Çdo prind, çdo mësues e çdo nxënës duhet ta lexojë këtë fjalim të mrekullueshëm mbi vlerën e shkollës
Për çfarë shërben shkolla? Unë shpenzova 16 vite në bankat e shkollës dhe kur përfundova, sërish nuk dija asgjë për jetën. Nuk dija si të menaxhoja si duhej lekët e mia dhe as se si të aplikoja për të gjetur një punë. U diplomova si më i miri i klasës sime dhe çfarë përfitova si përfundim? Një diplomë për të qenë krenar, por që më shërbente vetëm për ta parë me mamanë time në shtëpi.
Kushedi sa herë mamaja më pyeste se nëse kisha mësuar gjëra të reja në shkollë dhe unë i thoja “Po”, kur në fakt në shkollë, ashtu si shumë të tjerë, përpiqesha të shmangia kontaktin me sytë e mësueses për të mos e thirrur emrin tim; përpiqesha të mos e ngrija dorën dhe të mos përgjigjesha, pasi kisha frikë mos përgjigjesha gabim. Sepse kështu funksionon shkolla në ditët e sotme, si një lojë për të siguruar nota sa më të mira. Sa herë në klasë ke dëgjuar të pyesin: “Po kjo na duhet për në provim?”. Ndoshta nuk e mban mend se sa herë, sepse ndoshta ndodh përditë të dëgjosh apo edhe të bësh pyetje të tilla në klasë, sepse sot mësohet vetëm për provime. Nëse shkollat do të funksiononin në mënyrë të tillë që t’i mësonin siç duhet nxënësit, jo vetëm për një provim të afërt, atëherë fjala “dështim” në një provim, do të zëvendësohej me fjalët “gjej një përgjigje tjetër”.
Mjaft u dhatë nxënësve sa më shumë detyra dhe projekte me shpresën se ata do të mësojnë më shumë. Jo, nuk ndodh kështu. Ata do të mësojnë shumë përkohësisht, por më vonë do t’i harrojnë ato që kanë mësuar, sepse ato detyrat e ngarkuara që u jepni ju, duan kohë të bëhen dhe fëmijët shpesh nuk dalin të luajnë, apo nuk flenë mjaftueshëm gjumë. Jepini atyre kohë të lexojnë, por edhe kohë të kënaqen e të flenë mjaftueshëm.
Shkolla sot nuk po ndikon tek edukimi i të rinjve, sepse thjesht e mbush me informacion trurin e të rinjve. Ata dalin mirë në provime dhe më pas e harrojnë gjithçka. Ky nuk mund të quhet edukim. Edukim do të thotë të marrësh njohuri të ndryshme dhe të mësosh gjithashtu se si t’i lidhësh ato njohuri. Kjo gjë nuk ndodh.
Vetëvrasja është shkaku i tretë i vdekjeve në grupmoshat 10-25 vjeç. Unë nuk di të kem mësuar ndonjëherë në shkollë se si të përballoj stresin, fyerjet, poshtërimet, apo dështimet. Neve nuk na mësojnë gjëra të tilla tepër të nevojshme për jetën. Nëse një person nuk di të gatuajë, për çfarë i duhet të dijë të dhëna mbi luftërat botërore? Mos vallë ato do e mësojnë të gatuajë për të ngrënë shëndetshëm dhe për të marrë vlerat e duhura ushqimore?
Ka një ndryshim të madh midis të qenurit i zgjuar dhe të dalit mirë në një provim. Ka një ndryshim të madh midis rezultateve në shkollë dhe rezultateve në jetë. Fati juaj është në duart tuaja. Duhet të luftoni ju që ai të jetë i duhuri. Mos prisni që shkolla të hapë dyert për ju. Mendoni për një moment një fëmijë në një shkollë të caktuar që qëndron në bangën e fundit dhe nuk e ngre asnjëherë dorën. Ai ka dalë keq në çdo lëndë, por nëse dikush e mbështet atë dhe e nxitë të nxjerrë në dritë pasionin e tij, ai mund të arrijë edhe të zbulojë kurën e kancerit. Por kjo gjë nuk mund të ndodhë, apo jo? Ai s’mund të marrë dot një çmim “Nobel”, sepse inteligjenca e tij vlerësohej vetëm nga rezultatet në shkollë. Kështu që, unë të pyes sërish ty si mësues, si prind, si nxënës apo student, për çfarë shërben shkolla?
