Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Receta
Pershendetje nena, ju qe ia keni doren gatimin e dini naj recete te mire a po e ndani me neve tjerave , mundesisht receta pa mish lope.
Lora 8 (9 vite më parë)
Lora 8 (9 vite më parë)
Flm shume suzi :))
$uzi **** (9 vite më parë)
Sup me brokoli.??.Marrim nji qep e grijm imet pasi kavertiset mire hedhim nji karrot te grire kuba..vazhdon kavertisja.dhe ne ket moment I hedhim uje ose leg mishi/.pas 2-3valesh hedhim lulet e brokolit pasi supa merr Vale edhw zbuten perimet.merr 1 lug miell me 3-4lug pana guzhine..e shkrijm Mire dhe ja hedhim supes..edhe 2thelpij huder te shtypur..krip piper..edhe majdanoz te grire imet..e servir me pak djath te grire siper edhe me kuba buke te kaluar. Te thekur tigan me viget dhe baj ulliri..dmth e pret buken.ne kuba dhe e kavertis.ne tigan..edhe kur serviret supa kto I hidhet siper..))) shume e shiishme.del super ***
$uzi **** (9 vite më parë)
Musaka me patllixhan))Përbërësit: 1 kg patellgjane 250 gr mish i bluar 120 gr margarin 100 ml vaj 1-2 domate te kuqe 3 qepë 2 vezë 1 gote qumësht (gote 150ml) kripë piper i zi piper i kuq 350 ml ajkë e tharte(shmant)////Patellgjanet i pastrojme,presim ne feta dhe kriposim,leme te qendrojne per 10-15 minuta te kriposura. Patellegjnaet i kullojm nga lengu qe leshojne nga kripa. Ne nje ene qesim qepen e grire imet,fergojm ne vaj ose margarin,pastajs htojme mishin e bluar. Shtojme melmesat si kripen piuperin e zi,piperin e kuq, dhe perzijme. Ne taven zjarrerzistese qesim nje shtrese feta patellgjanesh,qesim nga mbushja me mishin e bluar,pastaj prap nje shtrese patellgjane dhe prap mish. Perfudojme me nje shtrese patellgjanesh dhe fusim taven ne furre te ngrohur 200 grade per 30 minuta. Pak para perfundimit nxjerrim taven nga furra,shtojme vezet e tundura me qumeshtin dhe taven ekthejme ne furre edhe per 5 minuta. Servojme te nxehte ..ju beft mire *
Lora 8 (9 vite më parë)
Flm shume lori
Ori Lori (9 vite më parë)
Peshk ne kripe::::;,ne nje tepsi qet kripen deri sa te jete mbuluar komplet fundi tepsis ,2 gisht kripe ,vendos peshkun dhe e mbulon krejt me kripe siper,e fut ne furre,,pasi ta heqesh nga furra e thyen kripe dhe e heq me gjith levoren e peshkut,eshte shume e thjeshte dhe shum e mire del,,,,,,,,rizoto me panqeta dhe bizele:::i blu bizelet ne blender,ne ne furtere skuq panqeten,pasi te jete skuqur i hedh bizelet dhe i len te vlojn sebashku ne zjarr te ulur,orizi eshte duke u zier,pak para se te jet zier ja qet bizelet ne te dhe i len te vlojn sebashku ,pasi te jene bere i qet dhe parmasan cheese,edhe i perzien,,shum e shijshme........
Lora 8 (9 vite më parë)
Flm shume fitore, do ti shkruj ne fletore gjitha pastaj i provoj me rend.
**mah-babies* * (9 vite më parë)
Makarona me mish pule,i zien makaronat mire,ne ne anen tjeter tjeter fergon mishin e bardh te coptuar me pak domate,qep te grier imet,dhe karrota. Pasi fergohen mir,i kthen makaronat ne tave,mbi i kthen mishin dhe i perzien mir,pastaj mbi to shton nje hopla,dhe e fut ne furr,pak para hejqjes i shton djath sipas shijes kjo.
**mah-babies* * (9 vite më parë)
Rizoto me perime dhe mish pule,perimet i copton ne katrore(ose ksi te ngrime qe jan te lloj llojshme)me pak kryp i zien per 10 min ne zjarr te ulet,ne enen tjeter e fergon nje qep te grier imet,mandej i shton mishin e grier ne katror tvegjel,e fergon ne temp te ulet deri sa ndryshon ngjyra mishit,i shton orizin e lar me pare. E fergon edhe per 7-8 min,e qen kete mas ne nje tave,aty i qet dhe perimet e coptuara te ziera pak i perzien mir,ne fund ju shton lengun e perimeve shijon nese ka nevoj per melmesa tjera dhe i fut ne furr per rreth 1 or.
