Fëmijët nuk sillen gjithmonë ashtu siç duam ne kur dalim në publik. Zakonisht, kur ata janë të mbistimuluar apo të ekzaltuar shfaqin sjellje sfiduese për tu menaxhuar nga prindërit. Pjesa më e vështirë për prindin është që ky menaxhim të mbështesë emocionalisht fëmijën dhe t’i shpëtojë gjykimeve të syve që po e shohin dhe që janë gati ta komentojnë si “prind i keq”. Në fakt të gjithë fëmijët kanë momentet e tyre sfiduese në publik edhe pse mund të jenë të edukuar shumë mirë nga prindërit e tyre. Këtu janë disa këshilla si të menaxhoni sjelljet e tyre sfiduese në publik:
1. Fokusohuni te nevojat bazë
Fillimisht sigurohuni që fëmija juaj i ka të plotësuara nevojat bazë para se të dilni diku. Një fëmijë i lodhur dhe i uritur nuk mund të shkojë kudo. Mundohuni t’i siguroni praninë e raportit tuaj afektiv para se të vizitoni njerëz të tjerë. Sa më i lidhur të jetë fëmija me ju, aq më i qetë do të ndjehet.
2. Përgatiteni fëmijën
Shpjegojani fëmijës paraprakisht se ku do të shkoni dhe mundohuni t’i sqaroni rregullat përkatëse të vendit apo ceremonisë që do të ndiqni.
3. Kërkojini fëmijës suaj të marrë pjesë në mënyrë të përshtatshme
Shpjegojani fëmijës situatat që e presin dhe ndihmojeni të japë sugjerime si të përfshihet pozitivisht në këto situata.
4. Ji i/e pranishme për fëmijën tënd
Shpesh kur fëmijët sillen çuditshëm në publik apo kur vizitojnë miq do të thotë se ata ndjejnë se vëmendja jonë është diku tjetër. Kjo i bën të pasigurt, ndaj ata bëjnë sjellje për të tërhequr vëmendjen. Sa më të lidhur të qëndrojmë me fëmijët aq më pak sjellje shqetësuese do të shfaqin.
5. Gjeni mënyra për të përfshirë fëmijën tuaj
Detyra e një fëmije është të eksplorojë dhe të mësojë vazhdimisht, ndaj çfarëdo që të jeni duke bërë komunikojeni me fëmijën tuaj. Mund t’ju harxhojë pak më shumë kohë, por do ju kursejë shumë më shumë nerva dhe në fund të dy do të ndjeheni mire.
6. Kur fëmija juaj nuk gjen rehat, mos e neglizhoni
Shumë nga ne, kur shohim që fëmija po axhitohet dhe s’po duron dot më, e rritim ritmin për të mbaruar shpejt punën apo pazarin. Në fakt fëmija ka nevojë për gjetjen e balancës pikërisht në atë moment dhe nuk mundet të presë. Ndaj, qetësohuni, dhe rilidhuni me fëmijën tuaj me një përqafim apo puthje në mënyrë që ai të qetësohet dhe ju të mbaroni punën e nisur.
7. Gjeni mënyra për të ridrejtuar sjelljet e fëmijës
Imponimi i rregullave të nevojshme në publik nëpërmjet lojërave apo ekzagjerimeve që e bëjnë fëmiëjn për të qeshur janë gjithmonë shumë të mira.
8. Jini empatikë dhe dëgjoni fëmijën tuaj njëherë, pastaj mendoni për zgjidhjen e problemit
Pasi fëmija ndjehet i sigurt se e kanë dëgjuar dhe e kanë kuptuar, atëherë ai krijon aftësi për të qetësuar veten.
9. Vendosni kufij edhe pse fëmija mund të rezistojë
Kur fëmija juaj kërkon me ultimatum diçka që ju nuk dëshironi t’ia blini, qëndrojini vendimit tuaj të parë. Mund t’iu duhet që të duroni dhe të qarat e saj për të siguruar që skena të tilla janë më të ralla në të ardhmen. Shpërqëndrojeni fëmijën duke ia shpjeguar pse ajo nuk mund ta blejë atë dhe tregojini ose ofrojini diçka tjetër.
10. Kaloni në një vend më privat
Nëse fëmija juaj po krijon shumë tension dhe ju nuk mund ta përballoni më në publik, merreni fëmijën dhe shkoni në një vend më privat për ta qetësuar dhe për t’ia ridrejtuar sjelljen duke e dëgjuar dhe duke u rilidhur me të.
11. Qetësoni veten
Është normale që fëmijët të sillen si fëmijë. Nuk ka vend për tu turpëruar këtu. Parehatia më e madhe këtu është të silleni në mënyra të papëlqyeshme prindërimi, ndaj qetësohuni dhe mundohuni të ulni tensionet.
12. Bëni gati disa përgjigje ndaj komenteve të të tjerëve
Mospërfillja e shikimeve apo komenteve të të tjerëve dhe largimi në një vend më privat është mënyra më e mirë për të shmangur presionet, por nëse familjarë ndërhyjnë për të qetësuar situatën dhe ju nuk e dëshironi këtë, komunikoni. I thoni se fëmija do të qetësohet, thjesht ju duhen disa minuta vetëm me të.
13. Kini parasysh se ju jeni përgjegjëse fillimisht për fëmiëjn tuaj
Nëse njerëzit e tjerë po shqetësohen nga zhurma që bën i vogli juaj, ju duhet të shqetësoheni fillimisht për rehatinë e fëmijës suaj dhe jo për rehatinë apo gjykimet e të tjerëve.
14. Supozoni se audienca ju mbështet
Njerëzit që shikojnë, zakonisht preferojnë një fund të lumtur për ju të dy. Sigurisht ata mendojnë se do të zgjidhej më kollaj me mënyrën e tyre, por ju merrni kohën tuaj.
Aminn edhe juve motra ??
Te gjitha pikat ...ishin .nji realitet qe te kamuflon...))shume na bren ndergjegja per ate qe veprojm edhe shume her pa deshiren ton..!!thjesht po ja mbyll gojen femijes per te mos I shqetsuar te tjeret...
Pfff spo marrim mend kurr .!!.nuk them ta leshojm ne ler ..ama mos te na brej ndergjegja apo te ndjehemi te "deshtuara" per nji veprim qe femija ben ndoshta edhe per te terhekur.vemendje apo se ashtu e ndjen ne ate moment
Sps cdo gje vjen me mosh tekat e nji 5vjecari..si ben nji 10vjecar be rrug por ..
Sedi jooo...ne smund te jemi psikolog per cdo njeri qe na rrethon..por Per femijet tan jemi..edim se cfar kerkon dhe si e shpreh por sjemi ne gjendje tia mbeshtesim.apo tolerojm.ne ambjente.te jashtme..thjesht shkaku i paragjykimeve!!
Shkrim shume me vler suzi,kemi nevoj per nje permbledhje te till,per tmenagju sjelljet e fmiut dhe tonat ne vende publike,sepse perveq tyre qe luajn me nervat tona fuqishem,as ne nuk reagojm hijshem si prind.
Suzi A llahu t shperbleft per keto 14 keshilla te dhena nga zonja psikologe.
Dua te lidhem tek pika e 13 ku me shume na bren ajo se qfar po thon te tjeret se mos nje e qajtur e fmijes tim po i shkakton bezdi nje te rrituri afer nesh se qfar po thot e po qesh me ne,duke menduar per ket gje ne harrojm te miremj me fmin e ta qetsojm ngadale me fjal ... jemi vet asi populli mirpo dita dites nanat e reja po vedisohen dhe shpresoj qe ky mentalitet per disa gjera te ndryshoj.
Al lahu te shperblwftw Suzi shume shkrim i bukur pika te qellume e.kjo pika 11 me te vertet na ben me u qetsu nganiher harrojm qe eshte femij nga stresi e edhe kjo pika 13 shpesh bi ne siklet edhe pse nuk duhet te jem keshtu e pastaj merzitem pse e qortova pse njerzit jane ber te pa kuptushem per femij ka humb te shume fsmilje meshirs ndaj femijut nuk kan deshir as me prek gjerat spo orendit e leje me i.kap me te vertet me dhimbsen fmit qe ma nuk kan ku shkojne te luajn te knaqen te te afwrmit duke rujt materjalin e len pas dore krijesen me te qmuar femijun
Flm te dashura...pertej bukuris & keshilles se ketij shkrimi(qe lusim Zotin te ndergjisohemi ne mangesi)).. ajo qe me terhoqi vemendje ishte pika 11~~~~ "Qetsoje veten eshte normale qe femijet te sillen si femij" te them te drejten ne jemi popull paragjykues jemi rritur ne kete frym..dhe ne te rejat sot sado mundohemi ta menaxhojm situaten /te jashtmen ajo e mbrendshmja te grin.!!.dhe kjo vjen si pjes e asaj qe jemi rrit vet ne ..(mos bej kshu se te shohin te tjeret) etj etj.. por shpresoj qe kto breza qe po rrisim, dhe patjeter qe do e bejn me gjith kyt impulsitet qe kan qe ta ndjekun/praktikojn.mendimin qe femija eshte femij ai qe paragjykon nji sjellje te tij nuk arrin te shoh me larg syve te ti...))femijet jetojn ne nji bote te sinqert ne veten e vet dhe jan aq origjinala.dhe te dashur me te mirat dhe tekat e tyre** prandaj eshte kjo meshira e Zotit qe nena e do femije dhe e pranon ashtu sic I eshte dhuru..thjesht duhet durim me plotesu...
Mirmbrema te dashura ..
Meqe eshte hapur nga nji mikja jone * dhe diskutuam nji teme te tille, para disa ditesh ketu ne portal..un sapo hasa ne kete shkrim dhe mendova dhe mu duk e arsyshme ti ndaj me ju keta keshilla te vleshme.per se cilen ne..nga kjo psikologe...
Lusim Zotin te na dhuroj durim e maturi ne prinderim..
Me dua pune dhe besim/shpres arrihet gjithcka
*nate te qete per juu *
1. Fokusohuni te nevojat bazë
Fillimisht sigurohuni që fëmija juaj i ka të plotësuara nevojat bazë para se të dilni diku. Një fëmijë i lodhur dhe i uritur nuk mund të shkojë kudo. Mundohuni t’i siguroni praninë e raportit tuaj afektiv para se të vizitoni njerëz të tjerë. Sa më i lidhur të jetë fëmija me ju, aq më i qetë do të ndjehet.
2. Përgatiteni fëmijën
Shpjegojani fëmijës paraprakisht se ku do të shkoni dhe mundohuni t’i sqaroni rregullat përkatëse të vendit apo ceremonisë që do të ndiqni.
3. Kërkojini fëmijës suaj të marrë pjesë në mënyrë të përshtatshme
Shpjegojani fëmijës situatat që e presin dhe ndihmojeni të japë sugjerime si të përfshihet pozitivisht në këto situata.
4. Ji i/e pranishme për fëmijën tënd
Shpesh kur fëmijët sillen çuditshëm në publik apo kur vizitojnë miq do të thotë se ata ndjejnë se vëmendja jonë është diku tjetër. Kjo i bën të pasigurt, ndaj ata bëjnë sjellje për të tërhequr vëmendjen. Sa më të lidhur të qëndrojmë me fëmijët aq më pak sjellje shqetësuese do të shfaqin.
5. Gjeni mënyra për të përfshirë fëmijën tuaj
Detyra e një fëmije është të eksplorojë dhe të mësojë vazhdimisht, ndaj çfarëdo që të jeni duke bërë komunikojeni me fëmijën tuaj. Mund t’ju harxhojë pak më shumë kohë, por do ju kursejë shumë më shumë nerva dhe në fund të dy do të ndjeheni mire.
6. Kur fëmija juaj nuk gjen rehat, mos e neglizhoni
Shumë nga ne, kur shohim që fëmija po axhitohet dhe s’po duron dot më, e rritim ritmin për të mbaruar shpejt punën apo pazarin. Në fakt fëmija ka nevojë për gjetjen e balancës pikërisht në atë moment dhe nuk mundet të presë. Ndaj, qetësohuni, dhe rilidhuni me fëmijën tuaj me një përqafim apo puthje në mënyrë që ai të qetësohet dhe ju të mbaroni punën e nisur.
7. Gjeni mënyra për të ridrejtuar sjelljet e fëmijës
Imponimi i rregullave të nevojshme në publik nëpërmjet lojërave apo ekzagjerimeve që e bëjnë fëmiëjn për të qeshur janë gjithmonë shumë të mira.
8. Jini empatikë dhe dëgjoni fëmijën tuaj njëherë, pastaj mendoni për zgjidhjen e problemit
Pasi fëmija ndjehet i sigurt se e kanë dëgjuar dhe e kanë kuptuar, atëherë ai krijon aftësi për të qetësuar veten.
9. Vendosni kufij edhe pse fëmija mund të rezistojë
Kur fëmija juaj kërkon me ultimatum diçka që ju nuk dëshironi t’ia blini, qëndrojini vendimit tuaj të parë. Mund t’iu duhet që të duroni dhe të qarat e saj për të siguruar që skena të tilla janë më të ralla në të ardhmen. Shpërqëndrojeni fëmijën duke ia shpjeguar pse ajo nuk mund ta blejë atë dhe tregojini ose ofrojini diçka tjetër.
10. Kaloni në një vend më privat
Nëse fëmija juaj po krijon shumë tension dhe ju nuk mund ta përballoni më në publik, merreni fëmijën dhe shkoni në një vend më privat për ta qetësuar dhe për t’ia ridrejtuar sjelljen duke e dëgjuar dhe duke u rilidhur me të.
11. Qetësoni veten
Është normale që fëmijët të sillen si fëmijë. Nuk ka vend për tu turpëruar këtu. Parehatia më e madhe këtu është të silleni në mënyra të papëlqyeshme prindërimi, ndaj qetësohuni dhe mundohuni të ulni tensionet.
12. Bëni gati disa përgjigje ndaj komenteve të të tjerëve
Mospërfillja e shikimeve apo komenteve të të tjerëve dhe largimi në një vend më privat është mënyra më e mirë për të shmangur presionet, por nëse familjarë ndërhyjnë për të qetësuar situatën dhe ju nuk e dëshironi këtë, komunikoni. I thoni se fëmija do të qetësohet, thjesht ju duhen disa minuta vetëm me të.
13. Kini parasysh se ju jeni përgjegjëse fillimisht për fëmiëjn tuaj
Nëse njerëzit e tjerë po shqetësohen nga zhurma që bën i vogli juaj, ju duhet të shqetësoheni fillimisht për rehatinë e fëmijës suaj dhe jo për rehatinë apo gjykimet e të tjerëve.
14. Supozoni se audienca ju mbështet
Njerëzit që shikojnë, zakonisht preferojnë një fund të lumtur për ju të dy. Sigurisht ata mendojnë se do të zgjidhej më kollaj me mënyrën e tyre, por ju merrni kohën tuaj.
Përgatiti: Elona Çeço