Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A keni njohuri!
Pershedetje nena.un i kam dhuruar nje te afermes time qelizat e vezoreve por u ben dy muaj dhe ende nuk jan fekonduar vetem 6.dubet 11.pse po zgjat aq shum apo duhet prap dhuruar?
Lejla Alihoxha (10 vite më parë)
Luna Luna (10 vite më parë)
Po vezet jan qiftezuar 100 % por ai qifti po dojka me zgjedh gjinin e po u deshka me i pas 11 te qiftezuara e 6 qenka pak.E ndoshta i duhet perseri me i dhuruar qe pranon kjo perseri me marr Hormone(ineksione) prej fillimit me fillu gje qe eshte e rrezikshme per shendet te saj...
Ina ** (10 vite më parë)
E kuptoj por meqe tha qe disa ende nuk jane fekonduar etj, mendova qe mund te nderpritet ose dicka e tille, ose nese duhen dhuruar prape, meqe kete ka pyetur, te mos dhuroje me..
Luna Luna (10 vite më parë)
Ina kjo sarandina i ka dhuruar qe dy muaj \"veze\"folikulat tash ne skemi qa e diskutojm se kjo pun ska kthim mbrapa jan qiftezuar vezet besoj qe edhe smundesh ta anulosh se kjo pun thuajse eshte ne perfundim.Mir nga ana e shum nenave qe kan shpreh vendimet e tyre qysh kishin vepruar ato por kjo i ka mat punt e veta tash per mendimet tona eshte von se eshte edhe nga ana shpirterore e materiale kushton po qe i bjen i pishman.Kjo sdmth qe 100 % do te ket sukeses vetem ishalla sju humb mundimi qe e keni ber nga te dy anet...
Ina ** (10 vite më parë)
Duam sduam ndikohemi shume nga ato qe lexojme.. gjithe diten me ka ardhur ne mendje kjo pune. Po mendoja, po sikur nje dite te ndahesh nga yt shoq ( shpresoj te mos ndodhe kurre por jetes nuk i dihet) dhe mos ta shohesh kurre me ate femije?!! :(( Me vjen shume keq qe te shkruajme keshtu, te merzisim, por ndoshta dikush duhet te ta thote qe spo ben gjene e duhur.. e dime qe e ben per te ndihmuar dike, por mund te demtosh shume te tjere, por sidomos veten dhe beben qe do linde.. mendo sikur nje dite te te kerkoje llogari, te te thote pse me dhe te nje grua tjeter? Ndoshta je akoma ne kohe te mos i vazhdoni procedurat, te bindesh edhe kunaten qe do i hyni ne hak nje krijese te pafajshme.. dhe ai femije sdo jete i saj gjithsesi.
(10 vite më parë)
Ndoshta eshte gje shume humane kjo, ama une skisha mund kurr ta bej. Shume e vshtir po dihet qe ai femije eshte i yti...
Bebi Bebushi (10 vite më parë)
Diqka po ju tregoj sa per sqarim kur behen kto shtatzani zakonisht behen psh gruja e huazonn mitren (barkun ) behet nene mbajtse ne keto raste e ndrojn edhe adn ateher ajo nan qe e mban eshte vertet veq mbajtse ska te bej me femijun por kto proceduraa ktu nballkan bile as ne turqi nuk behen ne amerik ndoshta e per evrop skam lexu mesiguri edhe ne evrop perendimore po prap sjam sigurt se eshte mjeksi e re. Adn eshte ajo qe na lidh gjenetikisht me familjen je sje ti nana vet eshte vllau motra e fmive tu. Sido qe te jete sarandina ti ke vendos dhe u befte si eshte ma hajer . E kam pas ni kojshike mas tre femijve vendosi me mbet shtatzan me lind me ja fal fmiun kunates pasha Zotin i vdiq fmija asaj ne lindje pastaj mbeti prap shtatzane dhe e mbajti oer vete vajzen.
Dita Rrustemi (10 vite më parë)
Kjo eshte reptesisht e ndaluar ne baze fetare islame....por ne te gjitha gjasat ti je e ema e bebit...pa marr parasysh se kush e mban ne bark bebin per ca muaj....bebi eshte i yti....kryesorja eshte veza sperma....e ne kete rast ty te bje qelizen vez me bashku me sperm te dhendtit....keshtu perzihen gjerat sa qe i hy ne hak vetes burrit femijeve...i bie taman me ja fal fmin tend dikujt....nuk te flas per me te shqetsu pasi qe une nuk fitoj asgje....por dije heret apo vone do behesh pishman.....
Luna Luna (10 vite më parë)
Aha sa i perket zgjedhjes se gjinis skam njohuri sa duhrn te jen por masi ka mundesi ta provon isHalla zoti i ndihmon e ka sukeses ...
Lejla Alihoxha (10 vite më parë)
Un ne baz te infos kam lexuar se do ti ket disa gjene te mia dhe ne adn del femija im ndersa nena biologjike do te jet nena qe e bart.nejse un hapin e kam marr qelizat i kam dhuruar pa asnje mendim sepse kur nje njeri eshte nevoj per mua un smund te rri rehat pa e ndihmuar.Ska qen e leht as per kunaten te me thot ende e mbaj mend ate dit sa ka qen ne siklet.shpresoj zoti asaj tja plotsoj deshiren gjethqk po e le ne dor te zo tit
Ina ** (10 vite më parë)
Sarandina, ti tashme e ke vendosur e dashur, dhe ne vetem japim mendimet tona, ndoshta pa te mbushur mendjen qe ti je e ema e femijes.. mendo qe ai femije mund te jete pothuajse kopja jote si pamje, a do ishe rehat ta shihje ne nje famijlje tjeter? Mund te te ngjaje ty si karakter e gjithcka?!! Plus eshte vellai ose motra e femijeve te tu?! Dmth eshte femija jot.. mendoj se ti si fillim i heq te drejten kryesore, te rritet me ty!! Sado te thuash qe nena biologjike eshte dikush tj, nena e femijes je ti! Mendohet se dikur femijen mund te arrijne ta rrisin ne laborator(nuk e di a kane provuar akoma) nena nuk eshte laboratori, por ajo qe jep vezet :( e dashur eshte nje sjellje shuuuuume humane nga ana jote, rralle mund ta beje dikush, por duhet ti mendosh te gjitha para se te mos kesh me kthim.. edhe pse thua qe kunata eshte e ema, nuk do e kesh dot vetem femijen e kunates :( gjithmone do jete nje lidhje tjeter.. edhe femija kur ta marre vesh jam e sigurte qe sdo e kete te lehte.. Me vjen shume keq qe te shkruaj keshtu, sdua te te merzis, por ky eshte realiteti :( une them Mendohu edhe njehere nese nuk ka perfunduar procedura.. nese ke hallin qe nuk terheq dot fjalen mbrapsht, shpjegoja kunates, lexoni me shume, ndoshta as ajo sdo doje dicka te tille.. :(
Lejla Alihoxha (10 vite më parë)
Flm shum Mami Loreses per informimin por ajo deshiron edhe zgjedhjen e gjinise per ata duhet 11 desha te di a ka nevoj per me shumë.gjersa kam lexuar ne internet jam informuar se do ti bart gjenet e mija sepse aj femije rritet nga gjaku i asaj gruaje qe e bart d.m.th nena biologjike eshte ajo.
Luna Luna (10 vite më parë)
Sarandina gjest human nga ti dhe zemer fort.Ti ke ber pyetje qe kur ke filluar terapin dhe e ke treguar qe e deshiron me gjith shpirt ta gezoj zoti kanten tende me femij per kunder qe ne fe e kemi te ndaluar nejse ska diskutim kjo pun me se ka perfunduar puna qe ka qen nga ana jote.AI femij do ti ket 50 % gjenet nga ti dhe 50 %nga kunati(dhenderri) yt.Ti i ke prodhuar mjaft folikula per nje grua qe ska Probleme me fertilitet eshte rezultat i mir se me prodhuar me shum/pak dmth sjan aq shancet e mira se jan shkaqet tjera qe e ndalojn shumimin e teper/mos shumimin e folikulave.Tjeter 6 folikula jan qiftezuar prej 11 me sa e kuptova kjo sdmth qe folikula tua kan qen te dobeta por kjo nvaret nga sperma e kunatit tend dmth kualiteti ti tij ska qen aq i mir dhe per ket arsye ndoshta as ato 6 sjan aq kualitet i mir qe sja bejn transferin pa qen tsigurt mjekt.Ne anen tjeter ato Foli.i kan ngri dhe sju hup aspak kualiteti mos ke frik vetem i rrit gjasat ma shum per shtatzani dhe 6 copa jan mjaft se 3 mirren ne mbykqyrej ose max 6 dhe deri diten w 5 mbikqyren dhe behet transferin.Ndoshta kunata jote si pregaditet mitra mir per transfer perqata ja shtyjn se kjo pun kushton shum edhe asaj por edhe mjeketve emri ju zhduket nga mos sukeseset.Sidoqoft ishalla ka sukeses.
(10 vite më parë)
Sarandina, ai femije eshte i joti edhe biologjikisht edhe me gjene, kunata jote vec nbark ka me majt kurgjo ma shuume..pikerisht per kete shkak edhe me islam osht e ndalume nje pune e tille.. e cmoj shuume deshiren tende per me ndihmu kunaten, lum si ti qe ske pritu mirepo nese thu qe sdon me pa femijen tend ne nje tjeter familje ateher duhesh me u informu pak ma shume para se me shku procesi nfund..vendimi te takon ty edhe une sjom kerkush per me u perzi mirepo ne ndalesa te A llahut ska hajr. A llahu ta shperbleft mundin dhe njetin e mire e kunaten tende e furnizoft me femij te shendosh e te hajrit.
* *vjollca* * (10 vite më parë)
Informohu mir
* *vjollca* * (10 vite më parë)
Jo sarandina nena biologjike do jesh ti krejt gjenet tuat do jen ajo vetem do e bart ne bark femijun tend un kam lexu per ket tem.gjest human prej teje.bravo
Lejla Alihoxha (10 vite më parë)
Un kunatew time motres te burrit.ne spitalin lindja
Bebi Bebushi (10 vite më parë)
Normalisht skam te drejt mw te pyt dhe ke te drejte mos me mu pergjigj por nese fmiu ka adn tande aji fmi 90% ngjan me ty edhe motra vllau kan 90% adn te njejt me tonen edhe kishte qen ok mi perngja tezes (ty) apo tezes me adn (nanes vet)
Bebi Bebushi (10 vite më parë)
Sarandina a ban me te pyt a e ke bo per motren tande
Maja .... (10 vite më parë)
Zoti te shperblevt me te mirat e tij sa gjest bujar ke ber.. kujt ja ke dhuruar vezoret edhe nese bon me tregu ku ncilin vend se gruja agjes tim qe 20 vite ska femij 3 her ka provu me ivf spo ka sukses heren e fundit e ka provu te bahceci te mjeku murat i ka then se ska shanca ma se je mbi 40 vjet e thash mja dhuru dikush edhe asaj nashta kish pas sukses
Lejla Alihoxha (10 vite më parë)
E kam ber me plot kenaqesi dhe vullnet as mjekimin skam prituar ta bej vetme qe ta shohe te lumtur personin qe ja kam ber kete te mire
Rrezarta . (10 vite më parë)
Megjithat po te vlersoj shume...met vertet e paske zemren e madhe qe ke shpreh gatishmerine mej ndihmu..
Lejla Alihoxha (10 vite më parë)
Gjenet i ka te mijat rrezarta gjentik eshte i imi ama biologik eshte i nenes qe e linde ne analizat e gjakut del i nenes qe e lind d.m.th nena biologjike eshte nana ae e bart ne bark dhe nena gjwnetike jam un me Adn...
Rrezarta . (10 vite më parë)
oj zemer po kur te bashkohet folikuli yt me te burit at formohet embrioni...Dua te them qe nese merren folikulat e tu ateher femija eshte i joti 100 %....Pom doket skoke shume e informume rreth ksaj shume...Une tash qe skom desgju qe e ka provu dikush as menja sma ka marr,,,a neper filma kom pa edhe kshtu kom lexu mbi shkencen...edhe vet prej logjikes nenkuptohet qe nese merren folikulat tua ateher femija eshte i juji..Mos me keqkupto spo du me paragjyku asgje vetem se jasht mase u qudita sa ka arrit shkenca ne mjeksi e poashtu edh ene kosov...
Lejla Alihoxha (10 vite më parë)
Asnje efekt ansor nuk ka.nuk eshte femija im ne asnje menyre vetem disa gjene i ka te miat sepse nena biologjike eshte ajo qe e lind.se me pas qen ashtu skisha pranu asesi me pa at fmi tjeter fam...folikulat e qelizes vez merren nuk e di se ne qfar menyre sepse gjat procesit se marrjes kan qen e me anestezion total!.Rabije nuk e di per ata se a eshte gjynah a jo ama ne Ku Ran shkruan se je i lir ta kerkosh ilaqin qdk kund.edhe dhjami i derrit eshte i ndaluar ama kur eshte puna per ilaq te lejohet!
Rabije. M (10 vite më parë)
me vjen keq te them por me islam kjo menyre e te dhuruarit eshte e ndaluar, shpresoj te mos hap debat sepse nuk kam ate qellim por mire kishte me qene me u konsultu me njerez te dijshem per keso rasti , ne kete rast me hoxhallar. mirembetshi
Rrezarta . (10 vite më parë)
o nana sot po degjoj per qito....pom vjen shume interesant...nese merren qelizat vez tuat...atheher i bjen qe femija esht i yti...spjegoma ma gjeresisht oj Sarandina...se une veq ne film i kom pa qe mujn mu bo qeto...
Nena Sumejes (10 vite më parë)
Sa gjest bujar nga ti. E tash nese ajo lind femij a i bie se ai femij edhte edhe i yti. pas jane vezet e tua, nuk e kuptuj i bies dikur donatori qe jap spermen e llogaritet femija i tij. Edhe une kam kunaten qe tri vite ska femij , a eshte i sigurt ky prices dmth ska efekt anesor me vone per donatoren?
Jeta Rina (10 vite më parë)
Flm shum
Lejla Alihoxha (10 vite më parë)
Ni diten e tret te ciklit duhet te shkosh ne kontroll dhe te fillosh mjekimin.jan injeksione qe merren ne bark per 12 dite.pastaj shkon mua me kan jeo anestezion total d.m.th mkan pi krejt ama masi mka dal gjumi skom pas dhimt as sen.vetem ne detaje shkurta te tregova
Jeta Rina (10 vite më parë)
Une nuk kam njohuri veq deshta me te pyt ty si ja ke dhuru me operacion apo me shiring ne qfar menyre se edhe kunates tem i ka than mjeku nuk jet shtatzan veq nese ti jep dikush qelizat vez

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?