Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ecja

Pershnedetje doktoreshe! Vajza ime futet ne muaj te 9 dhe nuk po nderron kembet per te ecur, une i jap ilacin hekur rregullisht cdo dite... ska shume qe kam filluar ta ve ne rrethore por merzitet shume shpejt.... a mendon se ka ndonje problem? A mendon se ka nevoje per vizite? Ajo kur eshte e shtrir ne shpine i leviz kembet shume te dyja bashke dhe ngrihet ne shpatulla dhe ne thembra dhe rrin.. ju lutem me ktheni pergjigje, a duhet ta stervis shume sa dhe si?

Lola Krasnici (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Lola,

Foshnja në moshën 10 muaj e më tepër ajo duhet të rrijë e baraspeshuar në të dyja këmbët. Pas kësaj moshe, varësisht nga zhvillimi motorik, mund t'i bëjë hapat e para e mbajtur për duar,... Përreth moshës 12 muajshe, më herët apo më vonë, ajo fillon t'i bëjë hapat e parë...

Për të marrë informacion të plotë mbi shqetësimin tuaj, ju rekomandoj të lexoni artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/momente-te-rendesishme-te-zhvillimit/ecja

Gjithë të mirat juve dhe vajzës tuaj.

/komuniteti