**mah-babies* * (9 vite më parë)
Peshk me perime: e pastron peshkun e marinon,e le ashtu per disa minuta. Mandej ne tav shton patate tgrime copa ma te mdha,karrot,brokoli e qa ta merr mendja i ban me erza i perzien mir dhe nje kock te vogel supe e shkrien me pak uj e ju kthen perimeve ,mbi ja qet peshkun e i fut nfurr. Njeher i mbulon me folje me u bo ngadal,mandej ja hek foljen e i skuq me shum.
**mah-babies* * (9 vite më parë)
Pallaqinka/krepa me mish pule. I bej njeher krepat i mbuloj me palom,apo leter kuzhine me ja marr yndyren. Fergoj qep,mish pule te grier pak me imet,pak karrot,edhe erzat sipas deshires. Pasi fergohen mir,i qes nga dy lug ne krepa dhe i mbeshtjell si sarmat,pa u kthy nfund. I renditi ne tav(qeramik/xham behen me mire) marr pak shman e holloj me gjys gote qumesh/uj edhe pak kryp,e ju hedh mbi e i fus nfur per 15 min,mandej kret ne fund nese ma merr mendja i shtoj edhe pak djath edhe prap e fus nfur qe te shkrihet,eshte mjaft e shijshme. Kjo behet edhe me mish lope te grir procedura e njejt.
Lora 8 (9 vite më parë)
Avda provoje njehere se eshte e shishme dhe nuk diktohet shume mishi i shotes se perzihet me perime nuk vje i rend, i shkruaj ma vone edhe disa receta se po m’duhet me dal deri ne shitore.
(9 vite më parë)
Lora 8 shkruje edhe naj receten tjeter se sa per mish shote,e kom provu ktu te kinezt e kish nier te rond siii mos nvet,hiq spo mujsha as me pa tani se lere mo me honger ama kti njerit tem ju hajke shum! I rond per mu honger dyqysh mu dokt mishi i shotes a nashta juve ju hahet shum tash jeni msu me te
Lora 8 (9 vite më parë)
Flm Avda do ta provoj , po e shkruaj edhe une receten qe e hajme shume shpesh une burri dhe fmite, Shote dhe oriz me perime Nevojiten : -mish shote( i pa ngrire) -5-6 karrota -buranija (te rrafshta) diku 15 copa - 4-5 thelba hudre -1 qepe -purrih -sos soja -oriz Ne fillim e marrim mishin e shotes dhe e qesim ne nje fertere ne zjarr te ngadalt sepse ka pak yndyr (nenat qe jetojne ne zvicerr munden me e gjete ne migros me emrin « Filet de canard », pasi qe e shkrin yndyren qe e ka e ndalin zjarrin edhe e marrim qat yndyr per me i kaverdise qepet dhe hudrat, pasi te kaverdisen i shtojme karrotat te cilat i kemi pre ne rrathe( karrotat te parat pasi jane me te forta, mbas karrotav i shtojme buranijat edhe ato te prera( nje burani prejeni dy here qe gjatesija te mbetet sa bejne dy makarona se bashku), pasi te zbuten buranijat i shtojme purrite e prere ne rrathe (mundesisht sa me shume rrenjen e purrihit se sa fletat). Mishin e shotes qe e kemi ne fertere e marrim e presim ne copa te vogla dhe e bejme bashke aty ku i kemi perimet dhe ia qesim nje shishe sos soja ( qe i jep kripe dhe shije shume te mire sepse ne nuk i qesim fare krype). Dhe ne fund e ziejme orizin, pasi te zihet orizi e qesim ne pjate dhe mbi oriz e shtojme hargjin qe e kemi pregatite me mish shote dhe perime.
(9 vite më parë)
Une po e boj nji shume shpesh Aurora quhet edhe ma ka tregu nji shoqe,eshte me mish tbardh ,teper e mir po bohet Edhe shume e leht Perbersit:(sasia sipas deshires) Qepe Karrota Domate Bizele Speca Brokoli Patate Edhe kto te gjitha i grin edhe i kaverdis ne vaj afer 20 min ,edhe pastaj mishin e bardhe e copton edhe ate e qet aty bashk me gemüset(qato perimet),edhe vazhdon mi kaverdis edhe pak sa mishi ta ndrron ngjyren edhe ju qet nga melmesat cilen te duash ose sa te duash prej tyre,un e perdori shume oregano rozmarin temyan edhe majdanoz ,e pastaj e bon nji sose,: Schlag sahne(hoppla ) Edhe ja qet ni si me thon sose osht kshtu pluhun qe osht ne paqet ktu ne gjermani e blej osht per mish edhe i perzi pak bashk edhe kete ja kthej aty ne tigan edhe i lo pak minuta qashtu edhe pastaj i qes ne tave dhe i shti ne furre me u zi deri sa i sheh qe jane zi perimet edhe mishi taman edhe i servon me oriz! Thuajse çdo jave e boj

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?