Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

martesa e 13 vjeqares
me gjithat qe dje u be lajm i dites nje martes e 13-14 vjeq . qfar mendimi keni ju . a do deshtoj martesa apo do te jen te lumtur . une shpresoj qe te jen te lumtur
Dona Donaa (10 vite më parë)
Nena Sumejes (10 vite më parë)
Edhe une jame nene me Master por kam zgjedhur reiten e femijeve krahas studimeve. Une kam kryesr mesuesin kjo qe me ben me krenare se neser femijet e mi sdo ken nevoj per kirse apo mesuese shtese se jame une ajo qe do i ndohmoj, jam per ta 24h aty, kjo per mua eshte krenari karrier qe neser femija im te krenohet se i ndohmoj nena e saj se nena e saj eshte e afte, ti ndihmoj femijet ne mesime ne edukim. Respekt per te gjitha nenat si ato qe ndjekin studimet si ato qe i kan lene e skan mbaruar se as nena ime ska mbaruar fakultet por deri diku ka ditur te na ndihmoj me mesime. Tash secila kemi pikepamje te ndryshme dikush ndjek karrierr studime se edhe une masterin e kam kry vajzen e vogel e kam pas e di sa kam hequr per ta kryer, po keto diploma jen per femijet e mi. Ju perqafoj te gjithave vertet te qenurit nene eshte e barabart me secilen do grua pat ose spat diplome
(10 vite më parë)
Mos ta diskitojme rastin por temen ne pergjithesi. Martesat e hershme dhe rreshqitjen nga duart e prinderve te femijeve me fajte prinderve apo jo. U diskutu se asgje te keqe nuk ka nga statusi i amvises por as te punosh nuk eshte gjithmon gabim. Gjithqka mvaret nga ajo se cfare qellimi i ka vene vetes nje grua. Nese dikujt sika ecur me mesime sdo te thot se duhet nenqmuar. Thjesht nuk e ka gjet veten apo te tjeret skan ditur ta nxisin. Cdo njeri ka prirje per diqka vetem varet nga ajo se a e ka pyet veten se cfare do dhe mundet ne jete. Nese dikush e ka patur fatin te shkollohet se ka bere me te ngritur se tjetra kategori. Edhe nese punon nga 8 ore sdo te thot se eshte nene e papergjegjshme sikurse edhe amviset nuk jane nena perfekte. Nje amvise mund te nxjerr talente nese punon me femijet dhe i inkurajon ata. Por edhe mundta qoj dem kete miresi te qendrimit me femijet duke ndenjur me shoqe e kojshi ene tv e tel. Por edhe nje nene mund te nxjerr gjeni pasi te vij nga puna duke i kushtu ato pak ore kohe si momentet me te frutshme. Prandaj secili mund te arrij cdo gje nese i ve vetes nje qellim. I urrej vetem ata qe jetojn veq hajt e se dine se cfare duan.
* *vjollca* * (10 vite më parë)
Portalet e kishin ba lajm ma tmdhej ishin nmosh po ndryshe si do klikohet ma shum...
Jona Jona (10 vite më parë)
Sigurisht Mami,prandaj dhe eshte teme e ndjeshme,e nga ajo qe e mendojme jo rrallehere po del ndryshe ne shkrim,eshte twme e lire,asnjehere nuk,kyqem ne kete kende me qellim ofendimi apo nencmimi,.Ka raste te tilla mjaft,edhe ma heret e permenda jam rrite nga nje nene qe nuk di as nje sgkronje,dhe ajo arriti te na ngrise e edukoj te na bej zonjat e vetes,,dmth nga nje amvise u rritem e u edukuam.Prandaj thuhet te gjitha kane nje cmim,por familja nuk ka eshte e pakrahasuar,perkushtim deri ne infinit...
Mami Eneses (10 vite më parë)
O jona jona mos ti marrin kaq personale se ka nena qe punoj. Nga zori nga kushtet dhe me lon nzemer e bejn punen deris perfundon orari . Po ka prej atyre qe kan primare karierren punen duke mos dashur te n varet nga burri a ndodh edhe pot financohej nga burri sdo hjekte keq .. Une shembull kam kunaten time asaj sdi qka i munogon me ne jet kan el ham dul ilah kushtet qe sdi si t them me dhe prap punon kur s sesht nevoja 2 fmemijet e veggel ne qerdhe dy t mdhejt bredhin erugeve deri sa vjen ajo ne shtepi . Kurse une kam perfunu shkoll kan mundsi punsimi si thojn ne nderrmarrjen t burrit pun si mes miri por nuk duu se kam primare familjen dhe burrin edhe tani pres femijen e par edhe sa kam qen vet skam dasht me qa koken me pun tjeter perveq familjes perderisa sme mungon asgje se neser pasneser me qen nevoj qohna punoj nashta 12 or edhe i lo fmit vet po kur s esht nevoj ... Kjo n varet edhe prej karakterin edhe asaj qka deshiron me arrit njet edhe qfar endrra kemi se jo tgjitha endrrojm Njejt....
Jona Jona (10 vite më parë)
Umujsura kerkoj falje per keqkuptimin,nuk kam dashur as komentuare qellimin qe te ofendoj apo nenqmoj,te gjitja jemi amvise krahas punes dhe karrieres,nuk na bene puna as karriera me te ngritura as mw te ulura krahasim me familjen,,,edhe me pare kam kerkuar falje per keqkuptimet,edhe tani ,sidoqofte(pa dashje e fshiva kom.me heret)
Mami Eneses (10 vite më parë)
Umujusraa met vertet ke fol me vend si thon ska nevoj te flasesh e as qka te shtosh
* Armina * ♥ (10 vite më parë)
Big likee per komentin tend umujusraa. I ke ven pikken ;))
My Sweeties (10 vite më parë)
Nese ato dy te rinj e duan njeri tjetrin uroj me gjith zemer te kene jete te gjate dhe te lumtur. Persa I perket moshes njeher u tha qe ja e 13 dhe 14 vjec pastaj doli I jati I djalit qe i pergenjeshtroi dhe tha qe jane 16 dhe 17 vjecare. Une per vete nuk e shoh si skandallohet. E para sepse ka ardhur koha sot qe cohet vajza 13-14 vjece I drejtohet prindit duke I thene e dua filan person se si eshte ai person I mire apo I keq ska rendesi per vajzen e I shkreti baba ha turpin me buk dhe detyrimisht duhet ta fejoje e martoje vajzen ne moshe te vogel edhe me nje njeri jo te hajrit. E dyta vajzat dhe djemte sot dine gjithcka dhe I ke te gjitha me te dashur dhe rrin gjith diten ne telefona ca nuk shohin e ca nuk dine. E treta nuk jua prishen rinine asnjerit sepse rinia nuk shijohet duke si sot diskove me dashnor e tel etj etj. Rinia shijohet me familje me njerzit qe i do asaj I them un shijim maksimal te jetes kur jam e rrethuar nga njerzit qe dua. E katerta ajo vajza dukej qe ishte e varfer dhe ky djali i pasur dhe bravo i qofte qef kan marre nuse nje vajze te varfer se normalisht ndjekin interesin sot mundohen ti gjejne familje te kapura dhe me para. Njera nga nenat tha qe e kishin djale te vetem. Un uroj me gjith zemer qe atij prindi meqe sjua prishi deshiren te rinjve mos ja prisht zoti zemren kurr dhe paste vec te mira e gezime me djale dhe nuse dhe uroj qe ta trajtoje si vajzen e tij. Ndersa ciftit ju shtofte dashuria pacin jete te lumtur gjithmone dhe me femije in sha a llah. Edhe dicka lexova qe I kishin ndare por shpresoj mos te jete e vertete sepse eshte gjynah.
(10 vite më parë)
Pershendetje nena! Jona, te drejtohem ty personalisht meqe paske lene nje koment qe me beri shuume pershtypjee..cfar ke me nenat amvise ti e nderuar??Nese ti ke kryer nje shkolle edhe ke marr nje titull me behet qejfi per ty, por kjo ste bene aspak nje grua me te ngritur e as me te zonjen per te edukuar femijet sesa nje nene amvise..une personalisht kam perfunduar fakultetin dhe me notat me te larta, kisha dhe mundesi punesimi nga ato qe do te donin shuume kolege te mija por sot jam nje nene edhe grua amvise dhe PO burri im me jep leket madje edhe per pecetat por kjo sme bene aspak te palumtur..per mua prioritet ishte dhe mbetet rritja e dy vajzave te mija..ti thua se nena duhet te jete e afert me femijet dhe tu qendroj pran..te behemi te sinqert, si ndodh kjo ne keto kohet ton??nese sot deshiron te jesh nje grua karieriste do te duhet qe qysh 6muajshe ta lesh bebin tend ne kopesht ose ne mundesin me te mire tek vjehrra apo nena dhe te ikesh ne pune, te punosh 8-12ore dhe kur te ktehesh ne shtepi me shpejtsi maksimale ta puthesh e perqafosh te voglin tend e ta fusesh ne gjume..ky cikel do vazhdoj deri sa bebushi yt te rritet dhe ti te kesh mundesi me leket qe ke fituar \"ta kompenzosh\" kohen e kaluar larg tij duke i plotsesuar cdo teke e deshir..ndersa nenat amvise jane ato qe percjellin e presin femijet nga shkolla, ato gatuajn e lajn tere diten ama jane te parat qe e verejn cdo ndryshim ne sjelljen e femijes sepse i kane para syve te tyre vazhdimisht.. andaj nuk me vjen cudi aspak se nje vajz 13vjece martohet kur te tillat lejohen nga prinderit te dalin nvende qe nuk u ka hije moshes se tyre, te ken simpatija e dashurija, te shohin e degjojn cfar te duan pa limit , vishen si mos me keq dhe jane pa pike kontrolle nga prinderit e tyre qe prioritet kane leket..dhe sipas teje e nderuara jona nenat amvise nuk qenkan shembull i mire per femijet e tyre?? sepse te gjorat kan ngelur ne shtepi duke u dhuruar dashuri femijve te tyre, duke krijuar nje ambient te ngroht e te dashur per familjen e vet, jane te gjora sepse kohen e tyre e kalojn duke sherbyer, lar dhe gatuar ndersa kjo pune nuk sjell as edhe nje lek?? Meqe kaq shuume jemi kapur pas materiales dhe titujve jemi ketu ku jemi..nuk dua te ofendoj askend dhe shpresoj te mos keqkuptohem por ajo qe dua te them eshte se nuk na duhen titujt, diplomat dhe luksi per te mbajtur familje e per te edukuar breza por na duhet dashuri dhe dedikim, kohe dhe durim e A llahu eshte Ai qe jep sukses.
Jona Jona (10 vite më parë)
Sigurisht znj.Minna.Kalimi prej nje faze te jetes ne nje tjeter eshte rruga me e gjate.Sa bukur e thot Umberti echo me librin e tij ,jete dashuri hare,,do ua kisha propozuar te gjithave ta lexoni kete.ka mesazhe te vlefshme per jeten,familjen,dashurine,eshte liber psikologjik por shume i mire.Nese femiju po vepron sipas deshirave te prinderve,po behet ashtu si ka deshire prindi e shume gjera,atehere une kete nuk e quaj dashuri por egoizem,,duaje,mesoje,edukoje,mesoje te jete vetja e jo kopje,...ne rast se nuk shkon ne deahirwn e pridrit ai po debohet,po i imponon nje jete falso,,vertete jane twma te ndjeshme dhe shume te vlefshme per tu diskutuar,duhet te thehen tabut prinder-femije.Pse jo me vajzen te diskutohet edhe per marrdhenien,cilat jane te mirat dhe te kqijat,cilat jane rreziqet qe mund te ndodhet papritur ne situata te pakendeshme,e kish mund ta bej me mire se nena me vajzen si mikja me e mire,babi me djalin si miku me i mire i tij,,mos te presim qe infot kryesore femiju ti merr nga neti,tv,shoqeria,por ato ti merr nga prindi..ka shkur ajo kohe kur per nje 13 vjec eshte then cka din kjo/ femije eshte,po eshte femije,por qe ne moshe te vogel po i lejohet te rrij para tv e lloj lloj seriali,te rrij ne net,pa asnje kontrolle se ku mund te klikoj pa e ditur se ku,,,ka shume e shume per tu thene,,,por une ju pershendes duke ju deshiruar pace,dashuri,shendet ne familje...naten e mire
Dona Donaa (10 vite më parë)
faleminderit per komente e mendime te ndryshme . qelimi im ishte te hapi nje tem edhe te largohmi mendjen nga stresi apo problemet qe na rrethojn ne . pash mendime te ndrysh dhe shum te qeluara ishte knaqesi ti shoh komemtet e juaj faleminderit shum shum . vetem i uroj suksese qdo qifiti nje jet te mir bashkshortore . koha nuk kthet mbrapa ndoshta me von e kuptoj a kan ber gabim apo mir
(10 vite më parë)
Te lumt jona ne ketu duhet te shtjellojme probleme te ndryshme se a duhet apo jo sa e veshtire eshte te eci e shendosh nje lidhje ne keto rrethana dhe me e rrezikshmja kur prindi merr aq kompetenca te femija dhe ja servon cdo gje perpara cofte luksi fati i jetes apo karriera falce. Se sa per ate cfare beri ai nga malisheva le ti gezon te mirat apo le ti ban pasojat
Mami Eneses (10 vite më parë)
Faleminderit elina
E ..... (10 vite më parë)
Mami mami shkruaj ne you tube ( fitimi promo momente te bukura ) dhe te del , po zeri sdegjohet
Jona Jona (10 vite më parë)
Po sikur te ishte per teme emancipimi,shkollimi i femres dhe pyetja:martesa apo shkolla?Cilen do kishi preferuar per femijet tuaj?Vertete kjo moshe e te rinjve ka veshtiresi por a duhet perve se prinder te jemi(po them jemi megjithese ende nuk jam nene)shoke te femijve,te bisedojme me ta.Po nisem nga vetja une babin tim e pata baba por dhe shok,gjeja me e more qe mund te kete nje vajze,nena po ashru me kujdesin e saj derisa kthehesha nha shkolla e sa here jam kthyer e ka dite orarin tek dyert e oborrit cdo jere e kam gjete duke me prite.A nuk eshte kjo ne motivim me shume,pastaj duke marr shembuj cdo here femrat e shkolluara te arritura ne karriere po dhe familje.O nena e di se eshte e veshtire dhe sfide e madhe ne edukimin e femijve,por prinder behuni edhe miku me i ngusht i tyre.Mire ndodhe dashuria ne kohe te hershme,por fol me vajzen/djalin,merr shembull vehten,peripetite qe e presin,tregoi te dyja anet,tregoja udhekryqin qe do gjendet,kahun e orientimit.Sidomos nenat amvise jane shembulli me i mire per vajzen,a me mire do isbte perveq obligimeve te shtepise ta kete dhe nje titull karriere,te jete e pavarur nga gjerat me personale ,e jo te kerkoj lek cofte edhe per nje pecete mujore qe i duhet e mos te flasim per me shume.Nuk them te terrorizohen ata te rinj e te luhet me fatin e tyre,por kjo ngjare le te jete nje mesazh se si duhet te veprohet ne situata te tilla,sikir ne emisionet ne fjermani qe u permenden me heret,ato emisione nuk behen per reklam,por jane tema qe trajtohen dhe ngjarje qe jane per shqetesim,mesazje si te edukohen,trajtohen femijet.Nuk zgjidhet problemi me martese,nese po martohesh nje obiligim po e hjek,martese,po dhe sa po i shton...
Mami Eneses (10 vite më parë)
Elina a munesh me ma qu linkun me pa video. Edhe une
(10 vite më parë)
Ajo vajza i kish kushtet teper te mjerueshme ndoshta edhe skan pas mundsi me shkollu familja saj. E sa per qe e ngreh per hunde kush qohet i pari se besoj. Se ajo nusja u martu per djal hasreti e familje e pasur, veq vjehrrin i ka dhe burrin e saj. Ish all ah nuk i kan nda se gjynah se kush i din punt e veta qysh i kan pas e pse jan martu kaq heret ata e din.
E ..... (10 vite më parë)
Un tash e pashe vidion nusja hajt disesi, po dhendrri gjynah shum i ri.. diqysh me erdhi keq per te pa e shijuar rinin me u be burre me deturime
Narti 24 (10 vite më parë)
Moj nena te mjere ata dy qe jane martu.. poo qka dine ata se qfare ju servehet ne kete jete.. une per veti po ta dija qe qka te pret ne martese (e kam fjalen perveq burrit).. qe gjithekush kshyr me i rras hunt e me tu perzi edhe ne gjume me burrin tond qka bon.. floket qysh i kren.. ku po del. Plus ne moshen madhore qe po i math mire ka po te thojne poo prap aato fjale po te mbesin ne mendje sdi sa.. seee po plas prej inatit qka po jav nin.. isha mendu a mu martu a jo.. e leje mo ajo qyqe 13 vjet qe kush tqohet e meson qka me ba.. e ngren si mash deri te vedijesohet.. plus ai femijaq eshte i varun prej prindit edhe ajo ane komandohet prej vjerrive.. edhe familjen me pa duhet me vet langin e langit.. qe mi than vjerrit e tani me ju kthy pergjigjia te mbrapsht.. pff qfare jete.. te lumtur bojne ata.. ata jane vetem ne andrra..krejt pi ki shkolle leje pune.. edhe lloj lloj po kshyr me tmsu.. e ajo puse qe ska sen..
Erilda :) (10 vite më parë)
Nuk kishin qen aq te ri po portalet e banen te madhe kishe kumedit qka u bo,qifti ishin nga malisheva edhe ket djalin e kishin prinderit e vet pas shum viteve edhe babi vet kish than vet kan dasht se nuk i ka obligu askush po na shqiptart e hajm buken ton e i kqyrim punt e huja,hajt se gjithkush i din punt e veta ma mir
Mira L (10 vite më parë)
Un jam kunder martesen ne mosh te re. Mashkulli duhet te jet i pjekur per te mbajt nje grus per te kriju familje e per te respektu familjen e gruas. martoet mashkulli 16 vjet dhe kur vjen ne moshen e pjekuris e tradhton gruan sepse nuk i duket me interesat u rriten bashk.por nga ana tjeter kan ardh koh te kqija krejta vajzat e djemt prej ne 8 vjecare me dashnora naper rrjete sociale cfar sbejn. Jet te lumtur ciftit
Mami Eneses (10 vite më parë)
A munet me ma qu diskus linkun me kqyr bash isha kon e intereume me pa at tmerr teper t ri bre all ah all ah
(10 vite më parë)
Per qe thash jam kunder martesave te hershme nuk e mbeshteta mendimin e asaj se le te kalojne e ta provojne dashurine pa limite. Zoti na ruajt marrdhenje shtatzani e lenje e bebave kudo. Vjerri tha se jan feju 13 e jan martu 16 e kta kan pas miqesi nder vete e fmija jane pa e jan dashuru. Spo me intereson darsma e tyre se ma mire me lidh martese se me jetu per faqe te zeze. Por une e mbeshtese biseden me femijet edhe ne aspekte me private qe ta fitosh besimin e femijes dhe ti tregosh se normal qe tash e pelqen dikush por neser mund te te pelqej dikush tjeter dhe ti si djale nuk duhet te luash me ndjenjat e vajzave. Si te duket dikush motren te ta ngacmoj apo ta bej te vuaj e ta lej. Shiqo merr masa e kur te rritesh edhe pak dhe vertete e ndjene se e do nje femer qe e ke pelqy dhe sjellja e saj te le te kenaqur qe neser te jete nena e femijeve te tu atehere martoje. Jo martesa te hershme se ne qe patem me shume vite na doli per hunde sa sprova e telashja por edhe jo martesave te vonshme. E kursesi bashkejetese e kalo me nje e kalo me tjeter
Zana A (10 vite më parë)
Nana e sumejes mir e ki se shumica jon katunar, une per vete se kisha martu fmin tem ne at mosh okej let mbajn lidhje tek e fundit se edhe nese mundohesh sun i ndan,po ka sene tjera ma me rendsi se martesa ne at mosh,kap shkolloje vajzen motivoje me sene tmira e qeshtu mu mundu me ja fut koken kah e mbara qe edhe nese martohesh te pakten je ma shum me vler ne familjen e burrit.Une e njoh ni kusheri i jemi e ka martu djalin me ni qik 15 vjet edhe paramendo ne pazar te kerrev jon taku se kan shit dyt lop edhe i ka than a ki djal me ta jep qiken heeejjjjj qfar katastrofee, edhe i kan martu se ajo qika kogja e hjeshme po kur jon martu ajo qika pa dit sen hiqq bash senn edhe jon nda,po edhe prindi pot mer ne qaf,veq me hek qiken prej shpis,ne at mosh me martu palidhje.Nejse tash na smunem me dit qa ka aty mrenda ma shum veq prej kendveshtrimit te jashtem shum keq po doket
Albatrit (10 vite më parë)
Jona mbeshtes mendimin tend se per to puna e tyre por nese kishte ndodh te femijet e mi une thjesht kam deshtu si prind I tyre munges a e informimit dhe shpalosja e ketyre temave sjellin ne situata te tilla ne nuk flasim e punojme me femijet tane prandaj kemi shtatzani e aborte sa te duash
Liberta Imee (10 vite më parë)
Vjehrri vet. Tha en lajme qe njani i ka 16 tjetri 17 ama se nuk ishin 13 vjeqar. Spo din njeri qka me menduu veqq edhe 17 vjet trii. Jonn. Po thomm. Se une 20 vjet jam martuu drejt prej mramjes tmatures unazen ngisht hahahahh nese jan 17 vjet spe marr qaq tragjikee. Veq 13 vjet mu dokk. Shummm keqqq perserii ma mir qe i kan martuuu. Se me boo namii nejsenn hahaha
E ..... (10 vite më parë)
Dhe un jam kunder martesave ne moshe te re, por kur te rinjte duhen me mire ti mbeshtesesh sesa te ndoll kjo qe thojn nenat me poshte... ne ket rast me vjen keq se lexova qe kta jan ndare deri te bejne moshen madhore per martes
Lejla Alihoxha (10 vite më parë)
Shum te ri teper! Un at koh i kom rujt lopt te nana hahah edhe mu doke vdekje kur me shtishin mi lshu amo tash po thom ahhh veq edhe niher me kan at koh.apet ma mir te burri i vet sesa qe po lindin fmi e po gjujn e po abortojn e po lajn spitaleve kjo ma tmerrr per prindin e vajzes.met vertet u bo e veshtir me rrit fmi sidomos per vajza
Lola 82 (10 vite më parë)
e kom kqyr ne yotube at dasum per gjyna te zotit djali ajo nusja qerrpik nuk rrehke djali katastrof tamn fmi prind per menimin tim budall ishin po si lejohet nje fmi 14 vjet mu martu per gjyna veq hajt te martoj
(10 vite më parë)
Valla lind shume mire e paske thon bravo, koment korrekt. Hin ka gjermanija kqyrne cdo te merkure i qet grat qe lindin. Emisioni quhet kur femijet lindin femije, edhe krejt i mbeshtesin, plus dalin nkamer kur lindin edhe mbrama ndahen nga aj i dashuri i rrisin fmijet vet. Dhe secila eshte 16 vjece ....na ktu tu shkri men jo po e jo joo, e jo turp pfffff leni njerzit rahat nshpi tvet. Na buken tone e ham e gajlet e hallkut i bajm
**mah-babies* * (10 vite më parë)
Me shum jam pro ksaj martese se sa amoralitetit qe shohim ne rrug cdo dit. Ky eshte mendimi im,se edhe qajo femer qe nuk martohet 16 vjeq po del me 104 mashkuj si ka mend as te msimi as te e ardhmja e saj,bile kjo merr nje far pergjegjsie ne vete e pjeket me heret.
M N (10 vite më parë)
As une sjom pro marteses s hershme , mirpo shume e bonen t madhe kta bile jon martu edhe e din familjet sesa ne ket kohe ku shume te reja bojn gjanat t pahijshme fillojn me imoralitete sene .Zoti I udhzoft.
Rajana...... Thesari Im (10 vite më parë)
E tash na qe po komentojmë këtu a kemi me kthy mbrapa aa??joooo.. Ka ndodh mo ishalla janë te lumturë deri ne vdekje..jemi popullë qe i bajm gajlet e huaja e bajm thashetheme se ne perendim kush si kupton kur martohen ..njohë femra ktu qe kan lind 16 vjeçare edhe se bajn kjamet si te na ...
(10 vite më parë)
oj manti po sa gra ka qe po ndahen jo vetem se jan martu te reja po plot ndahen e n ks ja lejn fmit burrit ca i vyn jeta pa fmi un di plot raste per mu ma mire me u martu kur je e sigurt se e re fmi
**mah-babies* * (10 vite më parë)
Kjo puna e viteve ishe gabim se ishin pak me te medhenj,po fundja ma mir me u martu se me bo abort e me i gjuajt foshnjet ne shporta te mbeturinave. Sjam aq pro ksaj,por kur behet behet me.
Nena Sumejes (10 vite më parë)
More e ka Besa, se ne ditet e sodit shume u be veshtir per vajzat e sidomos per ato ne shqiperi qe perdit qatkullojn videot duke u raf per djem duke u raf vajzat per amoralitet bile kta jane pelqy e jane martu po shume te ri. Ne dite te sodit vajz 20-22vjeqe ske shansa me gjete se krejt prishen prej moshes 13v tu shku me turli djali e tu bo amoralitet e masandej smundjet , mosvetje shtatzan lrejt kekto kane pasoj perderi sa Zoti i cili na krijoi i ka ndaluar dmth ai e din gjendjen tone me mire. Ka femij shembullore po ec rruges i sheh vajzat nga 13-14vjeq tmerr far te ecuni qfar veshje ee Zoti mos na sprovoft me asi femij se ndite sodit po luan rol shoqeria imponimi telefonat
(10 vite më parë)
un 23 jam martu e pom duket heret po ma mire me shku vajza para martese se mas martese se ca din ajo sa esht aq e re mendon se e don po kur t kalojn ca vite i merzitet e hap syt tjeterkun ma mire me u martu ma von e me qen e sigurt per at qe don edhe per jeten qe t pret se martesa vec sakrific ish per qef kishim nejt te nona
Dona Donaa (10 vite më parë)
jona edhe une mendoj ashtu si ju
Jona Jona (10 vite më parë)
Pse duhet te marrim shembull anen negative,sjelljen e tyre ,kur ka plot vajza,djem qe mund ti njohim,qe i kapen librit shkolles,kane edukate,e shume gjera pizitive.Femijut ne radhe te pare duhet ti mirret nje shemb.pozitiv dhe duke e motivuar se do arrij shume me shume,e jo ,po u bere si ajo/ai,do behesh me zi,et..kush po ua lejon internetin,kush po ua blene celularet,sigurisht qe jo fqinjet,kam pa shume raste por edhe kur kane ardh musafir,a i jepet femiut 2vjec celulari apo ipad,edhe nena me krwnari thot,krejt i ka msu me mire se ne,kjo eshte edukata qe po u japim femijve,gjerat e mira mirren,piqen nga familja,,,me falni nena po asesi nuk mund te e akceptoj martesen ne moshe te vogel..mendimi im
Dona Donaa (10 vite më parë)
eshte mos e vogel per martes . po besa mir e ka qe ne moshen 13vjeqare ka vajza me frajera me telefona ndor rrin gjith diten ne fb instagram etjera edhe shumica prej tyre nemoshen 16 vjeqare kyren mardhenje .ma mir eshte nje martes sesa te shkoj me qdo njeri vajza
Arii Arii (10 vite më parë)
Mua spo me vjen as pak qudi, shum e shum ne KS ne at mrosh kishin nje dashnor/dashnore, e kta bile veq e paskan ba ashiqare dhe bile sipas fes ma shum e perkrah qe jan martu, se sa mu en posht e nalt! Me gjithse kjo mosh nuk esht per lidhje/martes sepse ne kte mosh duhet kry shkoll e martesen e nxen edhe ma von, amo ma mir mu martu sesa mu sjell posht e nalt se edhe martesa me brina sesht po sikur nje lidhje asgje ne dit te sodit spo lihet mangu, edhe qe spo jan te martum po ne lidhje fatkeqsisht
(10 vite më parë)
Sa per haber mos e ki dert por beni e ju rreshqiti kemba e pas 9 muajve atehere duhet dado per te tre
Emma A (10 vite më parë)
Aty siq e pam te gjith ata ishin femij ama shum femij.Sepse menyra se si rrinte \"dhendri\"ishte per gjynah.Sdinte si te sillej.Ska faj sepse eshte femij,dhe femijet kan vendin ne shkolle ne shtepi ne kurse aktivitete siq duhet te jen femijet.Por prindrit e tyre kan faj kryesor ketu.Jo \"Cifti\"!Prinderit duke e dit qe jan femij le qe kan pranu te martohen por ju kan bere edhe dasem me tradita tona.Ne vend qe te shqyrtohet e ti ndalojn femijet qe tmartohen ju ben edhe dasem edhe ja bonen share ne internet qe ta shofin te gjith.turp i madh.Dhe pavarsisht gabimit te tyre prindi del jep intervist sikur su be asgje dhe eshte normale.Jam e sigurt qe \"dhendrrit\"do ti duhet kohe per me u mesu me pas mardhenie me \"nuse\"sepse thjesht jan femij e sja kan haberin ksaj pune.Cka te them ma shum!!
(10 vite më parë)
Sa simpatia e sa dashuria po ndrrohet sot deri ne nje moshe kur po piqet njeriu. Edhe nenen time 15 vjeqe e kan martuar por kur nuk ka qene e lumtur me moshen sepse ka mund te arrij diqka me kohe e jo pas kohe te bej gjera te medha. Nese rinine nuk e shfrytezon si duhet dhe edhe nese diqka nuk e qon deri ne fund por te pakten e ve ne rrugen e duhur atehere do te vij nje dite qe do te thuhet Ahhh t\'isha kon edhe ni her i ri. Ti ishe por i grahe ndryshe se stu prit me u pjek e me e pa cka po don ne jete. Spo e paragjykoj aske sepse secili ka nje arsye edhe pse neve mund te na duket e logjikshme apo banale por ka raste qe prinderit aq jau bejne jeten femijeve si me shkop magjik e prodhojne parazita e dikur ai femije ka me ju kthy prinderit me i kerku llogari pse e qoj ne ate gjendje
(10 vite më parë)
Qika 16 e djali 17 vjet. Ama portalet kan egzagjeru pak si teper. Mu per vete spom vjen intersant se nuk eshte hera e pare qe po degjoje ka plot vajza te reja qe martohen ne kete moshe. Nuk do te thot qe prinderit i obligojn ama po shkojn kinse ne shkolle e mandej po dashurohen qeshtu. Edhe kta jan deshte kan ba dasem nuk jan kurorezu qe me than martes, thjesht kan ba nje aheng. Perderisa 80 % e femrave qetu nportal jetojn jasht e din shume mire qe ktu qikat me 16 vjet kryjn marrdhenje sexuale edhe nuk mundet askush me i ndalu. Kan lidhje dikush bashkjeton e nese familja nuk e perkrah i merr jugendamt qe kujdeset per te rinjet. Edhe kta njejt jan veq pse kan ba dasem. Eshte jeta e tyre ne sjemi askush ti paragjykojm. Boll na kan lodh dje ne fb non stop portale te ndryshme tuj e qit,tash edhe ne portal e pashh....
(10 vite më parë)
Me cfare po degjojme e cfare po shohim,per mendimin tim me mire qe e kane kurorezuar dashurine e tyre me martese. Edhe pse te rinj mendoj se e marrin njeri tjetrin me seriozisht dhe cdo gje ne te ardhmen e kalojne bashke. Me mire keshtu sesa te jene te dashur, te lidhur, sic eshte e modes tani. Ku te gjitha gjerat konsumohen ne kete lidhje. Per mua me e demshme eshte kjo e fundit sesa martesa ne kohe te hershme.
