javë pas jave
Përshëndetje Lindita.
Nëse keni qumësht të mjaftueshëm gjiri, për momentin vazhdoni ushqyerjen me gji të fëmijës tuaj, sepse ai realizon një zhvillim cilësorë të fëmijës, mbron atë nga sëmundjet alergjike, mbron nga infeksionet, etj dhe dhënia e gjirit dhe mbajtja e një regjimi ushqimor të përshtatshëm e ndihmon nënën që gradualisht të arrijë në peshën që ka pasur para se të mbetej shtatzënë.
Por krahas ushqyerjes me gji, filloni edhe me ushqyerjen me ushqime te forta. Preferohet që ushqyerja e bebit të fillohet prej muajit 4 - 6. Menyja e cila preferohet që ta ndjekin nënat është kjo: qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme, drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi.
Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.
Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.
Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.


Pershendetje zonja Kolici, djali im me 26.10 te ketij viti mi ka mbushur 5 muaj e ushqej vetem me qumesht gjiri. Gji kam mjaft ndonjehere me ndalet pak ama i ndihmoj djalit shume mire me shendet tash eshte rreth 9 kg e disa gram. Pyetja ime eshte se deri kur mundem ta ushqej vetem me gji deshira ime eshte bile 6 ose 7 muaj se me gji nuk eshte asnje ushqim tjeter po shume nena po me thone jepi te haje edhe me luge te mesohet, une mendoj se nese mjafton gjiri nuk kam nevoje po desha te di dhe mendimin tuaj si pediatre. Ju faleminderit per mirekuptim.