Barkqitja te fëmiu
Mimoza Koshutova
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza,
Diarrenë më së shpeshti e shkaktojnë viruset dhe bakteriet. Kur ka fëmiu diarre, ai humb shumë lëngje prandaj është shumë e rëndësishme që të konsumojë sa më shumë ujë, çaj apo tretje fiziologjike.
Trajtimi më i qëlluar i barkqitjes është ai dietetik. Ju rekomadoj dietën "BRAT" (banana, rice, apple, tea - banane, oriz, mollë, qaj kaqeje). Diarrea shpesh kalon pas një periudhe kohore, por nëse fëmiu ka diarre dhe temperaturë, nëse ka dehidruar dhe lodhur, vizitoni mjekun dhe këshillohuni.
I uroj fëmiut tuaj shërim sa më të shpejtë.
Pershendetje, kam femiun rreth 21 mujash (me shume se 1 vit e gjysem) dhe ka rreth 10 dite qe ka jashteqitje ne forme te ujit si themi ne (jo nevoje te trashe), kjo me pare i shoqerohej edhe me temperature, por tash temparatura eshte ne rregull vetem se jashteqitje te lenget akoma ka, cfare ne keshilloni? ju faleminderit.