Pershendetje nena deshta me hap nje tem masi von nashta jeni aktive
Djali jem i madh e ka emrin Nuar e tash jam pritje apet djalit dyt po burri gjithmon mka than nese o djal un ja lo nese qik ti pasi djalit madh un e kom propozu
Po ktij i ka vdek baba kur u kon 8 vjet aksident e shum thot qe u kon i lidht me to e po ka qef me ja pertri emrin e tij aj e ka pas emrin Behram une nuk e kom kundershtu prej respekti edhe e kom mbeshtet po kur po ju tregoj tjerve shum po ma bojn te madhe jo i keq qysh spot vjen gjynah bojn hajgare me to nshkoll e thjesht ma kan trubullu mendjen pak knej sdu mi than burrit mos me ja lon se nashta preket a ku e di un
A keni pas ju ksi rast qe i keni pertri emrat edhe a e keni pas sikletshme ket pjese
Flm per pergjigjet
emri behram shum i mirr nen e dashur emri ste hjeshon pk njeri mirr e hijeshon emrin veq insha. llah te lind bebushi shnosh e mirr mua per vete me pelqen ky emer edhe ka vleren e vet fe. tare...
Bash emer i mir behram nuk osht prej emrave t vjeter mir kan thon do nana edhe do emra t ri palidhje pa fije kuptimi . . Plotsoja burrit deshiren neser veq e ka e insiston shum
Un thjesht mendimi esht imi hiq sum pelqen me pertri jo perr tjeter vetem se shumica si thirin ne emer se smujn pastaj ja vnoj naj emer tjeter te shkurt ja flliqin krejt edhe ti sedin si sillet femina tani jo aj ukan i urt ky lazdran aj ukan kshtu ky kujt i gajti kshtu te plasin apet mendoj qe gjithkush duhet ta gezoj nje emer te vetin aq sa ka jet
Pse me ul kryt kur ka edukat sjellje e rrespekt e gjitha te mirat per ni emer personi e ngrit emrin jo emeri personin . Mu per vete me pelqejn emrat musliman ishin boll tmir ..
Pershendetje , Une pajtohem me Valen dhe Bunen, respektoje njerin sa osht gjall e kujtoje me dashuri e respekt kur te vdes..a krejt dashnia e respekti kan mbet te pertrimja e emrit ? Tash si tja pertrijsh emrin dmth qe e paske dasht shum .. E na tjert qe nuk ua kemi pertri emrat a nuk i dojm gjyshat ose prindt ? Jeta ec perpara skemi nevoj mu kthy mrapa me emra arab e turk , nese duhet mju vnu emra musliman ateher ka emra musliman modern sa te duash.. Psh emri asllan e ka kuptimin luan .. Ma mir mja bo shqip luan sesa mja lon asllan palidhje valla.. Qysh ka mu ndi aj fmi neser n lagje n shkoll krejt emrat modern aj veq e ul kryt posht .. Ne Shqipri shum ma perpara se ne jane sa u perket emrave , ka pleq te vjeter qe kan emra modern un quditem kur i degjoj pleqt e vjeter 70 vjeq me emra shqip te bukur ( Shpend Petrit Gezim Agim ) . Une hyra n google e shkruva kuptimi i emrit behram , ktu po ma qet dmth planeti mars nuk e di sa eshte e vertete ? Nese kjo eshte e vertet spom duket e arsyshme mi lon fmiut emrin e planetit mars. Po te isha ne vendin tend e kisha zgjedh emrin qe edhe ti e paske ne list qe e ke cek qe pot pelqen emri Nil. Eshte emer ma modern . Ky eshte mendimi,te lutem mos u prek.
prsh nanushe vajzave va ka vnu buri a djalit un vet nuk me ka then buri kur i thash se do ja vnoj emrin e babes tend ju mushen syt me lot se kam prit tha si te dush tha nuk te perzihem dhe ja lash emrin e vjerit sot 7 vite qe ka vdek besoni nena kur e thir buri me ne gjith zemer un sjam kunder emrave te vjeter bile me te mir me duken ket koh jam tu ndegju lloj lloj emrash bile nje kosovar e lexova fb krefellda ja kish vu vajzes qytet ne gjermani ku jeton vet me erdh intersant gjithkush ka mendimin evet
Ahaha buna zemer ke te drejt., por cdo gje behet me mirkuptim te ciftit..ne rrall te pare duhet te shikohet emrit/kuptimi dhe nese kuptimin e ka te mire & musliman sps per kete do kemi pergjisi ateher 2/1 me kete rrug ja ben qefin edhe burrit..hehe..)gjithsesi zemer gjithsecila ka mendimin e vet sjam as kunder as pro se kjo eshte ceshtje deshire vetjake..por sme pelqejn paragjykimet...\"qe iii I biri flanit cfar emri ka!!).rendesi ne qen te shendosh e te edukuar. ..
