Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pagjumësia e bebes time

Pershendetje! Kam nje bebe 6 muajsh, gjate gjithe kohes ka probleme me gjumin e nates. E vendos per te fjetur ne oren 22 ne darke edhe zgjohet ne 24, pra fle vetem 2 ore dhe me pas rri zgjuar deri ne mengjes ne te gdhire rreth ores 5 ose 6... fle ne mengjes cohet gjate paradites per te pire edhe fle prap deri ne 1 ose 2. Ju lutem a mund te me thoni si mund tja bej me beben time? Faleminderit.

Orjola Ngjela (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendejte Orjola

Tashmë do të duhet të sendërtoni shprehinë e mirëfilltë të gjumit. Duke pasur parasysh se ju ankoheni sidomos në gjumin e natës atëherë do të duhej të shiqoni nëse ka vend të korigjoni-redukoni epizodat e gjumit ditor në favor të gjumit të natës. Nëse foshnja juaj flen mirë pas larjes, është mirë që këte (larjen) ta bëni në orët e mbrëmjes dhe të formoni tek ajo shprehi të mirë të gjumit të natës. Pasi që ajo reagon shumë lehtë në çfarëdo lëvizje tuaj, provoni që ajo të vihet në gjumë në shtratin e saj të posaçëm, shumë afër shtratit tuaj,... Mendoni edhe nëse foshnja e juaj megjithatë futet në gjumin e natës paksa e uritur dhe përmirësoni këte...

Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/rregullat-e-fjetjes-per-foshnjat/nga-lindja-e-deri-3-muaj

Gjithë të mirat.

Gjumi (14 vite më parë)
Pershendetje, edhe vajza ime ka probleme me gjumin, ajo zgjohet cdo gjysem ore naten dhe duhet ta ve ne gjoks ose ta tund qe te flej prap, ndersa diten fle 30 minuta fiks 2-3 here nga mengjesi ne mbremje dhe eshte 8 muajshe. A eshte normale kjo? Cfare mund te bej?

/komuniteti