javë pas jave
Përshëndetje Vjola,
Foshnjet pas lindjes në shumicën e rasteve humbin 5-7-10 përqind nga pesha e lindjes ,dhe konsiderohet si e arritur e llojit te vet nëse ate e rikthejnë deri në moshën 10-14 ditëshe. Gjatë 3 mujorit të parë shtimi mesatar ditor preferohet të jetë 15-25 gram në ditë ose në rastin më të mirë 1% nga pesha e lindjes.
Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
Në komunitetin bebaime e keni aplikacionin "Grafiku i zhvillimit të fëmijës", i cili paraqet rritjen e fëmijës tuaj në raport me moshën, duke e llogaritur që nga pesha e lindjes, sepse kjo tek çdo fëmijë është individuale. Ju lus ta përdorni atë në mënyrë që të keni pasqyrë sa më të saktë mbi zhvillimin e fëmijës tuaj.
Fillimi i ushqyerjes së foshnjes me ushqime të forta rekomandohet të bëhet në periudhën në mes të muajve 4 - 6, tani trakti i tretjes se ushqimit të foshnjes suaj ende është në zhvillim e sipër, pra ushqimet e forta momentalisht janë jashtë limiteve, por pas muajit të 4të mund të filloni me recetat e bebaime.com.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, kam vajzen 3 muajshe dhe peshon 4 kg e 600 gr, nuk e di se a eshte normale qe te kete kete peshe pasi peshen e lindjes e ka 3.150 kg, verej te vajza ime qe nuk ka shume oreks per te pire aktualisht po e ushqej me qumesht artificial vetem 40 dite e mbajta me qumesht gjiri, oreksi vajzes me ben pak merak me thene te drejten, a mund ti nis ndonje ushqim shtese sepse me duket sikur nuk po shton mjaftueshem? Jam ne pritje te pergjigjes tuaj me respekt Vjola