Pershendetje te nderuar, dua te dajm pak info rreth profesionit- shkollimit dhe hobby keni..?
Une perveti jam duke key fakultetin e arsimtares amo punoj diqka jasht prof. per moment ne aeroport.
Hobby me pelqen shum kuzhina dhe poashtu grimi e moda.
Kjo tem vlen edhe per nenat amvise, dmth qfar hobby keni poashtu edhe nese skeni perfundu studime qfar ju ksihte pelqy te kishit kry? Dit te mira :)
Pershendetje besa, une jam ekonimiste por nuk jam e punsuar, kete vit masterin kom me regjistru edhe njekohsisht po shpresoj me u punsu nprofesion timin.
Un kam kry shkollen e mesme ekonomin,me profesion frizere. Arti me pelqen shum jam edhe piktore e poete. perndryshe kam shkruar librin tim me poezi e tregime te cilin nuk e botova asnjeher te dytin liber pata fillu po mka mbet ne gjysme.pastaj fillova hivzin (mesimin e kur\'anit permendesh) po edhe ai me mbeti pa kry per shkak se u martova dhe ktu ne kosov spo mundem ta gjej ndonje hafize (femer) qe me percjell vazhdimisht. Per momentin jam e pa pun. Femij ende nuk kam
Po anda ketu arsimtari i shkolles fillore e ka fakultetin e vet cili zgjat 4 vite, dhe esht tamon i specializuar per fillore. e nese deshiron te jep mesim me shkoll te mesme apo fakultet ather duhesh me shku ne dalultet 5 vite dhe esht fakultet tjeter dmth pershembull fakulteti i matematikes apo gjuh e letersi apo fizik biologji..spo di sa po jam e kjart?!
Po anda ketu arsimtari i shkolles fillore e ka fakultetin e vet cili zgjat 4 vite, dhe esht tamon i specializuar per fillore. e nese deshiron te jep mesim me shkoll te mesme apo fakultet ather duhesh me shku ne dalultet 5 vite dhe esht fakultet tjeter dmth pershembull fakulteti i matematikes apo gjuh e letersi apo fizik biologji..spo di sa po jam e kjart?!
(10 vite më parë)
Pershendetje te gjithave. Jam e diplomuar ne letersine shqipe. Amvise per momentin. Si profesion te dyte kam rrobaqepsine dhe ate e bej prej dizajnit ne leter deri te qepja perfundimtare. Edhe cdo pune me dekore me shkon perdore. Ne pergjithesi arti. Hobi leximi kuzhina tv me emisione rreth shtepise ne pergjithesi, eksploruese dhe edukative. Filmat i du shume e me shume me pelqen te shikoj aksion komedi ku gjysma e filmit me shkon duke qesh me burrin tim derisa ai qesh me skenat komike e per qefi shikoj filma kriminalistik mister e hetues, gjithashtu edhe dramat. Me pelqen te shkruja dhe cuditerisht kam fillu te shkruaj poezi edhe pse me pelqejne romanet. Ajo qe kisha dashur te punoj eshte me komunitetin kryesisht me femrat pasi edhe kam njohuri edhe eksperience nga kjo lami. Femrat jane me te shtypura dhe njekohesisht me te forta qe dine te mbijetojne cdo here ne jete. A fatkeqesia me e madhe shume here shtypja vjen nga vet femrat. Suksese te gjithave ne misionin grua nene dhe pjese e shoqerise dhe kontributdhenese e saj.
Faliminderit Engjulli i Mamit, sepse çdo fakultet ne te cilen jep mesim je mesimdhenëse - profesoresh apo arsimtare , artit, fizik, muzik , etje ne te gjitha lendet je arsimtare d.m.th mesimdhënse sepse je duke dhen mesim per ate lami ne te cilen je diplomua e per ate pyeta qe dueht me perfundu nje fakultet ndersa ne rast te pergjigjjes tende ( PEDAGOGJIN )qe ti ke then nuk bëhesh arsimtare po pedagoge , Pedagogu realizon procesin edukativoarsimor, percjell hulumton, analizon dhe vlerson punen e shkolles, inkurajon bashkpunimin ndermjet mesimdhensve, punon dhe bashkepunon me nxenes, bashkpunon ke prinder, bashkpunon me institucione profesionale dhe me komunitetin udheheq dokumentacionin shkollor e keshtu me radh. Po Besa ndoshta atje kan sistem tjeter sido qe te jet suksese dhe te arritura sa me te medha per te gjitha qe kan mundesi dhe vullnet !
Anda nuk e di ku jeton..? Une i kryj studimet ne Danimark, ku fakulteti per tu ber arsimtare zgjat 4 vite. Kemi edhe lenden e pedagogjis dhe psikologji poashtu lendet cilat i perzhgjedh dmth gju e letersi, matematik dhe lendet tjera cilat i perkasin shkolles..pershndes gjithvae e flm per komentet. Lora e dashur paskim edhe profesionin pak sa te ngjajshum :)
Pershendetje per te gjitha nënat, une me profesion jam juriste e diplomuar dhe punoj ne Ministri, hobi im eshte kuzhina dhe muzika! Besa cili fakultet ësht i arsimtares nuk e kam te qartë???
Pershendetje Besa . Me profesion jam mr e pegagogjise edhe nja dy vjet juridik i kam kry edhe e kam len. Ketu ku jetoj kam punu jasht profesionit ne administrate ne firmen ku punon burri eshte pune shume e mire edhe me pelqen shume por per momentin jam pushim papagese deri te fillon djali ne qerdhe. Hobi kam shume ne kuzhine , embelsira e specialitete kam qef me eksperimentu, leximin edhe vrapimin e du shume po per momentin veq sa po vrapon djali me aq po knaqem.
besa varsisht qfar klase jep mesim po minimumi 20 ore maximumi 25 ore. orarin nuk e kemi te gjate prej ores 8-12 mirepo eshte pak ngarkes, pune me femije eshte kenaqesi por pothuasje çdo fundjav kemi trajnime te ndryshme qe zgjasin tere diten. pushime kemi sidomos veres dy muaj te plote. me shume me shkon edhe mua koha ne pergaditje se sa ne mesim sepse duhesh me u mundu sa me shume me ju pershtat aftesive dhe te nxenit e femijeve.
Rina bash pom intereson sa ore punoni ne javt, dhe sa % nga ky orar shkon ne mesim e sa ne pregaditje? Ketu ku jetoj une ne skandinavi hiq bash hiq ste mjafton koha ne gjitha pregaditjet qe duhet mi ba, e qysh e ke cek ti duhet kohen e lir me perdor!! Suksese ne lindje e bebush te shendosh ishalla
(10 vite më parë)
profesioni im mesuese, kismet deri ne shtator pastaj dal ne pushim te lindjes. per fat te mire jom punsu menjeher si kom diplomu. hoby kom shume po kohe hiqq, krejt kohen mbes me pergaditje per mesime me nxenesit e mi te embel.
Shum flm te gjithat per komentet e juaja, me la shum pershtypje te mesoj ma shum per ju pasi met vertet po kemi shum shkembime te mendimeve dhe ndojeher ndoshta komentet e dikujt dmth mujn te na bejn ma shum pershtypje apo te jen me kuptim ma ndryshe, kur e dim se qfar profesionesh apo hobbish kemi. Shum interesante ishin te gjitha..e Buna po ashtu, te rritesh e te edukukojsh nje fehmi qysh e lyp shoqria e f e j a, esht si mi kry 10 fakulteta e 10 doktoratura!! Shkolla besoj se mundet ndoshta ne ket pun me ja lehtsu dmth prindrit me rrith fhmin si esht mir e ma mir, mirpo ma ne fund asgje ste vyn shkolla e profesioni nese ne edukimim Dhe mirqenjes te fhmiut je indiferent!! Kalofshi bukur
Jam e punsuar 24 ore ne shtepi..njikosisht ushtroj profesjonin..rrobaqepsi/stilim...hobi im eshte te krej nji prerje/dizenj pa nderprerje.. (nderkoh do jap pergji &ngrihen nga puna10 here ..
E gjej vehten..ne guzhin ..me gatim dekoret servirjet ketu s\'ndjej lodhje etj..
Ajo qe me ka mbetur peng eshte shkolla e paperfunduar..^si shumic prej nesh !*dhe per kete ju perkushtohem shume femive ju rri mbi kok kur mesojn .((.
Hobi tjetr kam ti bej/arrij gjitha punt dhe te dal me shoqet/motren..shoping..ahaha
Hahahaha Xhesi dhe nënë,shum kam deshir ashtu me ndejt knaqna se 24ore n\'levizje gati se kurr pa u ul normal qe hobby e cdo femre eshte me ndejt ashtu hahaha :-p
besa un fillova universitetin per financ por pasi u martova na erdhen punet qe te emigrojm dhe e lash shkollen pa perfundu..per momentin jam shtatz e pres princeshen e dyte e e shof pak larg punen..ndersa pasioni im esht piktura e praktikoj sa her me jepet mundesia.. se ate te bunes e praktikoj cdo dit se jena vetem pa vjehrri hahah :)
ehhh bre Besa qe po na qet pun me kthy traken mrapa ahahha, prfesioni arch punoj te babai im po jo ne kete profesion, e fjalen hobi e pasna harru si tingellon bile, mpelqen me lexu edhe me shiku tv filma simdomos naten von kur eshte qetsi e sdel kerkush para tv, po tash i vetmi film e po shoh pothujse eshte aksioni djalit tim. Nuk eshte qe nuk gjej edhe aq koh sa per te argetuar pak veten por tani kur behesh nene e gjith mendja po u fokusoka ne nje pik(tek femiju). Eh per kuzhin mpelqen te gatuj, si dhe jam e fiksume mas gjerave te kuzhines pjata,servise,gota ksi gjanash qe perbejn nje tavolin.
