Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A e dëmton uji me sheqer bebin?

Pershendetje nena! Jam nje vajze e re qe pres te behem nene, (kam degjuar qe duhet ti japesh bebit uje me sheqer kur lind), doja te dija nese i ben dem uji me sheqer foshnjes dhe cfare i ben? Kalofshi mire.

Greis (12 vite më parë)
(12 vite më parë)
Bebi kur te lind ka nevoje vetem oer gjirin e nenes dhe per asgje tjeter, kur ka dhimbje barku mund te i japesh çaj pa sheqer, ujin e perdore vetem kur eshte shume nxehte, dhe kur fillon me ushqy beben
Ema (12 vite më parë)
Sa per ujin ja ku e ke artikullin: http://www.bebaime.com/ushqimi/a-ka-nevoje-foshnja-per-uje-, tek bebaime shkruan qe deri ne muajin e gjashte nuk ka nevoje per uje... Ja edhe per sheqerin: http://www.bebaime.com/ushqimi/kripa-dhe-sheqeri-ne-ushqim-te-foshnjave. I ke te gjitha ne portal, klm.
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Pershendetje Greis. Pediatri i bebes sime me ka thene qe perderisa e ushqen me qumesht gjiri beben ,nuk ke nevoje ti japesh uje ,sepse qumeshti i gjirit permban nje perqindje te larte te ujit , andaj kur te fillosh rreth muajit te 5 -6 me ushqy atehere duhet te fillohet me uje si dhe nuk duhet me ja vlu .Po ashtu edhe ne disa webfaqe amerikane kam lexuar qe deri muajin e 5-6 nuk preferohet me ju dhene uje ,sepse mund ti shkaktoje diarre bebes . Gjithe te mirat ty dhe bebit tend
Anna (12 vite më parë)
Bebi jo vetem sheqer, por as kripe, e as ereza, e as asgje deri kur te i bej nje vit. Jo vetem ujin, po edhe cajin pa sheqer, e sic ka thene edhe Adriana, kur pin gji nuk i nevojitet uji, e besa as caji nese nena pin caj mjaftueshem, vetem nese ka shume dhimbje barku. Nuk duhet rritur beben me te degjuara, tani shyqyr zoti se femrat shqiptare nuk jane me analfabete, e mund te lexoj e te hulumtojne e pyesin, e jo cka thote nena, gjyshja, tezja ose ku ta di kush.
(12 vite më parë)
Pershendetje Greis uroj te kesh nje lindje te lehte dhe nje bebe te bukur,nuk e di nga kush ke ndegjuar qe ti jepet bebit uj me sheqer,nese mendon ta ushqesh femijen me qumesht gjiri ne muajt e pare te jetes ,bebi nuk ka nevoj per uj ekstra se qumeshti i gjirit i plotson nevojat etij ,veq nese ta cek pediatri mund ti jepet.kalo mir.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?