Albatrit (10 vite më parë)
Per vete ne kete rast nuk mound ta quaj as dashuri kjo eshte vetem nje faze cmendurie ne kete moshe ku mendon se ke arritur kulmin e dashurise kur hy ne martese e sheh sa e do ate person e do kur ai te respekton ty kur kujdeset per familje per femijte e vet e do kur gjen kohe per ty kur I mbeshtetesh per gjithcka kur eshte miku me I dashur dhe 1 ne jete e jo armiku yt I perditshem kur te ngushellon e jo lendon ne cdo cast kjo per mua eshte dashuri e ajo tjetra thjesht nje cmenduri respekt per te gjithe
Liberta Imee (10 vite më parë)
Jonnaa nuk mund te gjejm. Gjuhh ma te mir. Pom dhimet ajo qikka shummmm. Se atyy ska dashnii breh qka dinn qka o dashnia. Turp per familjenn
Albatrit (10 vite më parë)
Nuk dua te gjykoj te tjeret por une personalisht kisha nje porosi keni obligime me te medha sesa martesa shkollohu punesohu dhe me pas pergatitu mire e mire se me ke po fillon nje jete te re nese keto si mendon nuk do te thote se do ndahesh por do te hasesh ne shume ngateresa qe sdo jesh ne gjendje te besh asgje se ke fillu nga e fundit e jo nga e para
Albatrit (10 vite më parë)
Martesa eshte nje kapitull i ri I jetes ku te gjithe hasim ne ndryshime te medha nga ajo qe kemi qene rrugetimi fillon me day persona ku duhet pjekuri maturi qellime dhe vendime jo te gabuara martesa e te miturve behet nen ombrellen e prinderve dhe ata persona e kane veshtire te jene te pavarur ne jeten e tyre te metutjeshme ku eshte shkollimi I tyre arsimimi emancipimi I asaj femre
Jona Jona (10 vite më parë)
Jo te paragjykohet ,por si ne te gjitha shtetet edhe ne ks eshte e ndaluar martesa nen moshen 18 vj.e sa per prinderit nuk e di cte them,cfare ineteresi apo arsye mund te kene tua ndalesh rriten,tua shuash enderrat,tua cungosh te ardhmen,gjithcka mund ta quash kete,por jo dashuri as ne mes re rinjeve as prindrore,femija duhet te rritet re edukohet qe nje dite te krenohesh me te,te jet zot i veetvetes...me,falni per gjuhen e ashper ,por vertete nuk mund te gjej fjale me tw buta,,,???
Kaltrina1989 (10 vite më parë)
Katastrof!!! Hajde hajde ata fmi e sditen po familja qysh i lejun e kom lqyr dasmen n youtube,teper mu kan dhimt aj djali kishe dhandri rrike si qyqe ,ka ja lejshin paret nuses nana e tij i merrke e i qoj dikun e ky dhandri e kqyrke ka pi qon se kishke iden qe o dasma e vet mu sill si i rritun,po ska faj sun sillet kur se so qaq ment e fmis mo haj medet Zot runa
Liberta Imee (10 vite më parë)
Nuk mundesh te mendosh asgje. Kur skan menduar prindrit e saj mka habit. Kjo qeshtjee pluss sa shyhretinn zoti na rujtt. Smundemi te paragjykoimmm asgjee ndoshtaa ka nje arsyee kjoi punn sepse me martuu. Fmienn. Qe ende i ka pelenat i gjindenn so normale
Jona Jona (10 vite më parë)
E si mund te flitet per emancipimin,arsimimin,shkollimin e femres ???Eshte mjerim i shoqerise ne kohen qe po jetojme,te flitet po edhe te veprohet ne martese te femijeve adoleshent,kjo nuk do shumw koment?
nena sumejes (10 vite më parë)
Mua per vete sme suket ne reegull diqka qe se kisha dasht per femijet e mi normal se sme suket more as per tjeret. Po edhe me pengoj se si e kan publiku ne media edhe u bo e madhe normal neper net qarkullojn videot e dasmes, qe skan te drejt me i publiku ne tv hiqqq. Po edhe kto sene me shume ndodhin ne katune , une ende skam ndegju qe u martuan filoni nga ky qytet qe jane qytetar po me shume neper katunde se di pse. Se ne dite tw sodit jemi te informun njesoj. Spo di skemi te drejt te ngatrohemi hiq se ata kan prinder dhe kane arsye pse e kan bere. Por mua sme ka pelqy hiq aspak aspakkk
* Armina * ♥ (10 vite më parë)
Te them te drejten as mua nuk mu duk normale kjo martese. Ato jan femije che se dine ende se çfar duan nga jeta. Si mund te mendoje nje çift i kesaj moshe te krijoje familje kur ata vet akoma se kan fituar pjekurine? Nejse çdokush di vet si vepron por mua nuk me duket normale. Ndoshta dashuria qe kan per njeri tjetrin do ti mboshte te gjitha pengesat.
(10 vite më parë)
Une jam kunder martesave te te miturve. Jo pse nuk jan aq te menqur e te zotet ta qojne nje martese deri ne fund sepse kurdo qe te martohesh je fillestar ne martese por per faktin se jane te rinje dhe mund te vendosin per gjera tjera primare e edhe bashkeudhetari i jetes nderkohe ama jo ne kete moshe.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?