Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Me ka marr mallii!!
E di,me mungon koha kur un zhytesha ne lloq,e te dera mpriste nana,me papuqe ndor,koha kur un rrihja fmijt e mahalles,e mandej rend vinin me ankesa te dera.Nena ne prani te gjithve nuk merrte hovin me ma bo at qe e kishte ne mendje,po as un sguxoja me u duk nga kati II. Me mungon koha,kur un kaloja jasht me moshataret e mi. Ku nuk lenim zile ne banes pa prek,loj qe na jepte emocion,dhe nje te kapun veshi ne fund.Kohen kur tgjith blenim akullore,edhe tu mundu mi perfundu ma shpejt me pa cilit i ka ren panda.Me mungon koha kur e "torturoja" motren time,i ka pas flokt dredha fort mir ju ndukshin.Me mungon koha kur un luaja llastik me shoqet e mija,me mungon koha kur ishte koha e darkes se nena na ftonte brenda,perndryshe harronim sa ishte ora.Me mungon koha,kur binte bor,dhe ne se linim nje vetur apo njeri ne rrug te kaloj,pa e gjuajtur me top bore,perveq te moshuarve.Me mungon koha kur rrinim ne maje pemve,duke marr frutat me te pjekuna,pak rendsi kishte e kujt eshte ajo pem gjithsesi.Ehhh sa me mungon ajo koh,dhe ato "knaqesi" femijrore qe sot thujse spo i shoh askund.Sot shoh femij te mbyllun,me telefon ne dor,femij qe rrah nenen e tij,femij qe flet fjal sikur ti kishte 40 vjet.Asgje qe bem ne seshte shembull i duhun per fmiun tim,por spaku ne jetuam si femij,djali im jeton ndryshe,nga un,ne mosh te tij. Sot,cdo gje eshte ndryshe ne fakt.Sduhet me bo asgje fmit pos asaj qe duam ne,se vaj halli,po a bem ne cfar deshen nenat tona se? Ndjej nostalgji per at koh,dhe kecardhje kur e shoh fmiun tim,se si behet agresiv kur i bie bateria telefonit.
**mah-babies* * (7 vite më parë)
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Ahahha lora,patjeter sherrw sa tdush po tash nuk eshte ajo atmosfer e kohes son.
Lora 8 (7 vite më parë)
Shume mire qe ka shoqeri djali se kur po rrin veq n‘shpi s‘po ki qysh i ik televizorit, une e pasna deviju pak temen ti tjeter muhabet paske pas haha, po mos e ki dert shoqe se krejt qato sherre ka me ti ba edhe Amanti po hala 4 vjet nuk i ka, prit edhe naj dite se edhe na me 4 vjet s‘kemi ba sherre naper mahall haha
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Albulena,ahhaha kjo poathuajse nje pjes e jetes e secilles per nesh.Po ne jemi rrit qysh kan qen rrethanat ateher dmth kret kem qen ashtu,e tash fmijet tan rriten si jan rrethanat tjera si kret tjert me tel,ipad,pc,tv tgjitha kto.
Albulena Hajrizi (7 vite më parë)
Oh zemer mu dok qe un e kam shkru ahhaaaaa krejt kto i kam perjetu edhe un e fakt qe fmit tan jan mashtru tash me telefona e gjana palidhje met vertet jem knaq
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Ahahaha Lidra ndonjeher njeriu dasht e pa dasht kthehet prapa pak po elham-dulilah kem qa me kujtu tmira e jo te kqija.
Lidra Lidra (7 vite më parë)
shume e vertet ,po thojna koha ka ndrru ama Jo koha jo ,njerzit kan ndrru ,po mundohemi secili me u bo ma i meqem se tjetri une e rriti fmin tem kshtu jo ashtu e perfundimi tmerr ,nuk kan bo nanat tona qeshtu po ma mire jena rrit, ni dite i thojsha nanes tem ,qysh bre kom nejte ton diten jasht ne bor kur visha ne shpi komplet tesha e lakta ,pse kurr sjena smu ,sot djalin tem veq ne shi me qit smuhet e le mo me lan ton diten, une per krejt shume e fajsoj veten se jom e dhanun teper mas fmive ,thu se veq une kom ,se di pse, i lakmoj shume grave te vjetra per kohen e ma hershme qysh i kan rrit fmit me pak buk e hajvar qe ka thon sumeja edhe kurr pagjaksi e te smut sjena kon , nashta bohet mire e del diqka e na hek ket teknologji qe spo dina me hek prej dores hahahha edhe pse kaniher i ka anet e mira po lexojm e msojm gjithqka e po na largon prej monotonis , po apet keq me na bo boll....edhe mo mos qel ksi tema se shume mke kthy ne koh hahaha po rrjedhin lot:(
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Sumeja ahaha eh vakt eh vakt,sa hapet kjo tem,brenda neah zgjohet ai fmiu problematik,qe ka bo sherre mbi sherre ne lagje. Po qe thon vakti e ha kashten kjo qenka.
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Lidra,bash tgjith kemi mendu kur rritemi me u bo ma te mdhaj e mes me na rreh nana spari,e mes me ju friksu askujt e per cka kemi mendu me u rrit njeher se.Gjith ajo knaqsi e lumturi ka mbet shum mbrapa,as nje pjes te vogel smund e kemi marr me vete.Bash na prishi edhe ne,edhe fmijt tan,e si do tvie me von edhe me keq,spaku ne i kemi kto gjana tbukura pjes te jetes,ata nuk e perjetuan hiq kete lumturi qe kushton aq pak,jan te rrethum me gjan luksoze,qe prap ne fund te pa knaqun jan.
Sumeja ^-^ (7 vite më parë)
Edhe na qashtu fort problematika jemi kon edhe un bejgi problem jom kon hahaha shka sme bike ndermend . Ani kur u boke koha qe dilshin kumbullat u knaqshim tu shku me kput deg e u perlajshim kush mi marr hahah
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Sumeja ahahha,e keni lodh njerin tu ju ndjek,na npergjithsi mahall problematike jemi kan,edhe kerreve ju shfryjshim gomat naten,si u terrojke pak,e sa her na kan ndjek me na rre,po prap u nalshin se ju vijke marre me i pa dikush tu i ndjek fmijt.
Sumeja ^-^ (7 vite më parë)
Ani kur bojshin hajvar ne shpi e tna lyjshin buken me hajvar te nxet e na jepshin krejt fmive te mohalles ohhh u knaqshim bre tash fmit me naze jo se du kto jo se du ato . Faqet kuq na rrishin ehhh
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Lori,oh qe ma kujtove bash,kur blejshim veshje per bajram,paramendo naten e bajramit flejshim me atp te koka,plus patikat e reja te koka,prej gzimit qe neser si te zgjohemi me i vesh ma shpejt.
Lidra Lidra (7 vite më parë)
ah sa nostalgji koha ma e arte e jetes, bash ma heret erdha ne shpi te familja jem , per dritare e shikojsha lagjen ,e me veti thojsha oh sa vend i bukur eshte as me Paris se ndrroj , nuk e ka as ni shtepi te bukur krejte jan te thjeshta e me njerz te thjesht po me dashuri e zemer te madhe ,shume shume kujtime qe kurr nuk harrohen ,kemi lujt shume po edhe probleme teper ,tash krejt von e kuptoj pse jemi knaq tu i bo keq dikujt ,psh ju mshojshmi zilev ren naper shpija edhe ikshmi hahahah kurgjo knaqsi kur ta menojsh tash,po me pak sene jena knaq ,pak buk en dor me patligjan ohoo te knaqke hahahah sot edhe nutellen me kg me pas ste jep knaqsi ,na prishen kta telefona e edhe na i prishem fmit tan me ta ,mundona shume fmive tmi mos me jav dhon telin ama kaniher pom dhimen se kta dyqysh me hup kohen ,nuk po dalin ne lagje me lujt ....te lumte Fitore qe tu kujtu kjo tem , besoj qe secila me or ka qka me shku per femirin e vet ...dikun e lexova :krejt femirin kam enderru mu rrit , e tash kur u rrita pe lypi femirin se nuk kish koh ma te mire,ju pershendes
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Ana ahahha po ashtu eshte ka tsillesh e ka tprek teknologji,qe perveq qe na afron me at qe i kem larg,na largon me ata qe i kem ne shtepi,tpuqim edhe na shum ty e rrushat.
Sumeja ^-^ (7 vite më parë)
Qiehtu ni her nje plak ne mohall na ka pas flakru . Na i shkojshim i mshojshim zikes e ka pas jasht te dera e oborrit edhe aj na ka vrejt hajt nje her e hajt dy kur nje dit na tu shku mi mshu ziles ai ish kon pas mshef mrapa deres oborrit o sa jemi afru veq kur tna ka dal tu na ndjek aaaaa jemi kon ter krejt hahhaha e ja frym vrapave tu ngaj o Zot hala barku mrrotullohet kur i kujtoj haha. Ehhh sa dit t bukura edhe e kemi pas mohallen qe s vishin fort kerret ka pas vetem shpija aty e kemi pas shum femij u harrojshim tu lujt sa missi u zgjedh aty haaaha
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Tuana eh,pritshim pushimet gzushem tu mendu sa dit te daja sa dit aty,tu e planifiku ka me kalu pushimin ahaha,ma mir eshte njeher inshA-llah e vazhdon kshtu.Flm per interresimin.