Nuar e dashur cdo gje zgjidhet me mirkuptim mes jush nes ti nuk e ndjen..ja sqaron burrit e inshaa llahh te kupton..pertjeter emri JUSUF qe ke zgjedh eshte shuuum I bukur dhe me vler mos iu largo keti emri..Boll te mendosh qe njerzit ne xhenet jan me bukurin e Jusufin as.) E Zoti ta beft te atill me bukuri sjellje e moral..
Nena hallall eshte kenaqesi qe ndajm mendime e diskutojm..mes nj-tj..klb
Nuar 2013 une djalit ja kom lon Abdulla h edhe une e ka ni qe ja kemi lon kshtu me burrin gjith kan mendu qe jemi tu e pertri dikujna ket emer ose kan reagu pse ket emer , ju prindt I keni emrat ma.modern e fmija emrin mat vjeter?! Mirpo na kemi dasht ashtu me ja lon edhe ashtu ja kemi lon per arsyje qe e dim nga aspekti fetar se qfar kuptimi ka aj emer dhe se eshte me I dashuri emer tek A llahu, gjithashtu edhe pergjegjsia si prind qe jemi qe kemi me dhon llogari ku e paskan cek edhe shume nana tjera dhe se neser sjom pishman se mundet mem than femija im pse ma ke lon ket emer sepse do e ushqej me mesimin se eshte emeri me I mire dhe se shume njerz te devotshem e kan mbajtur ket emer.
Nje ashtu edhe vajzes kemi vendos Merjem me ja lon duket I quditshem tek ata njerz qe sja din rendsin apo kuptimin pse kta emra mirpo secili vendos per femijen e vet.
Sa I perket pertrirjes sjom shume pro ksaj dukurie mirpo prap nese eshte emer me kuptim te mire dhe mos me ja prish burrit ateher ska dert sepse femija e ndreq emrin dhe jo emri femijen. E zgjata pak me fal
Flm shume nena per pergjigjet nuk eshte qe jam e detyurme me ja lon at emer se ka shum emra musli man por edhe shum te bukur edhe sosht qe un i.kam.vet tjert po kur mvetshin a ke.vendos.pr emer ju tregojsha e diqysh reagojshin si keq ta bojn bajat per at pak ma kan trubullu mendimin
Po sidoqofte te dashura flm shume qe keni gjet kohe per pergjigje
Al lahu ju ruajt
Valla bre suzi shum mir ke fol po oj zemer normal qe duhet me respektu mendimin e tjetrit e p.Sh mendimin e burrit qe thot me ja lan emrin e babes burrit e gjyshit e shum te tjerve,ama valla bre moter edhe bash mo do emra( larg qofte jo qe po i nenqmoj por shembull po mar pa keckuptime) si hashim,shaban,xhevat,ismet etj valla bre suzi shekulli i 21 per keto emra,vet jan femijet sod intelegjenta dhe vete e kuptojn rendesin e emrit vet apo te tjerve,mar shembull tek vajza ime paramendo i ka 3 vjet e sa din e kupton,me thot o mam \"teta let hiq se ka emrin e mir\" ( per motren time ajo quhet shyhret) thot kshyr un qfar emri kam buna shoqja ime dijara e tjetra eliza e teta let hiq se ka te bukur hahah,pasha zotin hiq kerkush pa i than e pa ja fiksu ne kok.
