Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Dieta gjatë gjidhënjes

Pershendetje Dr. Une kam djalin 8 muajsh, e kam akoma ne gji, mirepo une punoj orar te plote 8-17 dhe gjate kesaj kohe djali ushqehet edhe me ushqime tjera dhe qumeshti i gjirit gati se ka mbetur vetem per mbremje dhe gjate nates. Qe 2 dite kam filluar me nje diete qe permban vetem super sallata mikse dhe molla, mendoj ta mbaj per 1 jave kete diete, dua te pyes keto gjera qe po i ha gjate dites, a mjaftojne per qumeshtin e gjirit qe e pi vetem naten, apo ka rrezik per tu ndalur qumeshti? Falemnderit.

Sala Gashi Loku (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Sala

Thuhet se periudha e gjidhënjes nuk është kohë e përshtatshme për dietë, por pasi jemi në stinën e verës ti ke mundësi për përzgjedhjen e ushqimit më të shëndetshëm dhe të freskët, i cili nuk dëmton prodhimin e qumështit dhe ty të ndihmon të kontrollosh kaloritë.

Të rekomandoj ti lexosh artikujt e mëposhtëm, mund të të japin informacion të vlefshëm:

http://www.bebaime.com/ushqimi-pas-lindjes/6-receta-verore-per-heqjen-e-kilogrameve-pas-lindjes?like=true

http://www.bebaime.com/ushqimi-pas-lindjes/rendesia-e-ujit-per-te-rene-ne-peshe-pas-lindjes

Gjithë të mirat.

/komuniteti