Besa aktualisht jam shtepiake.kam mbaruar ekonomiksin por per momentin nuk kam mundesi te ushtroj nje pune qe ka te bej me shkollen qe kam mbaruar pasi jetoj jashte,plus kam nje djale 15 muajsh qe me do ne sherbim te tij 24 ore ne 24.dhe pse me shum se dega qe kam mbaruar kam dashur gjithmone te studioja per psikologji.kam hobi thonjte,makeup-in,me pelqen gatimi dhe librat gjithashtu,pasi me pelqen shume te lexoj.
un ende jom nstudime fakultet ekonomik drejtimi marketing tnjejten mendje edhe un e kom pas si vvm per mesimdhenje pas perfundimit te studimeve kurse per hobi sja kom marak hiq kuzhines po mem lon me vallzu knaqna vew nje muzik edhe vew tu kcy rri edhe me ec kom qef shum ma shum me aktivitete fizike kom qef me u mar po besoj qe kjo hobi e ky profesion ka me ndrru kur tmartona se sma mer mendja qe muj me vallzu ma hahag
Profesioni amvise haha tan diten laj shperlaj, gatuaj,fshi,hahaha e kam te kryme shkollen e mesme e per fk u fejova se mendova se do t'mbes pa burr :-p. Nana gjith me thot hiq mos u merzit se je te kry nje fakultet e kam nje vajze aq te veshtire qe mezi dal n\'skej me to,e me thot nana me rrit nje fmi si me kry nje fakultet, po tash ma e keqja qe shumica ja kan gjet cakun po e marin me pare e per fmi me rrit duhesh me pas nerva, me shkri mend,duhesh me pas force etj haha.Hobby e kom me nejt shtrit tan diten edhe me dal me shetit.
Une jam e diplomuar ne up fakulteti ekonomik dega menaxhment, per momentin e ushtroj detyren e nenes, bashkshortes, edukatorea, kuzhinieres, pastrueses, punes administrative tshtepise etj. Orari im i punes eshte 24 ore ne dite, i bej krejt me knaqesi, ndersa hobby perveq te lartcekurave i kom lexim,shkrim dhe pune dore cka dush haha ju pershendes tgjithav e nje dite te mbare me ke te dashurit tuaj .
Un e kom perfundu shkollen e mesme, kom pas plane me vazhdu fk, po u fejova jasht e mkan mbet me diplom e krejt ne fk. Per momentin merrna veq me fmi, kam qef me vazhdu shkollen ktu po sma merr menja qe ja arriti naj her. Per hobbi si shum gra qe paska edhe un kuzhinen shummm, edhe kam qef me ec kur kam
Koh tlir me qetson
Insh All ah te realizohet e dashur, me te vertet mesimdhenia esht profesion i pershtatshem per ne, se shtune te diel je ne shpi, ne ver jan pushime shume. Engjulli mamit flm per sqarimin, do te kisha pas nje pun te bukur po ta kisha vazhduar.
Armina une per vete e kom mendu qe me jep msim ne shkolle te mesme Ekonomi ne lenden Marketing per shkak se kjo me pershtatete me shume se e kom ndermend me i mbajt dy punet edhe ne agjension turistik edhe sikur profesoreshe ose arsimtare nuk kom mendu diqka tjeter per administrim biznesi nuk e di ndoshta te ardhmen mundem me qene ketu ku punoj eksperte e marketingut ose te kem diqka qe te bej me menaxhim, mirpo ne plan te pare dua te jep mesim per shkak se per ne femrat esht profesioni me i pershtatshem
Un kur kryva te mesmen hodha shkollen e larte e me doli administrim biznesi. Por, u martova e erdha ne kurbet e ktu nuk e kisha te mundur ta vazhdoj. Puna qe me pelqen te bej esht perkthyse e gjuhve te huja se me pelqjne shum gjuhet e huja. Hoby kam make-upin, te rregulloj floket,kuzhinen, librat, shkrimin. Kam shume qef te bej poezi e te shkruaj hartime. Doja te pysja vvm dhe engjellin e mamit çfare pune ben kur kryn administrim biznesin?
Profesionin--Infermiere-(mamie),, hobbi kujdesii per lulettt,,, po tSh shtatzannn po kujdesem vec per ni aloever haha see sma mva me nejt ndiell jom fry bajgii edhe pse 5mujshe
Une per momentin jam amvise e diplomuar hehe kam mbaru administrate biznesi ne mk tani jetoj ne gjermani dhe puna e gjuhes akoma skam fillu te punoj , hobi im eshte kuzhina gatimi , embelsirat dhe kur kam kohe te lite me pelqen te ngas bicikleten cdo dite me djalin dalim bejme nga nje xhiro me biciklete
Une jom ne fakultet marketing dhe administrim biznesi, punoj ne agjension turistik, hobi e kom me lexu libra edhe kur kom kohe te lire pikturoj ama me pikturu shume ma rralle po libra lexoj shume edhe i fejumi gjithmone qdo 2-3 muj m bon dhurat romane
Une perveti jam duke key fakultetin e arsimtares amo punoj diqka jasht prof. per moment ne aeroport.
Hobby me pelqen shum kuzhina dhe poashtu grimi e moda.
Kjo tem vlen edhe per nenat amvise, dmth qfar hobby keni poashtu edhe nese skeni perfundu studime qfar ju ksihte pelqy te kishit kry? Dit te mira :)