Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Në lidhje me kërthizën e bebit

Pershendetje. E kam djalin 6 ditesh dhe qe ne lindje kerthizen e kishte si te dale ose te fryre edhe tani vazhdon ta kete ashtu dhe ende nuk i ka rene. Para 2 ditesh vura re edhe pak gjak ne pjesen e poshtme te rrethit te kerthizes. Ia kam mjekuar duke ja mbeshtjelle me gaza sterile dhe siper i kam hedhur alkool 76 grade te cnatyruar. Por shqetesohem se me duket sikur rritet vazhdimisht ngadale kordoni nga ku fillon kerthiza e deri tek kapesja qe i vendosin ne maternitet. Me falni nese u zgjata por dua t'ua sqaroj mire se jam e shqetesuar. Ju falenderoj paraprakisht per pergjigjen. Vesa.

Vesa (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Vesa!

Nga sa më shkruani mund të kemi të bëjmë ose me Omfalocele, ose me Hernie umbilikale.

Në të dyja rastet duhet të këshiloheni me pediatrin tuaj!

Gjithë të mirat.

/komuniteti