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Sumeja ahaha ku met zan ai se cfar tvrapumi dojke me tdal zemra jasht,tash fmite ton shpi tvet me prek dqiak dy her trenohemi e jo te te huajt.
Lori Lori (7 vite më parë)
aiii Happy Mum skam qka shkruj per at koh se mi paske mar ti krejt fjalt haha.. val lah as stres ska pas tash na myti stresi , qajo buk qe nana jem sa e pjeke une me moll ekam hanger edhe mka knaq ,atash ncuk ste knaq ,,, per ni dite feste (Bajram ) na blejshin ni tesh edhe e ke vesh shum qef ishte , tash blejna shpesh edhe skan vler diqka ,,,per do sende ajo koh ma e mir ,a per do joo,,
Ana E (7 vite më parë)
Uhh fitoreee teper shkrim i bukur e me ven keto gjera lejt i kom kalu . Edhe un gjithashtu ndjej keq ardhje per femijet e spdit te gjith ne pergjethsi se skem ka mju ik teknologjis nes jo tel tv lsjyrin . Mpuq amantin dhe esmen :****
Tuana&erina&rejan . (7 vite më parë)
Fitore far shkrimi i bukur haha mktheve shum koh perpara qe ka pas shum lezet shkojsha te dajt shpesh e me femi tu zovit me llastika i mushum me kasht e mu lshu ne bor o zot met marr malli se lodrat si kem pa rrall e permall. E tash po foli per vajza te mia tulifar loje tulifar veshe e te pa rahatume. Shum ma mir u kon at her bile qit teknologji qe na mbyti ngapak ngapak se kemi pas. Shyqyr tonat i kan po me kurgjo nuk mashtrohen vetem prej te mirav edhe pesh po qohen... nime fitore qysh o djali a ju permisu gjumi?
Sumeja ^-^ (7 vite më parë)
Fitore hahaha ohh Zot qysh mi ki kujtu kto dit me lot nsy e lexova sa mir ato koh pa derte hiq derti ma i madhi me na nxon i zoti shpis tu i mshu ziles ja fryjshim vrapave me ik hahaha. Ehhhh shum kom deshir qe edhe fmit e mi mi perjetu kto "drreqnillyket" qe i kemi bo na .
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Ermira ahahha cikrrime jan kto krahas atyne qe si kam shenu ahaha.Ja me ble lojra sa her tdel,edhe lur tvje paloj ne dollap se si lyp askush.
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Ana,po ashtu eshte perderi sa na jemi me telefona,kjo i terheq edhe femijet,dmth gabimi yn eshte totalisht ky,plus qe tash cdo gje thuajse ka tbej me teknogjin,skem ku ikim ne pergjithsi,po disa gjana mundemi me i eliminu.
Ermira E (7 vite më parë)
Haha happy mum spo kam kohe me lexu komrntet veq ti boll e prapt koke kan haha. Valla pasha qat kohe se ma mire ska pas tash sikur skan lezet te lojrave.
(7 vite më parë)
shum shkrim i mir Hapy mum femijeria jon ahh far kohe ishte 99.9 e ndryshme me te femijeve tan un gezohem nganje her kur i vin shoqet vajzes time mezi spres te dalin ne oborr po kjo ndodh rrall ah kta tel eshte e pamundur tja ndalojm pasi qe edhe ne vet si prind dhe ifjith rrethi jemi me ta ne dore
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Hahaha Manjolla,te familja ime eshte ende ky rend,ku mblidhemi e endemi shpesh,edhe pse mir e ke ka nis me u zbeh dashuria dhe respekti mes vete.
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Lora jo amanti i kalon rreth 3/4 or jasht ne oborr,e me tel tash nuk rrin me,po flisja per dallimin mes femijeris tone dhe te tyre.Telin ja kam reduktu se mjaft e ka mbajt gjat po tash jo me,edhe po del vera tash pjesen me te madhe e kalon jasht. Po kam tregu qe qerdhet i kam larg me se aferti 18/20 km,se me pas afer as qe e kisha lan deri tash. Ky aktivitet ka mjaft dhe ka pas gjithmon edhe pse i vetem ne shtepi ka fmij aty afer qe luan,po eshte vet asi fmiu qe sdi me u lodh. Se sa luan ky,un me dal e me vrapu e me luajt ne oborr lodhem. Gjithsesi falemnderit per kshillen shoqe.
