Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Për sasinë e kripës dhe sheqerit në ushqimet e foshnjes

Pershendetje desha te dije mendimin tuaj dr. se sa duhet te jete sasia e shqerit dhe kripes ne pregatitjen e ushimeve per bebet tona, flm per kohen.

Genta Rina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Gentiana,

Në gjashtë muajt e parë të jetës, foshnjes i mjafton më pak se 1 g kripë, të cilën e merr nga qumështi i nënës apo ushqimi i gatshëm, në muajt 7 dhe 12 mjafton 1g kripë, përderisa fëmijët nga 1 gjer në 3 vjeç kanë nevojë më pak se 2 g kripë në ditë.

Ndërsa në lidhje me përdorimin e sheqerit për fëmiun nga 1 gjer në 3 vjeç lejohet sasia sheqerit prej 4 g (1 lugë supe) ndërsa për fëmijët nga 3 gjer në 6 vjeç, 5 g. Përdorimin e ëmbëlsirave, çokolatave, biskotave dhe të ngjashme duhet ta limitoni në 10 g në ditë për fëmijët nga 1 gjer në 3 vjeç, gjegjësisht 15 g për fëmijët nga 3 gjer ne 6 vjeç.

Për tu informuar më shumë, ju lutem lexoni artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/ushqimi/kripa-dhe-sheqeri-ne-ushqim-te-foshnjave

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti