Sa e keni pasion pergatitjen e ushqimit, cfare ju pelqen me shume te gatuani? Cila do te ishte nje meny perfekte per nje dark? Pse jo te shkembejme receta pasi te gjitha e kemi gatimin problemin edhe kenaqesine ditore.
Shum falemnderit e dashur.Zoti te shperbleft dhe ty. Inshalla don zoti,po ma kall zemren se veq 46 vjet i ka i ka bo qe nje muaj,shum e re. Po zoti qkas pot provojke. Kajher tham e gurit isha kan. Ma keq se edhe me pas merzi,edhe met hyp nkry tjert skish. Kajher tham vjerres tem tja maroj nje strofull nkok timen,se ashtu kshtu veq nkry pom rrin :(. Sdi,sdi,bash psiqikisht jam lodh :\'(
Diarda met vertet mu ni krenare per nanen tane,inshAl lahAal lahu e bon prej banorve t\'xh en et it,se rrall pak ka qe kur jon ne at gjendje e mendojn nam azin e e mendojn feen,une per vete as spe njoh nanen tane po shum u knaqa kur e pash qa ke shkru..Al lahu e shperbleft qysh din Aj
Zoti e shperbleft oj arda. Ishall@ zoti ja lehtson dhimt dhe shyqyr qe esht e lidht me zotin ! Se shum ma kollaj e perballon edhe smujen kur te din qe zoti esht ai qe na sprovon e na mundon dhe na meshiron! Ju deshiroj cdo te mir ty e familjes tane, se boll keni hjek e pas sfida e
Probleme
Po valla eli mir e ke. Falemnderit e dashur. Valla bre besa loqk,mas shumti po merzitna kur po thot mos u boni merak mir jam,kurr sthot jam keq :\'( veq mos mena merzit neve. Ani naar gjendje qysh osht po falet per srati,pe qet nkemb sexhden e po falet. Tasht ja kish nis jasina tu knu. Thash qka je tu bo oj mam,mtha ndasht se nat e madhe hajt se mir jam. :\'(
Eli po valla burri jem veq nazgja se ket jav 3 dit pushim i ka, a diten e bajramit shkon punon mu me djal um mshel qitu ne banes..valla veq met plas zemra kaniher!! E po valla ti nish pas familjen e vet ktu dy muj perpara e kish caktu dit pushimi! Po qa me ba..valla veq per me met gjall se meniher isha kthye ne vend lindje po tutna vdes uni..skam kurgjo para shpirti edhe mu kthye!! Keshtu qe mir e keq bile me hjek per sende elementare nuk hjeki, a shpirti mem hjek boll valla!!!
Ahhh bre Arda, qe cdo her zemren po ma than kur pom bie ne mend per nenen tende! Po shyqyr zpti qe ke qellu ket bajram e ket koh te veshtir pran familjes! Zoti te shperbleft e nanes tane ja lehtsoft
oh gjyna prej saj me hek ashtu. Po ne dor te zotit .. ishalla zoti ja letson dhimbjet ..
Rri kenaqu me nane se gurbetin e ki kur te shkojsh edhe burrin qaty e gjon hahahah ..
Jo hala liza,ja kam pa hajrin djalit qe e kam lind ktu,se hala si ka dal pasaporta,e kishe pe priti pasaporten po thom o zott inshalla vanon ahahhaahahahah. Djalin mire,mire,u bo kreit rrath rrath. E mamen hiq mir,ja ka nis ma shume tasht me vjell copa tgjakut e qeshtu me terapi. Ju ka lodh shpirti. Zemren ma kalli. :(
Adra halla te qoft e dashur ...
Po kam mendu qe ke shku te burri ne gjermani thash si nuk te ka ndihmu askush ...Sa per te Nana mir po me vjen se nana nuk ta harron kurr ..
Nanen a e ke ma mire ???
Djalin si e ke ???
Ishalla valla Besa ,sa per burra nuk po di cka me tha ndoshta eshte patjeter me punu por kishin muj me marrte lir ose me ndrru.Edhe une kam pas me punu por e kam ndrru..
Po cka mi bo veq mi lan burrat hahahah me pas qen te nanat e veta as prej shtepis nuk kishin dal duke u mundu me shiju cdo moment te festes me Familje .Po vjen dita dhe rregullohen te gjitha (bin ne vendin e vet )
Po une edhe ashtu gjat mujin e shejt jam merzit por sidomos bajrami me merzit gjithmon kam dy te dashur te familjes qe me kane vdet te ri dhe afer bajramit e njeri diten e Bajramit !
Po ne gurbet me merzit fakti qe nuk jam ne vendlindje dhe nuk mind te shkoj ta puth Nanen ti them urime dhe zoti te shperbleft per tër mujin qe e ke agjeru !
(10 vite më parë)
Po eli valla se mama smundet motren e kam tvogel. Une vet kreit u dasht mi bo. Shyqyr qe jam ktu. Valla besa dje kreit shpis i kam hy tui drejtu jam lodh bash nshpirttt. Po apet masi pe di qe jam te mama me vullnet i kum bo. Her te djali her te punt e te pergaditjet. Man fund i kryjta. Edhe e kam nje tkeqe qe kur lodhna sun fjeti hiq,veq trullavna hahahahahaha
Oh valla Arda edhe une sod jam kput, tu e fshi krejt banesen. Tu qit omelsina, tu ba iftarin tu e ba dreken e bajramit hazder per neser. Se masi me djal te vogel tybe spo di nashta bash ne qat dakik qe duhet me ba najsen ai nuk rahatohet. Aq u lodha sa qe edhe iftarin menxi e hangra.
Eli qa me ba oj moter..qishtu na ne kurbet vet ne shumicen e sendeve, le qe familjen larg, po edhe burrat te shkret ne pun per dit bajrami!! Kur vin qito festa edhe gzona edhe merzitna se as sma qel deren kerkush po edhe vet mrena ton diten! Po ishalla jena snosh e kur na rriten fhmia ma ka knaqsi e kallabllak!
Desarta zemer une gjith me qet recept e qes,shume e mire em del. Un kam pergadit trileqe,bakllav,rollad,dhe je tort me banana. Edhe un kam bo sarma,e tjerat i lash per neser se u lodha per bes :)
Edhe une kam bo tiramisu ,sarme me laken te embel .Tash do ta pregadis nje trileqe dhe nje gullash anglez! Po une jam vetem oj Nana a merzitet dikush si une athu a ???!!!!
Mina pytjen e paske bo moti por tani i lexova..une e laj kuzhinen dhe shporetin me vim te lakt,a shporetin e druve Mami e lan me leter vizlluse .Po do ta pyes ste korrekt dhe te tregoj .
Kenza ky krem a trashet mjaft? Sepse zakonisht krem shtepi me pak miell apo ashtu diqka kam ndegjuar! Nejse paska mjaft sheqer dhe kokosi de arrat sigurisht ja ndimojn me u trash kremi
Minna obllanden keshtu ebej:nje liter qumesht me 500gram sheqer vlon gjer sa te behet kremoz pak ,me pas i fus 200gram ara te bluara 50gram kokos dhe nje sheqer vanile!edhe me kete krem i lyrj obllandat!e nese dua pastaj per siper mund gjys margarine te shkri me nje cokollat per gatim dhe nje lug sheqer gjer sa te fitoj mas homogjene dhe ja vendos vetem siper obllandes kete!dhe ara ne fund po te duash !dmth mund vetem me nje krem po nese don edhe dy e shijshme dhe e leht vjen !edhr obllandat ese don i pret te holla dhe formon tort drejkendesh e nese don i len komplet vjen tortkatror!
hahhaa ska problem me rendesi me honger ..
Per tjeter her e di .Sot nuk i kam mari nje dite ma heret Besa Jo veq po besoj se i bona kuleqt e mdhaj mire e ka Rajana u feyn shume pastaj nuk ju met shume sherbet ..edhe peciva ketu jane shume te mdhaja i fryn shume !
Po edhe mua me ka ba vaki, ndoshta e dashur ju ke qit shum miell? Se mu ashtu me ka ndodh..amo edhe me ka ndodh me ju qit pak miell e tani ne tepsi me ran haha se ma shum me tamin ja qes miellin! Mir ju bafshin
Une zakonisht bej pilaf me pish pule dhe poashtu mish vici, dhe burek poashtu normalisht salata dhe speca me huder dhe vaj. Si vjet sdo bej pilaf mirepo dollma dhe mish vici dhe burek me salat e keshtu me radh!
Omelsina besoj se e bej nje torte me puding dhe biskota dhe shllag. Dhe jam ne dilem sheqerpare apo sutlash
Eli i ban sa kokrra e arres dhe pastaj i shtyp me pirun per zbukurim...une embelsirë nuk e di çfarë te bëjë aa per menu supë.do te pjek mish vishi.pilaf.sarma.ndonje sallatë.taratur.speca etjj.
Njedite e kam bo nje sheqerpare burri i na merak po shume te trasha ishin bo e pak sherbit te thash pak .. si i bon ti goglat e sheqerpares .! Mu ma tregoj nuk nen ketu e bona se nuk kam dit !
Pjeshka me biskota
700gr biskota te blume
Kompot qershi ose vishnje
200gr sheqer
200ml Uje
250 gr butter
200gr cokollad
1lug kako
2 vanila
200gr kokos
Se pari biskotat e blume i perzin me gjalpen e shkrime.ne kete mas shtojm qershin e kulluar.
Kakaon vokolladen e shkrir dhe te gjith se bashku i perzim.
ne nje en tjeter qesim sheqerin e ngrohim derisa te karramelizohet shtojm uji dhe e perzim derisa te shkrihet ta krijon formen.
Kete perzirje te shiqerit e shtojme te biskotat .
Perzim masen mire dhe i formojm topat dhe ne fund i kalojm ne kokos !! Shpresoj te ju pelqejn !
Une si i maroj sarmet -nje laker e madhe Jeshile i ndaj gjethet dhe i pastroj mire .Nderkohe e vloj nje tenchere me uje me pak krip..2Qep te mdhaja i fergoj ne tigan me 500gr mish i ngrim 1 filxha oriz krip biber i zi dhe ereza cfare te keni ..kjo duhet te ftofet pak.
Pastaj i matt gjethet jeshile i fus ne val nje nga nje te zbuten edhe i mbushi ..i veloj pak ne tengjere ne twmperatur te ulet 10-15 min cdo 5min nga pak uje ja qet,nese keni uje te mishit as gjys gote te plot .
Pastaj ne furr 10-min Pastaj i marr dy vez pak limon dhe pak uje te mishit dhe ja qes mbi .I fut serish ne furr edhe per pak minuta !
eli sa ma shum qumsht ma shum gjiz del nja 2kg qumshut me ni got ufull ne varet edhe sa yndyr ka tamli nese eshte i holl prish me me pak ufull dhe del gjiz me pak nese eshte i trash vyn ma shumm ufull edhe del gjiz ma shumm...
mina jeta flm shum per recet, a mundesh mem tregu perafersisht sa gram griz, dmth veq griz miell ska hiq a? flm shum per kto receta shum te mira ishin bile at torten Manshmallow e qita shum e mir dul flm shumm shumm...
Embelsirebme grize.
Nje embelsire e lehte e shpejt e e lire. 4 ve. 10 luge gjelle sheqer. 12 luge gjelle vaj. 1 pecive apo pluhur paste. 1 pako sheqer vanilje. Gjysen e pakos grize. Tere kete mase e perzien dhe e hedh ne tepsi e e pjek. Masa eshte per tepsia standarde te shporetit te rrymes. Pas pjekjes i hedhim sherbetin e pergatitur nga 2 gota sheqer dhe 2,5 gota uje. Siper i hedhim kokos dhe e prejme. Ka nje arome dhe nje shije shume te lezetshme.
besa me pak se gjys gote ne varet sa ka tamli yndyr, un nuk e di ku jeton ti qysh ekini qimet se ktu te un gjiza eshte ma shtrejt se mishi hahaha e tmmlin e kemi lir qata un e maroj vet se ju nashta e kini lir e sja vlen mu lodh hahha, mpuq....
Po ashtu anika nese nuk e mbush siper atehere e ben nje lyerje me uje e miell. Merr pak miell e e trazon me uje te vaket edhe e len te holl shume e me brushbi lyn kur ti qet ne tepsi te cilen me mire eshte tepsia te jete e nxehur ne furre e pa e lyer. Edhe fara te zeza siper i japin shije ramazani
Linda brumin per pitajka e ben sikur brumin e bukes,veqse me te holl dukshem.e len me ardh brumin,i ndan kuleqt dhe formen ja jep me duar.Mbushjen e ben sipas deshires.
Mu kujtu nga Fitorja tjeter edhe nje recet e laknave me mish te bluar bahen shum te mira, e qes gjys kga apo naversisht sa e kam mendjen me ju qit e fergoj me dy qep te mdhaja te griera jo edhe shum imet.pasi qe te fergohet pak i shtoj edhe erzat edhe dy domate edhe dy speca te verdhi fergoj mir kto. Mandej marr laknen e griej ne nje tepsi te madhe e aty ju shtoj mishin e ferguara, bojam,spec te kuq dejeges. i perziej dhe nese ska mjaftueshem kryp i shtoj edhe pak,e ne fund edhe pak vaj e i perziej mir. Tani i mbushi duart e i renditi ne tengjere e ne fund u kthej dy gota uj mbi. Behen shum te shijshme.
Mina te une kush te vjen per buk ma spari ju qes sup i largoj pjatat tani gjellen me mish qes edhe pite gjith mem ardh dikush e mos me ju qit pite me doket qe po mungon diqka ne tavolin sallaten e bej me laker te bardh edhe laker te kuqe dhe karrota i grij karrotat ne rende lakrat i grij ju qes uthull krip vaj tani e marr pjaten edhe ne mes te pjates i qes karrotat e grime ne rende tani e rreth karrotav e qes lakren e kuqe tani ne rendin e fundit lakren e bardh shume mire duket bahen tri lloje te ngjyrav duket bukur.qes edhe djath turshija torte qes edhe puding maroj e zi nje puding me qumsht kur te zihet qes ne tablla nje her pak puding sa ti mbulohet fundi tablles tani ja qes kesksa jaffa tani i mbuloj tani edhe nje her jaffa edhe prap puding deri po mbushet tabllat qashtu nje rend puding ne rend jaffa i mbulon tabllat me nje qese mos me u ba kore pudinga kur te ftofet keto e bej ne vend te tamelorizit se tamelorizin dikush spo e han e kjo po bahet shum e shishme.
petulla, llokuma 2 vez, 500gram kos 1 peciv ,afer 2 lug kryp pak sod buke ni maje luge, te gjitha i perzin bashk edhe e ul me miell veq kujdes brumi petllav nuk ban mu ngjesh shumm i ban kulaqa te mdhajj i rrit me tehollus sa gjishti trash i pren me thik ose me got, me nje fertere qer vajj kogja shummm e len u djeg e ne qat vaj i pjek petullat ne te dy anet,shum te mira bahen..
nana po ju tregoj si e maroj gjizen hahaha e merr tamlin e vlon si te vlon i qet uthull ne vaet sa tamel ki edhe sa eshte i trash , po e vren pak a shum sa mi qit se meniher ja nis e ndahet hirrA, e len qashtut nja 1 or e kullon me nje site shum te shpesh, shumm e mir bahett as nuk zgjatet a sen te knaq...
laknat ne tengjere e qet mishin e kuq e fergon me qep(kep)_vaj, piper te kuq, veqet pak koh ne varet prej mishit pastaj ja qet laken e grir, e pren laken po jo copa te vogla kogja te mdhaja se hupin ato edhe i len dalkadale mu zi nese doket qe spo ka uj veq pak ju qet ni gjys gote, ne fund ja 10min pa i largu prej shporedii i shtryyll pak limon ne varet tash edhe sa ki maru per 3,4 persona ni gjys limani po e kerkoni per ma sigurt qysh ju pelqen shhum te shishme bahen pershlak se zihen me uj te vetin
edhe nje dit e marova pasulin ne nje tjter menyr shum i shishum i ba e shtin pasulin me zi nermal me nje tengjere edhe ne tengjeren tjter e qet mishin e kuq ja qet ni qep pak vaj krip viget edhe biber te kur, biber te zi nese doo, edhe i fergon dalkadle nja dy or deri te fergohet mishi me kep edhe ne fund ja qet pasulit edhe ski nevoj ma me maruu shumm i shishum po bajkee, veq kujdes te mishi kqyre mi a po fergohet se mundet mu kan i lopes e don ma shum kohh
naushka koki kanq tu shkembu receta edhe un po ju tregoj diqka, nana e dini qysh mi ba pitet sikur burekat qe kercasin, nashta dikush si ka qef po per mi ba qashtut duhet mi rrit pet me nisheste jo me miell, bash si bureka dalin un qdo her i baj me nisheste, edhe ni shoqe me pat tregu qe kur te ban gjellat e ju qet shum krip pa dashje me maru ni gogel brum dmth miell edhe uj edhe me shti ne gjell ajo krejt krypen me ngreke, un hala se kom provu se nuk um ka ndodh ngjella me qit shum krip
Linda veq qa trrej vallase vet kurr skam bo e se na e qojm nfurr hargjin e i marrim mandej te gatshem,ama nana dinmi bo edhe i ban shum tmira e pyes edhe ta qoj receten
Yllza na nje muaj ramazan e kem me pitajka te nana,me vo gjiz sugjuk po plus asaj edhe gjella,ama ktu te burri jo sbajn,veq un perqef ka dy qa i baj,eh qa lakmova tash qe mi kujtove po shyqyr erdh vakti tyne
Mina niher e bej gati mishin e grirë i perzhiti keptë ne vaj dhe ju shtoj biber te kuq(bojon) ja qet mishit.pastaj 1 vezë.trosha tbukes.kripë dhe biber te zi dhe e ngjesh me dorë dhe e shtrinë ne foli ja ben ni trashesi 1 cm dhe ja jep formen katrore mbi mish i rendi peta djathi(kaçkavall) .pastaj proshut dhe vetem ne fillim e ben nje si vijë me perime çfarë te pelqejn.ose vezë te ziera dhe e mbeshtjell me ndihmen e folis ne formë rrollade .e fut ne furrë ne tepsi hedh 150ml.ujë dhe pak vaj ..pas 30 min ja largon folin e pjek dhe 10 min.. behet e mirë dhe moderne
Unë do te filloja me me anti pasta.pastaj supë.pastaj sarma ose qofte ose rollad me perime dhe proshut.ne anen tjeter te pjates oriz dhe mish pule me 3 mbeshtjellsa si dhe perime.pastaj sallata te ndryshme..me laker..sallat me karrota.sallat mix me domate.tranguj.kepë.spec. sutliash dhe trileqe.dhe ne fund çaj rusi hahaha
Une do te shkruaj me vone se jam duke shku te nena por ca foto te motres i kam aty ne album se si ajo e shtron tavolinen sepse une skam ende tavoline buke se vjerres ja nxe rrugen
Une per ndryshim nga Fitorja do ta filloja me paq,tek ne e adhurojn shume sidomos per ramazan.Do te vazhdoja me musaka me patate,nje pergaditje e shpejt dhe e shijshme.si sallata do te servoja,sallate ruse,sallate te gjelber,speca me hudher,dhe kos.Patjeter pitja sdo te mungonte.Si embelsire ndoshta tort me keksa,ose diqka te lehte.
Yllza po mka ra disa her ashtu edhe mpat msu nana ashtu,thojsha me vete kuku ku me dit qysh bahen ama ,super u bajshin. Normalisht qe gjithmon ashtu si ban po kur ke naj zor qe vje dikush a diqka ban zgjidhje shum leht.
Mina po te tregoj unepak se jam dark tu pregadit darken pastaj ti dergoj recetat..
Suppe pastaj nje recet mish i ngrim me vez te zira si rrollad e kam merak,nje pite ose rrethatore.me zii pak bohne jane si pasule te gjelberta pak Karrota .. Sallaten...
Do beja sup,sallat greke,sallat te glebert,dhe me patate. Si gjell do beja pilaf,me mish te bardh,sos me kepurdha si dhe perime te ferguara apo te ziera,anash pjates do shtoja edhe ca pomfrite. Plus edhe byrek me spinaq,apo qep te reja pasi qe vera tani.Do beja rafaelo dhe trileqe apo tort me pem.
Po ju bej nje pyetje sepse do me ndihmoni edhe mua: poqese keni nja 5 a 6 mikesha per iftar cfare do te mbante tryeza juaj. Tregoni ne detaje per supat sallatat gjellat brumat e embelsirat. Ti japim ide njera tjetres. Edhe nje gje spo gjej shoqeri me te sinqert e me te dashur sesa juve ketu qe po me beni te ndjehem per mrekulli. Besoj se njejte po ndiheni edhe ju
Po eli ( emrin si vajza ime e ke) e di por kur kemi nevoj per shpejt zakonisht kur vin misafir nese ka qet te dyja kvasacin dhe pecivon fryhen njelloj sikur e ke lan dy or brumin me ndejt
Nena nese nuk keni koh mr prit me ardh brumi e zeni si te doni me qumsht tre ve pak sheqer kryp vaj simbas deshire dhe ja shtoni ni pecivo ni kvasacc te dyja dhe ska nevoj me lan brumi me ardh per 15min brumi gati
Oj nana desha nje recet te mir me nda me ju .
Pizza Kallcone 1liter qumesht pak far te bukes pak krip 6lug vaj ulliri. Ky brum eshte per shume anetar .Ne munges te qumeshtit bon edhe me uje.
Ulim brumin dhe e lam te pushom nje ore pastaj i ndajm kuqet si te pites pak na te mdhaj..
Marrim nje tegell pingjur turshi ose ajva ose sos domatesh ne munges te pingurish. I ngrim sallam ne copa katrore nje spec i kuq.I mushim pizzat vetem me nje ane ne anen tjeter i mbulojm.Pasi te pjeken i lym me te kuq te ves dhe pak qumesht.
Amin eli edhe juve. Po kenaqem ne portal sepse tema eshte e atille sa qe cdo dite duhesh me u pozicionu ne kuzhine. une do ndaj receta me ju pa pertese edhe recetat e juaja me kan pelqy. Bile ju kisha lut kushdo qe ka receta ti ndaj me ne sepse edhe na ndihmon e ka shperblim por edhe miresia te ben te ndjehesh shume mire
Po pluhur paste eshte pecive . E shenova si alternative se po kemi nana nga te gjitha anet
(10 vite më parë)
Eli me fal se harrova pasi te piqet harxhin si ja bej per kerlanen me duqa. Marr qes vaj ne nje ene dhe e ve ne zjarr kur te digjet e largoj. Pasi ti largohet ai i nxehti ja qes pak kos edhe pak maze apo ajke edhs nje lug te vogel krip dhe e derdh me lug mbi kerlan e e perziej
Une kerlanen me duqa e bej keshtu : e perzij ujin e thjesht me uje mineral i qes krip pluhur paste edhe nje luge vaj del shum e mire dal duqat e tert .