Pesha e fëmiut 1 muajsh
Mimoza Koshutova
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza,
Pas lindjes foshnja ka një rënie të lehtë në peshë. Kjo rënie zgjat për 3-5 ditë. Duke marrë parasysh humbjen gjatë ditëve të para të jetës, shtesa në peshë gjatë gjithë muajit të parë është prej rreth 600 gram.
Në komunitetin bebaime e keni aplikacionin "Grafiku i zhvillimit të fëmijës", i cili paraqet rritjen e fëmijës tuaj në raport me moshën, duke e llogaritur që nga pesha e lindjes, sepse kjo tek çdo fëmijë është individuale.
Ju lus ta përdorni atë në mënyrë që të keni pasqyrë sa më të saktë mbi zhvillimin e fëmijës tuaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, femiu im ka lindur 3.400 me 55 cm. Me daten 17 mbush nje muaj. Desha te dije perafersisht sa mund te peshoje?