Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Semundja kawasaki

Pershendetje e nderuara Niketa dua te me tregosh nje gje te lutem jam shume e shqetesuar... dua te di a eshte rrezik semundja Kawasaki dhe si krijohet kjo semundje? te lutem me kthe pergjigjeje per kete semundje te pershendes linda.

Linda Grezda (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Linda,

Kjo sëmundje është shumë e rrallë, e cila përfshin inflamacionin e enëve të gjakut. Muret e enëve të gjakut në të gjithë trupin bëhen te përflakura. Sëmundja mund të prekë çdo lloj të enës së gjakut në trup, duke përfshirë arteriet, venat dhe kapilarët.

Ndonjëherë kjo sëmundje prek arteriet koronare, të cilat bartin gjakun e pasur me oksigjen në zemër. Si rezultat, disa fëmijë që kanë sëmundje Kawasaki mund të zhvillojnë probleme serioze të zemrës. Shkaku i sëmundjes Kawasaki nuk është i njohur. Sëmundja nuk mund të parandalohet. Fëmijët me këtë sëmundje kanë nevojë për kujdes dhe trajtim afatgjatë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti