Shum receta te mirra ju lumt nena ...merita e dashurr me 21 maj esht perseri nat e madhe munesh me agjerru ate dit...fitorre zoti ta baft kabu ll agjerrimin e te shperbleft
Harrova..te te them qe mund ti besh pa oriz..sic kan shkru nenat..me posht po un ju qes shum pak puna femive..se ato kungulleshken...sma hajn...edetyrohem..t\'iu jap icin....si do qe ti besh ato dalin super eshte recet shum e shishme...behen dhe me djath vez majdanoz pak huder..dmth sic ishte mbushja..me qep emish.. behet..dhe kjo menyra..tjetr ..djath vez etj
Flm nena do i provoj neser se ne internet i gjeta do receta por gjithmon po me deshtojn prej interneti e desha te di si i beni ju une per sonte bona diqka tjeter pasi u be vone e me vie burri tash .
Mmerita..un I bej keshtu:marr kungujt..iqeroj..nese jan te zi i bej rripa rripa (pun deshire..kjo/per dekor)pastaj i ndaj pergjy. I grryj pak ate zemren..dhe I marinoj..krip biber..ose naj erz qe te pelqen..dhe me pak vaj I fus ne furr...Nderkoh pergatit icin..merr 2kokrra..qep I skuq mw mish dhe nji karrot te rendume..pastaj..hedh dhe zemrat.ekungujve..te grira..imet dhe 3-4lug oriz pastaj..hedh salec me erza.ose domate..pure..ilw te zbuten..pak..dhe ne fund..ihedh..majdanoz/pak mente..pastaj imbush..kumujt..te cilet jan zubutur..pak ne furr...dhe ju hedh..shum pak uj dhe pak vaj ulliri..dhe ifus mu pjek perseri..Nderkoh qe ata pjeken..ju bej Salxen beshamel..dhe ju hedh siper..kete e bej puna mos mu tha orizi..siper por qe dalin..shum te shishem..si me beshamel..si pa te.
I merr dy qep i fergon,kungujt i zin pak ja hek zemrat po qato zemrat i fergon me qep pastaj ja qet mishin ne tigan .
I mush si specat e musht pastaj i qet djath kackvall dhe i len ne furr 30min
Përbërësit:
1/2 kg. Kungulleshka (mesatare),
2-3 lugë të supës vaj (për pjekje),
Për mbushje:
250-300 gr. Mish të bluar,
2-3 domate,
4-5 speca (sipas dëshirës),
1 qepë,
Piper të zi,
1 lugë të supës piper i kuq,
Kripë.
Përgatitja:
Së pari në tigan fërgojmë qepën e grimcuar imët me vaj. Hedhim mishin dhe përziejmë. Kur fillon të thahet masa, shtojmë domatet e grimcuara imët, specat e grimcuar imët, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. Këtë masë e përziejmë mirë dhe e lëmë për disa minuta të zihet.
Kur të zihet masa, e largojmë nga zjarri.
Fillojmë me përgatitjen e kungulleshkave.
I pastrojmë dhe ua largojmë shtresën e fortë. I ndajmë në 2 ose 3 pjesë dhe e largojmë brendësinë. Kungulleshkat i fërgojmë me vaj në tigan.
I mbushim kungulleshkat dhe nëse keni dëshirë mund t’i fusni në furrë për disa minuta.
- see more at: http://politiko.Net/kungulleshka-te-mbushura-mish-te-bluar/#sthash.Roycpohd.Dpuf