javë pas jave
Përshëndetje Marina,
Përreth ngjyrës jeshile të jashtëqitjes ka paragjykime të ndryshme të kohës duke filluar nga mos foshnja është ftohur deri tek mos ajo është e uritur. Për foshnje të cilat ushqehen vetëm me qumësht hetimet në këtë drejtim mund edhe të justifikohen, ndërsa tek ato të cilat marrin edhe ushqime të tjera normalisht se ngjyra e jashtëqitjes në masë të madhe determinohet nga lloji i ushqimeve. Nëse foshnja nuk ka simptoma të tjera shoqëruese atëherë vetëm jashtëqitja jeshile nuk duhet të jetë edhe signifikante. Ju duhet gjithsesi të hetoni për kohën kur ka filluar foshnja juaj të ketë jashtëqitje jeshile dhe faktorët e mundshëm kontribues aso kohe për këtë.
Fillimi i ushqyerjes së foshnjes me ushqime të forta rekomandohet të bëhet në periudhën në mes të muajve 4 - 6, tani trakti i tretjes së ushqimit të foshnjes suaj ende është në zhvillim e sipër, pra ushqimet e forta momentalisht janë jashtë limiteve, por pas muajit të 4të mund të filloni me recetat e bebaime.com
Gjithë të mirat.


Pershendetje Doktoreshe! Vajza ime del jashte normalisht mirepo del me nuance jeshile dhe e holle, theksoj se e ushqej me qumesht formule aptamil dhe eshte 3 muaj e 2 jave por nese ben pis rrobat atje duket ngjyre e verdhe. Gjithashtu doja te dija nese mund ti filloj leng frutash dhe sasine e lejuar? Te Faleminderit!