M N (7 vite më parë)
Fitore nje e kalume shume e art.. une mendoj se perpata edhe vet familjart e kan pas nje afersi mat madhe . Une e mbaj mend sa shume perpara cdo nat shkojshmi dikun me pi qaj e tash rrall e kush qe shkon dikun e fmija lujshem mes veti e sot kerkush as nuk shkon e as nuk t vjen. Ma mire ju bjen me dal dikun me pi i ksfe ose me honger 1 drek dikun edhr ato e zojn kogja lavd e mendoj qe edhe kjo eshte njera nder arsyjet qe fmija po jipen edhe ma shum.mas teknologjis .
Lora 8 (7 vite më parë)
Fitore ti duhet urgjentisht me qu Amantin ne qerdhe, nese rri vetem mbyllur ne shtepi dhe para Tv ka me pas shume problem me koncentrim me vone, djali ka nevoj per loje me moshatar te vet, une Benin prej 2 vjete kam fillu me qu nuk eshte qerdhe po shkon luan ary me fmi, pikturon, vizaton, luan me plasteline, po e shoh vet qe nje dite me qendru gjithe diten ne banes ngjiten para tv se s‘kane cka bajn tjeter, une 2 here ne jave i qoj aty ne ate grupin e lojes, 4 here i qoj ne kinderlanden se kam per veti kurs te gjermanishtes edhe sju bjen qaq me kqyr Tv, beso qe nganjehere me djegin kamt prej lodhes po edhe n’park i qes se i qeteson fmine, lujn me fmi tjert. Sot kur shkova mi marr djemt prej spielgruppe eshte ni djal i ri qe ja ka nis me shku aty, bertitke, kcejke, gjujti me lojna e lendoj ni qik aty, ajo nana atij djalit ni bebe t vogel kish lind frik e tu mos pas kohe me e qit jasht me lu ja kish nis tash me pru aty se tha ke tu mu qmend djali pa aktivitet, edhe ajo msusja thojke diktohet ata fmit qe nuk kane aktivitete t’lojes se nuk din as me lujt me lodra, nuk din as mu perdor veq i gjujn ju mshojn bahen si te eger. Mfal se ndoshta e zgjata po bash mu lidh tema me cka pash sot e e di qe edhe ti e ke permend shpesh qe djali po flet fjal sikur mu kan i madh tu nejt veq me persona t’mdhaj
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Blerina,eh vakt eh vakt,qysh mes me u merzit per pjesen te embel qe kemi kalu.
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Elina,po me tvertet qe ajo lumturi dhe knaqsi ska qmim.
Rajana...... Thesari Im (7 vite më parë)
Po suzi ka më shume siguri eshte e vertet psh.çdo mengjes del polici ne vija te bardha derisa te kalojnë femijet qe shkojnë ne shkollë...pastaj shume kanë perparsi kembësoret edhe ne kosovë janë më tolerant por ne shqipri me sa i kam parë janë katastrof shoferet nuk respektojn as semafor e as kembësor e neper kthesa askush sjep perparsi sikur te gjithë janë për te ngut..por prap zoti na ruajt se ashtu edhe koha po ndryshon psh.koha jonë ka qenë ndryshe koha e nenave tona edhe ma ndryshe se i kan shti me bo bukë e qejzin qe kur ishin 10 vjeçe e mi punu tokat skan pas kohë per lojra..ne jemi rrit ndryshe edhe femijet tanë po rriten ndryshe.
E ..... (7 vite më parë)
Te lumt Fitore na ktheve ne kohen me te bukur te jetes, kohe qe sblihet me pare, e jo si femijet tane qe po rriten e mesojn gjerat para kohe, ky stres qe i kaplon tani te rinjte se kan pas as nenat tona qe na kan rrit me shum mund e veshtirsi nga fukaralleku ama ska pas derte e halle si tani
$uzi **** (7 vite më parë)
Amin moter Zot na ruj nga ajo sprov... Linda shum e vertet atje me duket se ka me siguri sps ka ligj qe respekttohet..atje po e preke vizen e bardh ndalet makina qe larg..ktu ke hy ne via te bardha..dhe te kalon para kembeve..para pak ditesh nji shoqe te vajzes e kishte zen makina ndrydh.kembesn/ ne viza te bardha...skandal..Ska rregull e asgja at her si mi lan me shku vetem ne shkoll si mi lan me dal me lujt ne lagje ku ka njerz qe te shohin me sy "djallzor"..edhe Normal me gjith kto qe ndodhin detyrohna.ti mbajm.mbrenda..ktu edhe parqe.nuk ka ..Vex ne lokale..pse U dashka me hy ne lokal me pi kafe per me argetu femin.pff ..po jo moj ses jemi njerz te rregullt sps po te kishte tregull gjithsecili ne vetvete nuk do u shkatrroshin.thyeshin..stolat.e nji pedonaleje ..po te kishte rregull do u bente nji park publik.. Pra ktu edhe qefi loja e femis paguhet me lek...sps nese del femija te luaj top ne lagje del kojshia.I bertet mos ma gersit.deren me top ..ka raste qe ju marrin topin ska durim kush me... Keshtuqe ose I cojn naj park lojrash me lek ose kalojn koh e lire ne pc..kjo eshte realiteti yn e femijeve tan!!
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Linda edhe nkosov vende vende ke ashtu po rrall valla...Ka humb ai shyhreti i femijeris.
Rajana...... Thesari Im (7 vite më parë)
Valla fitore qetu e kam parkun mbrapa baneses sa fmija mledhen lujn deri terrohet e bash me doken si na dikur e ne kosovë ma keq ish boo
Blerina Xh. (7 vite më parë)
Anika hahah fitorja u merzit per at koh e na shtini llugav edhe neve hahah. Oj avda po njejt edhe na bre e tybe ma tshnosh un kurr te mjeku sjom kon e tash ska pjes qe smdhem mdoket e fmija ma tndishem se krejt artificial hajr in shaa All ah se skem qka bojna kan ndryshu senet e deshtem sdeshtem jena pjes e ksaj. Suzi ke tdrejt sot lexova ni shkrim nfb qe nena ja ka gjet qikes 10 vjeqe bisedat nistagram qe ka fol e shok tklases fjal qe burri me grun si folin nashta ncnc Alla hu na ruajt fmijt
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Oh Lind per ks jemi tu fol qe sjan kto gjera me,se per jasht edhe me hiq po e dim. Po thash edhe me posht jemi bo me egoiste tash dojm pasterti,mes me prek asgje fmit,diciplin me na u friksu fmit,e na si kem lan nanat rehat kurr.
Rajana...... Thesari Im (7 vite më parë)
Unë per vete e kam shiju femijerinë shumë ama sot mi pa femijet e mi duke i bere ato qe i kam bo une isha tranu hahaha jam kon kogja sherre qe thojn dy gur bashkë si kam lënë.. por tash me të vertet me dhimbsen femijet qe sdijn ta shfrytzojnë moshen me te bukur veres shkova ne kosovë nejta 3 muaj vetem qe atje te knaqen e te luajn me femijë po as atje më ska femijë qe luajn ne rrugë po te gjithë brenda para tv e me tel ndorë..
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Anika bash ashtu,edhe te koha ushqimit eshte dasht me na thirr ku me dit sa her,se qysh me lan lojen ne gjysm. Eh teknologjia armiku me i fuqishem qe ka vend ne cdo shtepi.
Anik. A (7 vite më parë)
Edhe mua me ka marr malli shume per ate femijeri te qet e te bukur qe kemi kalu sidomos gjenerata e paraluftes , shyqyr ne e kemi perjetu , e me vjen keq qe femijet tane nuk kan mundsi me shiju nje femijeri te tille edhepse kushtet i kan 1000 her ma mire , por tash teknologjia ka perparu dhe na ka marr ne qaf.Perpara skemi kqyr tv, as laptop, as telefon, edhe shum ma rahat kemi qene.. ter diten me lojra me aktivitete , vetem kur ishte koha e ushqimit dhe e gjumit ktheheshim ne shtepi haha.. qka na bone Fitore na ktheve pas në kohë na shtine mu merzit haha.
(7 vite më parë)
Hahahahha oj blerina ,un kur kam qen e vogel kom honger asi qereq qe osht tbardh qe u bojke me uj mi ly muret pi mrenda,se per zall e lloq mos te flasim edhe qe gjall jom e plus asaj kurr pa shku te mjeku ndoshta edhe katundi e bon tveten,amo mir e the ka ndoshta qe lujn po nanat menihere alarmohen kukuuu qka e gjeti hahaha per ni sen mat voglin sot i qojn fill te mjeku i mbushin organizmin fmis me barna tyrli tyrli,a perpara nana jem vllaut ja bojke komt ja me ufull ja gjoksin me leter mr voj mja hjek temperaturen,pijshim qaj te bjeshkes aii skish kush nerva me nga neper mjek ,ndoshta osht ma mir koha sot puna kushteve amo per do sene sdi em pelqen qysh ka qen perpara
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Po keni te drejt,qe fmiu merr ngapak "edukat"nga kudo qe kalon kohen, dhe formohet si personalitet.
(7 vite më parë)
Fitore ne jemi rrit me gjeta te vogla e me vlera te medha ndersa sot femijev tanë po u'a plotësojm te gjitha dhe ne fund rezutatin e dobët dhe teket e tyre po i paguajm ne. Une po mundohem femijen tim ta rris ne menyren me te mirë por eshte shume e veshtir sepse famijaret tjer "qe e duan me shumë si unë" e qoroditin duke mos ja prish fare qefin. femija rritet dhe edukohet perveç ne familje edhe ne shkoll,shoqëri dhe ambientin ku jeton. Une jam mësuese e ciklit te ulet dhe eshte per te ardhur keq qfare edukate sheh te shumica e femijeve.
$uzi **** (7 vite më parë)
Ju keni shum tw drejt..nji far menyre jemi egoiste".po nga halli valla hi..sedi un e kam.me stres ket pjes.. pra pak vitesh ndodhi ne lagje ton nji skandal.mes fmish! ca kan pare ne tv tu I ba real pas pallati.!.mu rrenqeth /demoralizu ne kete koh qe ka ardh...Zot Mos na sprovo..I ka degjenerU tv, neti brezat e sotem.( jo te gjith )ama .femit 7-8vjc flasin la e pa la ne rrug e shkolla nji devergjenc mes shoksh.shan femija si me qen burre!( smund ta gjykosh.nji as familjen.se nuk dihet ku e emoj ate shprehje..edhe pse baza eshte familja..)..pff sedii ne po ikemi dhe ne shkolla kta kudo mund te gabojn..por don Zoti e iruan.nga Sherri I te keqit..por te mendosh qe ka disponim.me si dikur .absulutisht jo . .eshte ftofur.cdo gje ska me as ngrotsi , respekt mes nj tj..vec lusim Zoti me naj eduku e rujt nga te kqijat..skemi cte bejm duhet me pranu ket koh dhe mu mundu sadopak mi angazhu me aktivitete..kurse sps skemi rrug tjetr ..
Blerina Xh. (7 vite më parë)
Hahaaha oj avda tmit lujn mi lon me zall e lloq knaqen ama kush mi lon se hahaha na tranoj interneti e pata qiken smut e dyshoj mjeku per krimbat hina me lexu e pash qe edhe dhe kur prekin fmija po mujkan mju ngjit se e prekin gojen e tash tshkretit kta hahah perpara skan lexu po ta meqem jon kon haha e ma tshnosh besa
(7 vite më parë)
Haha nanat sot shum pe teprojn se jo pak nime sa i perket ksaj qe tha happy mum ,se nanat tona veq en mbramje kur na kan thirr se sna kan nejt bisht gjith diten sikur sot,shum interesant,p.sh ne ne katund kena shku sa larg me lopt ose kur kena shku per me mbledh geshtenja ,su kthejshim deri vone edhe na lejshin qashtu ne dor te Zotit,perpara mas shumti na kan bertit jo ku ke pse u vonove se e kan dit krejt ku shkojm ,po a i zhlyve teshat apet a haha,edhe kta veq pse skan pas ku e qysh me i la u kon zor ! A sot fmijt spo lujn mo as me lloq as me zall haha te pakten spo zhlyhen
Blerina Xh. (7 vite më parë)
Qashtu esht fitore valla h na pak edhe pe teprojm nashta se vet pi majm mshel fmin so qe prind tan nuk jan kujdes per neve pse na kan lon jasht na e bojna tragjike. Koha nashta po n detyron pak ama edhe pak na i kem fajet
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Edhe ne si nena jemi ber me egoiste,ndoshta edhe vet koha na shtyn te jemi ashtu se di,por nuk behemi rehat nese nuk i kemi femijt para sysh.
Blerina Xh. (7 vite më parë)
Eh suzi shum mir e ke se na vet nuk i lejm fmijt un e shoh sa her mthot qika tdal tluj se tutna me lon e po ndodh qe po msojn fjal e gjeste tkqija prej fmijve tjer qe na nkoh ton si kem dit. Un ma shum i qes noborr fmijt dyt lujn knaqen se nrrug sma kish marr menja ski siguri
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Suzi,shum mire e ke pershkru jeten te cilen e bejm tani,edhe ne fshat tani i shoh rrall shum,ato qe i kam bo vet dikur.Dmth hapsira dhe siguria eshte,po prap munngojn femijet qe ti kalojn ato gjera,sepse te gjith jane duke luajtur lojera ne tel.Ato qe ne i luanimin fizikisht kta i luajn psicikisht.Per at edhe kan energji te madhe,ngase skan hapsir ta hargjojn ate.Po Alla-ahu na i ruajt e i paqim me jet te gjat.Blerina,eh po mu kujtu se i shoh lodrat e djalit te paluaara rend,qe edhe pluhuri ju bie pa u prek hiq.
Blerina Xh. (7 vite më parë)
Eh moj fitore po ka tpaskan shku ment se. Valla h ka pas lezet ajo koh tnjejtat i kema be edhe na. bash ni dit mu kujtu i kena pas afer shpis do qershija e me do shoqe si majmunat tan diten nqershia hahah e sa lojnat shkojke dita u knaqshim skena dit me thon spo rrihet e bajat gjith kena pas qka me bo e tash kjo koh hiq lakmi mi marr po jena bo tvarun edge vet me kta telefona e tani normal qe edhe fmija
$uzi **** (7 vite më parë)
Fitore sa shkrim mallengjyes..na preke me nji te vertet te bukur!!..me mungon, por per fat te keq Asgje nuk eshte si dikur, mjafton fakti qe brezat/ koha kan ndryshu shume, me kuptu pse nuk eshte liria/apo qetsia e asaj kohe!! Nese dikur dilnim.te lire ne lagje ..ka pas nji ndryshim te madh me kohen qe jetojm. Sot/..cila Nene eshte aq e fort sot ne kete koh ta leshoj femijen te lire te luaj ne lagje qoft edhe 30min pa mbikqyrje?! Jooo veshtir, sot ska me besim asku ..vjen tjetri Ta shtyyp me makin dhe iken apo ndodhin grabitje..Zot na ruaj etj etj..... un them qe ne fshat femijet kan me liri dhe qetsi vendi..mirpo ne qytet eshte krejt ekunderta.. te rrall jane femijet qe dalin te luajn ne lagje! ndoshta nji nga kta arsyt e lartpwrmendura..ndoshta shkolla/mesimet I kufizojn..sediii asgje tashme nuk eshte si me pare ..ne kemi shiju cdo gje tw femiris..ndersa kta nji fundjav..edhe prap sdin te luajn sps jan mesuar keshtu mbrenda.mureve ..mas librave..dhe kjo qe permend ti e dashur..teknologjia..ika ngurtsu nji vend !...koh e veshtir per fmit tane dhe per ne qe I edukojm..sps un eshoh tek vetvetja..skam besim Ta leshoj vajzen ne lagje skam besim ta coj nji dyqan me larg baneses per te ble dicka...thjesht jemi bere prinder te fiksuar nga realiteti.I hidhur qe paraqet medja cdo dite!!..tani sdi cfar do tregojn kta breza per femirin e tyre ..qe e kaluam mbrenda mureve ..mes librave..dhe ne net!!!..uhhh shume me bren kjo situat ndihem shpesh her fajtore qes ju jap lirin qe kerkojn ..te dalin me shok e shoqe. ..por friga qe jan ne mosh delikate nga nji an ..dhe Mos siguria.ne vend..jan arsyt kryesore... Te vjen keq per kete realitet, te kesh cdo gje e mos te shijosh asgje!! Zoti I rujt femit tan dhe I rrit te hajrit ne po mundohemi ti argetojm..ne familje ..por nuk ju plotson.ate qe kemi plotsu ne dikur ne femirin ton ,pra ato qe permende ti e dashur. ........^
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Tgjitha ato qe i kam cek i kam bo vet,jan nje pjes e ditarit tim te femijeris,se kam qen femij i shkathet. Po ne ato qe jemi thellu sot,kam harru se si ka qene femijeria ime. Besoj te gjitha pak a shum i kemi kalu te njejtat gjera,dhe jemi ber kto qe jemi sot.
Necinije Bebe (7 vite më parë)
Nga problemet dhe punet qe kemi si nana met vetet e paham haru kohen e femiris tkumt fitore qe ma rikojtove met vertet tekst qe cdo kush i ka perjetu
(7 vite më parë)
Edhe un veq 24 vjeqe jam por edhe un them qe femijria ime ka qen shum ndryshe me mungon aq shum sa qe do jupja shum qka po te kthehet edhe nje her ajo koh edhe pse skem pas kushtet e mira ekonomisht por me fmin e te afermeve jemi knaq tash jo ska me fmi ne oborr a ne rrug tash te gjith ne tel ose ipad shum koh e keqe
Roan Sh (7 vite më parë)
Happy mom shume um pelqej ky shkrime edhe um kthej mbrapa nkohen tone , nuk jena kushedi sa te vjetra po gjenerata jon me sodit po dallon shum, ne lagje nuk sheh kun ni fmi qe lun , qetsi apsolute , krejt shpiat ska fmi qe ska telefon qysh klas 1 , per mendimin tem vet na pi prishim fmin, shum ma e mir u kon ajo koh ku prej mengjeskt dej mbramje kena nejt tu lujt me moshatar ton skena dit shum sene qa po din fmia sod me fillim, po qa me bo koha pe bon tveten e njerzt bash me ta .
Ema Ema2 (7 vite më parë)
Ah moj fitore qe me ktheve shum mrapa, si mos ti kutoj kemi Pas knaqsi nje gje sa me te vogel me ble kemi ruajtur me kujdes sod vajza ime ka te gjitha sosht e knaqt ahhhh nje rast me kujtohet kemi hi me nje oborr te huaj kemi marr qershia te Gjith iken une e hangra nje shtag bothve nga plaku i shpis hahha qe me ktheve ne ato kujtime te bukura
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Neal,po bre fmiu edukohet varesisht prej ambientit ku jeton,normal qe na si nana jem faktor kyq,po edhe ato e ndihmojn edukimin apo qoroditjen e fmis nket menyre.Avda kshtu kam than per djalin,po fatkeqsisht mkapi ai emocioni i fmiut pare,edhe i harrova kto fjal,po kur e shoh djalin me tel e shoh gabimin paresor timin me te.
(7 vite më parë)
Happy mum edhe un thom kshtu per fmin tem,qaq sa kom mar iri tuj e pa motren fmis sa grima i ofron tel e ipad ai veten sun pe qon mir e ton at ipad e mban ndor ,gjith diten syt en to,sdi sa kom me ja arrit amo sdu me i msu fmin me tel!
*** Buna *** (7 vite më parë)
Fitore bravo per kete postim kaq te bukur,oh edhe mua sa me mungojn ato dit femijrie,kurr bre asni gajle se kem pas,tash tmira boll e rahatllek askund ska,femijet nga njera an i llastojm vet,mundohemi me jav plotesu tanat e ne fund qesin brina,po nga ana tjeter edhe si shohin bejne.Vajza kur sheh dikend me tel ne dor edhe ajo patjeter me pas tel ne dor,ose kur sheh ndonje loder edhe ajo patjeter me pas,si shohin nditen e sodit bejn.Ne skemi pas kesi salltanate por kemi jetu me shum dashuri dhe te lumtur.
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Lanika & Avda,koh qe na mungon tgjithve eshte kjo,e sa ndryshe jetojm tani. Per telefona spari ne si prind kuptohet,e mandej edhe ambienti ku rritet fmiu,se sado qe ruhet nena tjert smund i ndalon mes me mbajt telin nprani te fmis. Gabimi qe vet e kam bo me fmin e par duke ja ofru vet me pa filma vizatimor,e mandej ai u lidh vetvetiu qe pa tel se bente hic,po prap gradualisht ja raduktova pak. E tash mend per vajzen qe se kam ndermend me ja len ndor hic,edhe nese perballem perdit me te qajtuna te saj.
(7 vite më parë)
Subha.nA.llah oj moter sa shpesh e kujtoj un kshtu femijerine time,bash kshtu qysh e ke cek ,edhe per stepermi me mungon ajo kohe,edhe pse skam me shum se 25 vjet por edhe kjo gjenerat kemi perjetu kto çka ceke ti ,bilem pom doket si me pas fol per mu ,une edhe kam qen si djal se ashtu mi prente flokt nana,kam pas vllaznit e djemt e agjes me shumic,oh Zot gjithe diten jashte veres me lopt e me top e dimrit gjithe diten neper rruget e fshatit e kondrinat e fshatit tuj bo skijim me saja e skija te improvizuara,e vertet qka ceke se femijet e sodit qe nga mosha 1-2 vjeqare ju servohet telefoni dhe as me lodra nuk luajne me edhe pse i kane me bollek,athu faji i kujt eshte ky ,ndoshta i prinderve e ndoshta se koha po naj servon kete teknologji e ndoshta edhe kushtet e stermira !
Lanika Lanika (7 vite më parë)
Happy mum shumm fjal me vend shum e mir ka qen ajo koha e femijeris ton jem knaq me shum pak gjera ndersa sot fmija i ka gjitha gjerat lodra nga me te ndryshmet telefon ipad qdo gje qe kerkon i plocohet dhe prap nuk jan te knaqur nuk rahatohen qaq kollaj shum koh e keqe ka ardh edhe mdoket secilen her ma keq osht tu ardh
Bina.2017 (7 vite më parë)
E lexova kete shkrim me shuuuume nostalgji dhe beso qe me dolen lot ne sy . Ehhh koha .....

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?