javë pas jave
Përshëndetje Rona
Kur fillon një shtatzëni të re sasia e qumështit që ushqen fëmijën e lindur, fillon të pakësohet dhe fëmija nuk ngopet. Kështu që lind nevoja e shtimit të ushqim artificial. Por të vazhdohet të ushqehet fëmija me qumësht gjiri, kur është filluar një shtatzëni e re nuk është e dëmshme por vetëm së organizmi i nënës ka nevojë për sasi dhe enegji të mëdha ushqimore.
Sa i përket barkqitjes së djalit, nuk mendoj që e ka nga ushqyerja me qumështit gjiri. Trajtimi më i qëlluar i barkqitjes është ai dietetik. Në këtë moshë rekomadohet "BRAT" dieta (banana, rice, apple, tea - banane, oriz, mollë, qaj kaqeje). Diarrea shpesh kalon pas një periudhe kohore, por nëse fëmiu ka diarre dhe temperaturë, nëse ka dehidruar dhe lodhur, vizitoni mjekun dhe këshillohuni.
Për të mësuar mbi ushqimin me gji gjatë shtatzënisë, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e poshtëshënuar.
Gjithë të mirat.


Pershendetje dr. une kam djalin 1 vjeqar dhe jam shtatzene ne muajin e 4 por jam ne hall cfare te bej e ushqej djalin me qumsht gjiri e ka ca dite qe djali po ka barkqitje nuk e di a e ka nga gjiri pasi jam shtatzen apo nga ky virusi qe po kan shum femij.provova dy dit e dy net nuk I dhash fare qumsht gjiri po djali asgje nuk pike tjeter kshtu qe prap I dhash gjinin e qfar te bej jam gabim qe e ushqej sa jam shtatzen apo qfar duhet te bej qe ta stimuloj te mar ushqim tjeter me shishe se as ate se mer..!shpresoj tkem qen e qart rreth puetjes e ju lutem shuum tme ndihmoni qfar duhet te bej?!