ti bisedo me burrin thuji a spo tu doket shume emri i vjeter e mos po dallohet
prej te tjereve e po e perqeshin?!! thuaj se sdiskutohet se eshte emer i babit tend aspask sme pengoj po po mendoj kur te hy ne kl te pare dyte , hqjt zmr se emer moo ska lidhje kur sja kisha prish , motra jeme e ka burrin e hasretit e ktij baba i ka dek kur ka hy kl te pare qate dite e emrin Zarif, po motra as qe ja
ka prish as qe e ka diskutu. Le ti jete kujtim per baben e vet ka mu ndi shume
mire e ty ka me te ngrit Zoti se ja ke plotsu feshiren e ke gzu burrin edhe eshte emer mus liman. lindje te leht
Ne fakt me shume \"egoista\" jemi ne te medhenjet se nese femija mesohet keshtu ..ashtu do tw behet!!gjdo gje sillet rreth prindit kjo ceshtje, nese ai nuk do tia pertri emrin femis se vet gjith do ta shpreh edhe ne familje ne sy te femive (\"qe kto jan metoda te vjetra ,shih sa emra te bukur ka nderkoh njerzit kthehen me vite mbrapa etj)..kete ndjenj qe ne e shprehim femija jon e meson dhe ja shpreh shokut ne sy..pshb iii ti ke emer te vjetr ti je si plak etj!...sps femia Ate qe meson ate shpreh...keshtuqe skan te bejn femijet me te njdjrit keq..por jemi ne ato qe shprehimi gabim.. (jo te gjith e veprojn e) ama duhet respekt ne iden e tjetrit...nese kesaj nene ikan then qe yyyy emer te vjetr po ia le djalit ..kjo mu me duket mos respektim I tjetrin..lere robin te vendos vet mos je Nxites e percas me iden tende !..mendimin tend maje ne veten tende zbatoje..por jo te shprehesh me ironI ndaj kti fakti tw popollarizuar..gjith ashtu si mendojn veprojn....kjo mvaret edhe te vet personi se sa I lekudur eshte eee..ne vendim qe merr..!un pershb Hic skam pyet ner njerz se si ju duket emri I femis tim..e kemi perzgjedh.me burrin per dy aspekte..sps vajza ime eka emrin aisha ..I pari dhe qw me ngroh eshte se eshte emer I nji zonje te madhe..dhe I dytI sps respektoi..ndjenjat e burrit sps eka pas gjyshja.ti..pra vet me deshire ja kemi vu...tani vajza ime eshte e madhe ..po un ia ushqej bukurin e emrit te saj ..asnjiher se kam degju qe eshte per qesh apo perbuzur nga shoket mesuesja..perkundrazi..ai qe ka llogjik e respekton iden dhe vendimin e tjerit...le ti ushqejm femijet larg paragjykimeve..se njeriun e ben njiri edukata.jo emri e prejardhja..respekt Per mendimet e nenave me posht po un kshu e mendoj ndoshta jam gabim...
Bebi bebushi se pari t\'i gezojne emrat vajzat,se dyti askund nuk e kam cek qe emri im eshte unikat,emri im rrjedh nga nje fjale e shqipes,te tille emra ka me mijera e mijera si ne Kosove ashtu edhe Shqiperi(falenderoj prinderit per emrin qe ma kane zgjedhur)Emer unikat eshte mjafte e veshtire te gjendet sepse siç e paske cek edhe ti nese dikujt do i pelqen do e merr per femijun e vet por njerezit secili jemi unikat te krijuar nga Z oti,secili kemi personalitete te ndyshme e botekuptime te ndryshme( nese e do e kish pas emrin e trasheguar kurre nuk do mund te trashegoja personalitetin,karakterin e cilesit tjera te emrit te personit tjeter)
Dhe se fundi mbetem ne ate qe zgjedhja e emrit te femijes gjithmone mbetet ndjenje egoiste,uroj qe femijet tane te jene te kenqur me emrat e tyre!
Vale,sido qe te jet emri asnje femij nuk sjell trishtim,pos harmoni. Emrin e permbush njeri dhe jo emri njeriun. Pa dashur te nxis debat thjesht mi vrau syt ajo fjali qe kishe shkruar.
Vale e dashur qka ka emri yt qe qenka unikat? Secili emer eshte emer i pertrir nga dikush perpos emrave qe jan shpikje e jotja me bashkim shkronjash dhe po qe i bukur edhe aji do te pertrihet. Un i kam dy vajza njera e ka emrin e gjyshes vet nga ana e babit tjetra gjyshes nga ana e mamit dmth nga nana ime me nga ni shkronj te modifikume jam shum shum krenare per emrat e vajzave dhe jan emra shum te bukur nderkaq dy gjyshet jan shendosh e mire. Per kto kam vendos vet mu mkan pelqy ndersa nese do ta bej nje djal do tja le emrin e burit gjithashtu.
Nuar sdi un jam shum kunder aspak si pelqej as emrin e babes e as nanes tem sja kisha lan asnjeher,po kur insiston burri ske qka bon,te ndjerin duaje me zemer e jo me emer,edhe duhesh te jesh e matur per ta mbajt emrin e vjerrive se femijet e sodit jan te gjalle e shumicen e rasteve ta flliqin gojen valla,e tani ju mbet hatri tjerve pse po i thu keshtu e ashtu...Duhesh me femijen tend te jesh ne distanc shkaku i personave qe te rrethojn.
Pertrija e emrit mendoje une eshte ndjenje shume egoiste,njeriu duke u munduar te kenaq egon e tij nuk e mendon si do ndihet ai femije kur te rritet plus disa qe po i pertrijne emrat sa jane ende gjalle per bese nuk mund t\'i kuptoj!!!Njoh shume qe i kane emrat e pertrire por gati te gjithe i thrrasin shkurt,jo me emrin e plote.Babai im ka nderru jete shume i ri,une s\'kisha dasht kurr qevellezerit e mij t\'ia pertrijne emrin tek femijet e tyre sepse pika e pare une s\'kisha mund kurr me thirr ne emer sepse edhe pse kane kaluar shume vite,ne femijet e tij sa here qe e permendim qajm!Me te dashurit qe na iken ne boten tjeter do i kujtojm gjithmone edhe pa i pertrire emrat malli e dashuria per ta nuk do shuhet kurre!Lindja e femijes eshte gezim e jo te na sjelle trishtim e lote!
Ti qenke ne nje situat ku vertete nuk mund te kundershtosh shkaku i burrit por kryesorja te lindesh nje bebe te shendoshe!
meqe i paska vdek kur ka qen i vogel gjynah me ja prish ne fakt . po nese do shiko naj emer n internet qe eshte i ngjashem qe ndoshta tpelqen ma shum dhe ty. edhe thuj edhe esht pak ma i kohes edhe ngjason shum me emrin e babit. mendim eee
Di te them qe kur eshte puna me kenaq njeriun e zemres, ne I pranojm te gjitha..ne kete rast yt shoq paska deshire..pse jo ,emri qenka i bukur vetem GjejA kuptimin sps neser femis ja spjegon..se si erdhet ne ate vendim dhe cfar kuptimi.ka...biles ai do ndihet kranar nese ushqehet qe ka pas nji xhysh fisnik..
e mbi te gjitha lejI njerzit, po kenaq zemren e burrit tend..pastaj emrin e zbukuron.vet femia .
Ka lloj lloj emrash..te huaj e te Pa kuptimt qe po ju njesin femive e jan krenar pwr to..as ato njerz qe te flasin ty sot nuk te pyeten ty per emrat e femive te vet!ateher ti pse po I pyet...?je e vendosur me ate qe ben..ke me pa qe emri ka me tu duk me I bukuri..I te bukrave..sps eshte locka jote..inshaall ah shendosh e mire ta kesh.
Jo une e pajtimit jam kon po tash mu ka perzi pak hajr inshal lah burri ka shoqni me shum hoxhollar e i ka pyt edhe i kan thon qe po lejohet veq tket kuptim te mire po un i kam 3 emra qe shum pom pelqejn Jusuf Muhamed edhe Nil po tash qysh esht caktim
Vallai mire ka thane shume Ina ma shume qka komentojme ne tjerat veq teprohet , un prej fillimit i kom thane edhe burrit edhe krejtve kshtu ne muhabet se emra kurre skom qef me pertri nuk mendoj se eshte ide e mire aspak .. ti koke tash ne mes dy zjarreve as nuk don me ia prish burrit po as nuk je e pajtimit
Shpresoj te gjeni mirekuptim bashke
Tash po lojn emra shume te bukur e te shkurt a qka po di, po ju si ndiheni ashtu lejani une sjam kunder qoft emri i vjeter apo i ri, por qe personalisht nuk ia kisha lon djalit emrin as babes tim as babes burrit. Respekt sa jane gjalle maksimum, por qe femijve te mi kisha pas deshire ti lo emer ne kohen ku po jetojn qe mos te me thot neser pse ma le kete emer.
Djali jem i madh e ka emrin Nuar e tash jam pritje apet djalit dyt po burri gjithmon mka than nese o djal un ja lo nese qik ti pasi djalit madh un e kom propozu
Po ktij i ka vdek baba kur u kon 8 vjet aksident e shum thot qe u kon i lidht me to e po ka qef me ja pertri emrin e tij aj e ka pas emrin Behram une nuk e kom kundershtu prej respekti edhe e kom mbeshtet po kur po ju tregoj tjerve shum po ma bojn te madhe jo i keq qysh spot vjen gjynah bojn hajgare me to nshkoll e thjesht ma kan trubullu mendjen pak knej sdu mi than burrit mos me ja lon se nashta preket a ku e di un
A keni pas ju ksi rast qe i keni pertri emrat edhe a e keni pas sikletshme ket pjese
Flm per pergjigjet