine,nenat moderne me vetulla shabllon tatuazh kejt njejt,me botoks gjithandej,e bebat nkolic e kafev e pub-ev me muzika e ndeja.Thjesht No Comment!