Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Shtimi në peshë i fëmiut

Pershendetje kam femiun ne muajin e 4-te, ne muajin e fundit ka fituar ne peshe 400 gr, kurse ne muajt e pare diku rreth 800 gram. Aktualisht jam duke e ushqyer vetem me qumesht gjiri. Tash per momentin peshon rreth 6.300 kurse ka lindur me 3.400. eshte kjo shqetsuese, dhe cfare me preferoni? ju faleminderit.

Mimoza Koshutova (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Mimoza,

Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë. Duke u nisur nga kjo mendoj se femiu juaj ka peshë normale në raport me moshën mujore që ka.

Për të parë kohë pas kohe parametrat e fëmijës tuaj, ju lutem përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti