Doktoresha me tha qekam ovarian cyist dhe prolaktinen elarte ndaj me ka dhene te pij njer ne tre dite dostinex dhe per 5 dite resht primolut-N a ka gje nqs i pij te dyja njekohesisht
pershendetje Suzi,
un peshen e kam humbur prej se kam perdorur ilaqet kurse perpara ska pas shanc me humb pesh edhe pse u merrsha me sport
ktu ta bera kopy paste ku mjeku spjegon me mire sesa une lidhjen me metforminen, te pershendes
Gratë shpeshherë kanë vezoret policistike. Kjo do të thotë se vezoret prodhojnë më shumë folikula se ç’prodhojnë normalisht gjatë një muaji. Zakonisht gjatë një cikli menstrual fillojnë të maturohen rreth 5 folikula dhe së paku një folikul i cili ka qelizën vezë ovulon (domethënë e liron qelizën vezë). Por, një vezore policistike fillon të maturojë së paku dyfish më tepër folikula se normalisht. Shumica e këtyre folikulave rriten, por nuk e lirojnë qelizën vezë.
Une ju këshilloj që ta ndryshoni mënyrën e jetës me qëllim që ta kontrolloni peshën trupore.
Grave me PCOS që duan të mbeten shtatzënë iu jepen barna për trajtimin e sterilitetit si klomifeni, tamoksifeni dhe gonadotropinat.
Nëse jeni mbipeshë, përpara se t’ju përshkruajë barna gjinekologu ju jep disa këshilla se si të ndryshon mënyrën e jetesës. Edhe një humbje modeste që do te keni në peshë, bën që vlera e insulinës t’i afrohet normales dhe mundëson që të shfaqet ovulacioni. Një përparësi tjetër e humbjes në peshë është se nëse mbeteni shtatzënë, do të keni rrezik të ulur për të zhvilluar diabet gestacional gjatë shtatzënisë. Diabeti gestacional është një formë e sëmundjes së sheqerit e cila shfaqet gjatë shtatzënisë dhe paraqet rrezik për juve dhe për beben tuaj.
Nëse barnat nuk kanë efekt, atëherë te disa paciente mund të bëhen edhe intervenime kirurgjike. Gjinekologu bën të ashtuaquajturin ovarian drilling me laparoskop. Gjatë kësaj procedure shkatërrohet indi ovarial i cili prodhon hormonin mashkullor testosteronin. Efektet e intervenimit kirurgjik shpeshherë janë të përkohshme, por ovarian drilling e përmirëson baraspeshën hormonale dhe rivendos ovulacionin për një kohë të mjaftueshme që gruaja të mbetet shtatzënë. Ovarian drilling është po aq efektiv sa i përket mjekimit të sterilitetit sa edhe gonadotropina, por ka një përparësi sepse nuk e rrit rrezikun e shtatzënisë multiple (shtatzënisë me binjakë, trinjakë etj).
Barnat që e rrisin ndjeshmërinë për insulinën si metformina, sot përdoren gjithnjë e më tepër për mjekimin e PCOS. Shumë gra të cilat nuk kishin rezultate në trajtimin me barna për mjekimin e sterilitetit, ato reaguan shumë mirë pasi që u përdor edhe metformina.Klomifeni është bari i parë që përdoret për mjekimin e problemeve të sterilitetit që i shkakton PCOS. Rreth 70% e grave që marrin klomifen, do të kenë ovulacion. Përqindja e shtatzënisë është rreth 15%, por suksesi i mjekimit varet nga kohëzgjatja e trajtimit dhe nga faktorë tjerë, si për shembull a jeni apo jo mbipeshë. Edhe një rënie modeste në peshë, e përmirëson dukshëm përqindjen e suksesit të klomifenit. Për të parë se a jeni duke reaguar ndaj këtij bari, gjinekologu do t’ju monitorojë më ultrazë. Nëse edhe pas 6 muaj trajtimi me klomifen nuk keni mbetur shtatzënë, atëherë rekomandohet që të keni deri 6 cikle inseminim intrauterin (IUI) krahas marrjes së klomifenit.
Barnat për mjekimin e sterilitetit bartin një rrezik për shtatzëninë multiple dhe kanë disa efekte anësore. Ovarian drilling është më me përparësi në këtë drejtim. Bisedoni bashkë me gjinekologun se cila është strategjia më e mirë e mjekimit për ju.
Pra, fakti se ju keni PCOS nuk do te thote aspak se ju nuk mund te mbeteni shtatzene.
Uroj qe shume shpejt te mbeteni shtatzene dhe te lindni nje bebe te shendetshme!
Pershendetje,
un kam vezore policstike, dhe mjekja me ka then te pij metformine 2 her ne dite. Ne nentor ja kam fillu, prej se kam fillu kam humbur 6 kg dhe ovulacionin tash e kam mir dhe duhet ta vazhdoj deri sa te mbtem shtatzen poashtu me ka then qe duhet ti iku se me shum sheqerit
Adaelif ashtu si tka pershkruu mjeku pi sepsee dostinex jann shum te rendd ke keputje trupit kur e pi preferohet te pihet ne mbremje para se me flwjt,,, un desha tet trg se ni shoqe e imja kish vezoree policitike edhe ka prd caj nga renjet e magdanozit,,, ka edhe te gatshem naper farmaci morpo ma i kir ashh vet ta pregadisishh urojj tja kalojsh
Pco ose ovarian zysten jan zystat te vogla qe te formohen ne vezore.Ne mjekesi perdoren dy lloje terma pco edhe pcos .Nga kjo e fundit formohen shum qime ne trup, gjokesa, fetyr etc dhe thuhet me termin hormonet mashkullore. Duhet regjim ushqimor te bejsh qe je me mbi pesh fillo diet.Largoj brumat komplett, orizin, makaronat, spagetti ose me mir gjerat qe prodhohen nga gruri dhe qe kan shum kohlydratete.
Per shtatzani seshte e pamundeshme se ka plot femra ngelin shtatzan nga kujdesi qe bejn ne ushqim.Mos u bej merak
Adeaelif une nuk kam perdor po me sa e di dostinex perdoret per uljen e hormoneve prolakine. Kurse primolut kam perdor eshte per rregullimin e mestracioneve. Pes dite pasi i perfundon kto tableta te vin mestacione ku mund te shperthen dhe cysta.
Adaelif(10 vite më parë)
Une skam shume qe jammartuar por kam ciklin ecrregullt dhe perkte jam vizituar dhe doktoresha me ka dhente kte mjekim dhe plus per 50 dite duhet te pi metaforminfe dhe acid folik me thoni dickaa ju lutem