Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Bronhitpneumani

Prsh dr jjam e shqetesuar kam djalin6javesh dhe me ka fitu bronhitpenumani ka qen i shtrir2jav ne spital jju kisha lut nese ka mundesi me tregu pak per ket bronhit qka qka dallon veq bronhit a.c prej bronhitpenumani edhe qka duhet me pas kujdes qe djali im mos me ardh serish deri te bronhiti ju faliminderi per kohen tuaj.

Dea > (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Duda

Inkurajoni fëmiun tuaj që të pijë sa më shumë, pasi që kjo ndihmon në largimin e mukozës nga kanalet e frymëmarrjes. Mund të jetë edhe një enë e mbushur me ujë e vendosur mbi nxemësen tuaj, e cila ndihmon që të mos thahet ajri në dhomë të fjetjes.

Nuk është e lehtë që të parandaloni fëmiun tuaj që të zhvillojë bronkitin, pasi që mund të shfaqet pas ftohjes apo infeksioneve të tjera të frymëmarrjes të shkaktuara nga viruse.

Sidoqoftë, nga këto viruse që shpërndahen nga piklat në ajër nga personat e infektuar apo nga kontakti dorë më dorë, larja e shpeshtë e duarve mund të jetë një preventivë efektive që fëmiu juaj të mos infektohet nga virusi.

Fëmijët të cilët rriten në shtëpi, ku ka duhanpirës, janë të prirur që të ftohen më shpesh sesa fëmijët në shtëpi pa duhangjinjë. Pra mbani fëmiun tuaj larg tymit të duhanit sa më shumë që mundeni.

Bronkiti mund të ndihmojë që të zhvillohet me inflamacion të mushkerive (pneumoni).

Per tu informuar gjeresisht rreth semundjes, ju rekomandoj te lexoni artikullin ne linkun e meposhtem:

http://www.bebaime.com/udhezues-shendeti-semundjet/bronkiti#766

Bebit tuaj i uroj sherim te shpejte. 

Gjithe te mirat.

/komuniteti