Amin moter...Zoti na i ruajt ..Edhe pse kasaveti eshte i pa shmangshem..Po sebebet po ia bejm pastaj ca te kemi rrisk.Me durim e dua arrihen punet e mira*
Suzi ne kohen e sotit kjo fjala shkolle sa eshte gezim aq edhe frik .
Ku do e dergoi fmijen tim??
Institucioni i edukimit eshte shtpia ndersa i dijes eshte shkolle mirpo keto jon ngusht te lidhura me njera tjetren .
Si institucion i edukimit ne jemi mesues thuajse gjat ter kohes,mirpo ajo frika se mos ndoshta po deshtoi ne kete drejtim eshte shume e madhe edhe pse aty A llahu aq sa i ma dhene e aq sa mundet arrijn.
Mirpo shkolla si e till qe te ballafaqon dhe te takon me lloj llojshmeri te njerzve ben qe te ndikoj edhe tek fmija apo familja.
Eshte ardh aq kohe e fshtir saqe duher shume parapregaditje e pregaditje per kta fmi se qfar duam ti servojm para, ate qe do ja servojm ate dhe do ken mundesi ta zgjedhin dhe ta marin.
Nje mal pytjesh e pergjegjsi mbi kta fmi .
Dhe si opsion u fundit na mbetet lutja gjat ter kohes per ta.
O A llahu im ruaj keta femij e udhezoi ne rrugen e dijes e rrugen tende te drejt .
Fitore kam djalin ashtu mwrr stres kur ka mu pyt apo test..sps e ka mesuse shume te egwr edhe kur gabojn ju thot (fmi trash nuk msonI prandaj nuk dini ) kam shkuar ja kam spjeguar ndjeshmerin qe ka ky mos ma denkurajo.para klas te lutem foli me butsi sps perndryshe.mja fute frigen ne palc..e cuditshme ama fjala mesuseit ndikon shume ..nese un I " bertas" pwr dicka nuk shqetsohet.aq sa kur ja kerkon mesuesja...nann kam frig me ba kshu na beret mes..na xjerr jasht na denon para klas! Nuk jam per jo disiplin..por me gjet menyren.e duhur jo mo tmerru femijet...sdii kjo tem ska fund Zoti naj edukoft me dije te paster na I drejtoft ne rrugen e tij sot duhet shuuum pune me kta breza e me shume nga ana psikologjike..ne shkoll hasIn fenomene.te ndyshme.perkunder edukimit.qe merr dhe dashje pa dashje do infektohet."".me thuaj me ke rri te tw them se kush je"" uhh durim edhe dua ..edhe pune njikosisht se deri ne moshen 13-14 vjec marrin se pastaj smarrim.me..adoloshenca.faz e veshtir ne kete koh eper me shume ne qe kemi deshir mi eduku e rrit me rregulla ..hajr insha all-ah* ju falemderoj edhe njiher kto temat shoqero me plqejn sps kam deshir te mesoj kemi nevoj te ndajm pervoja..me nj tj per te mirw te femive tane..sps siç tha shkrimi ste formon shkolla pa praktiken*
Jona mir eshte falemnderit,pas nje koh vizitave tek psikologu,i cili i ndihmonte si me u ballafaqu me stresin,e ishte veq 11 vjeqe.Eh kjo eshte tortur psicike qe sja kupton askush.
E leta pajtohem.me ty qe edukata vjen nga familja une jam nje nene e 3 femijve ne.klasen e djalit jemi ne nenat qe diskutojme dhe jwmi shume bashkpunuese tani djali ne kl te 6 kjo eshte dhe.mosha.me.delikate.per nje femije kemi disa nxenes aty qe e prishin qetsin bejne shume gjeste te pa hishme qe ne kohet tona nuk jane ber as kaq heret keto skena as ne.klas asesi me fillu djemt me i hek pantollonat ne klas e me be gjesete te ulta edhe kur i thua prindit keshtu e arsyetojne se eshte femije kemi ber ankes me.i.largu disa nuk i.largojne deri te ndodhe e keqja une ju kam thene si nene kesholloni femijet qe te mirren edhe me keta qe jane te pa edukuar ti injorojne kur bejne kesi skena po nuk ndodh kjo shumica perkrahin dhe vazhdojne ne rrug te njejte sepse ka edhe shumw prind qe ose nuk duan ta din ose ju besojne shume femijeve i ngritin i.lavderojn lypin edhe 5 edhe nese se meritojne
Harrova ta cek,perderisa femiju nee shkoll meson histori,gjeografi,teknologji,fizik,Kimi,etj etj,edukimin dhe mirsjelljen e meson nee shtepi,arsyen perse ka Marr rrugen e dijes e meson qysh nee moshen e re nga prinderit dhe familja.
Sbume tem e mir fjal me vend edhe mesueset jane ber te "menqur" bejne sa me shume nexenes me.nota te larta ketu qe me dal kinse ka arrit e ka note e lart te arritshmeris te klases a ne fakt gjysma e me shume e ketyre nxenseve nuk jane per ato nota provimet jane ber stres per femijwt tane e shoh nga djali kur ka test deri ta kryn e ta merr rezultatin rri ne ankth edhe shpesh nuk merr 100% jo qe nuk din po qe eshte hutuar nga stresi mesuesit bejne dallime edhe cili femije ka pasuri ka njerz ne pushtet e shume e shume padrejstsi ne shoqeri tek femijet dominon i forti jo i urti e o vyeshmi nese je i urt te quajn budalla nese nuk fol fjal te ndyta me shok te injorojne jemi ne nje rrug me plot gjemba une me djalin e kam 11 vjet e injorojne shoket psw nuk shan pse nuk fol fjal te ndyta ni dit i kishine thene sa pare pi don shokte vetem shaj njeher e qfar shoqrie po vjen Zot hajr bene na ruan femijet e drejto ket popull.te hutuar
Suzi 90% eshte keshtu,nese flas nee poziten e prindit sepse jam prind,por nese flas dhe nee poziten e mesimdheneses pasi edhe mesimdhenese jam, bie % ngase nje faj te madh e kemi dhe vet nee prindrit,see fmijet sot me teknologji,telefona,te lir per te dal koh e pa koh,edhe skerkojm shum llogari se mesuan apo jo,at'her qka po presim rezultate nga gjeneratat e ardhshme,perderisa prindi m ngulm na kerkon qe fmiju ti kaloj me nota te mira,pavarsisht diturive te fituara,ky eshte nje deshtim,qe nga njeriu me i madh i shtetit i deri tek aj me i thjeshti nee shoqeri.Mendimi im. Ty te lumt per shkrimin shum i mir.
Suzi te lumtper ket tem qe e hape edhe ket shkrim qe osht realiteti per fat te keq shkolla nuk osht arsimim edukim po krejt e kunderta perqeshje dhun fizike psikologjike e suum e shum negativitete qe po marin femijet ne shkolla duhani alkoholi lendet narkotike e ku jan profesoret e drejtoret qe shohin gjdo dit e nuk japin aspak kontributin e ti kshillojn femijet e te flasin lirshem se qfar ju mungon qfar nuk shkon qfar duan ata femij ne te vertet nuk osht shkolla siq tha edhe suzi ter diten vetem detyra ndoshta shkrimi im mori nje kahje krejt tjeter por met vertet me vjen shum keq sepse edhe un vet si nxense kam has ne probleme te tilla kur nuk e qija nje detyr me zgjidh nuk guxoja ti thoja msusit se nuk dita a mund te ma spjegosh dhe njeher por meniher ngritke zerin ku ke ti kur un e zgjodha ne tabele edhe thupra meniher kersitke pastaj perqeshja e gjith nxenesve te tjer si femi i vogel ndikon kjo aq shum negativisht sa mund ta humb vullnetin e orientimin per nje koh shum te gjat shum keq shum
E si eshte motra tani ? Ncnc eh sa rastet e tilla jane moj Fitore... une e kom pas ne klase nje vajze kur kishte me u pyet nga frika nuk e mbante dot urinen :( kushedi cka perjetu ajo ...
Mka bo me lot ky tekst.Vertet cdo gje sillet rreth nje note.Kisha motren qe tri her e kan pru me emergjenc nga shkolla ne spital.Kishte fillu ti ndalej fryma nga stresi se kishte per tu pyet,dhe ishte nje arsimtar shum i rrept qe sfalte aspak.E ajo nga frika qe sdo te dinte mir,kishte pas atak paniku
Fitore ashtu eshte ke te drejt , keto breza kan shume perparsi..e njohuri rreth gjithckaje..por problem eshte sa po I fiksojn.ne memorje..sps kto gjithsesi jan te detyruar te mesojn cfar ju kerkohet..pra mesojn Per note permendsh..dhe po aq shpejt qe mesohet po aq shejt harrohet!
Duhet praktik sa me shume dhe jo kaq shume teoriii..vajza ime nga ora 2-3 e drekes deri ne 10 te darkes eshte cdo dite mbi detyra ,.kur e pyes a mbarove..jo akoma kam edhe ktu edhw aty..ajo qe kerkojn sot meuesit eshte volum pune elekuenc.ne te folur dhe eshte ok...
Ok po si t'ia bejm me keto qe si kan kto cilsi..ose ikan me pak te zhvilluara.? Per cfar sherben shkolla pra? ..qe mesuesi ati te ndrojturit.ti'a nxjerr aftesit..ky eshte mesuesi mire them un)))
Jona shume e vertet ka qen dhe do vazhdoj egoizmi/perqeshja..po kjo ika rrenjet tek shembullI qe kemi perpara.. eshte nji keshill : qw femijet I mbyllin.veshet.ndaj keshillave.dhe hapin syt ndaj shembujve))*
Zoti naj udhzoft e edukoft se koh e veshtir per to dhe ne..
Suzi,, shume shkrim i qelluar.. Ne ditet e sotme synohet vetem nota e mire nga te mesuarit permendesh si dhe secili te arrije dicka vetem per veten e tij ,, apo nuk deshiron ta sheh askend me mire se veten.. Shume egoista!!! Dhe tjeter mangesi eshte perqeshja ne shkolla sepse po e the nje pergjigje te gabuar pervec mesuesit qe do te injoroj do te fillojne e gjithe klasa te qeshin e pastaj te humb vullneti edhe per mesim.. Kjo me ka ndodh disa here ne shkollen fillore sepse si femije ka ndikim shume te madh edhe reagimi i te tjereve... e pastaj kur kalova ne gjimnaz u mbusha mend nuk me interesonin cfare thonin te tjeret thjesht e shprehja mendimin tim.
Valla qashtu esht se badihava po shkojn ne shkoll un e shoh vajzen e burrit tim 13 vjeqare esht qfar mesimi ban nshkoll ktu kanad gjithqka rreth gjeografis fizikes shkences din i marr shum lakmi sa e dijshme esht mu tybe mem vet qato pytje qa jan liber saj tybe ta disha nja qe qafa ahah
Nena te dashura sa nga ju e gjeni veten ketu ?
Me preku ky shkrim sps dashje pa dashje kemi hasur ne "paragjykim".nga mesuesit (nuk jan te gjith njisoj )ama ka nga ato qe ti presin shpresat." Po nuk e theve koken pwr te mesuar, nuk behesh askushi ne jet " kete e kam hasur ne kohen time por edhe sot ne kohen e femive tane...sedi pse mesuesi apo kush do qoft duhet mi dhen perparsi /vlersim gjithmon ai qe ka notat e mira.ne klas .dhe nji qe ka me pak nota te mira te shikohet.me sy tjetr!?
Mendoj se si prindi me femijet ,si mesuesi me nxensit duhet te jen psikolog perpara se te veprojn ne aftesit perkatse ..!

Prince Ea