Udhëtimi i foshnjes 3 muajshe
Ermelinda
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ermelinda.
Pediatërit mendojnë që foshnja mund të udhëtojë qysh në moshën disa muajshe. I posalinduri dhe foshnja shumë e vogël kërkojnë kujdes të shpeshtë – për ta ushqyer, për ta ndërruar, për të fjetur por edhe rreziku nga infeksionet është i madh, kështu që në këtë periudhë do të dëshironi të bëni udhëtime të shkurta. Megjithëse, foshnja prej tre muajsh mund të jetë një bashkëudhëtar shumë i mirë.
Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/udh-timi/udhetimi-me-foshnje-dhe-me-femije-te-vegjel
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Une kam nje foshnje 3 muajshe dhe mbas disa ditesh dua te udhetoje jashte Shqiperise me aeroplan, rruga zgjat 28 ore. Ju lutem me thoni nese mundem te udhetoj me foshjen 3 muajshe ngaqe fluturimi eshte shume i gjate dhe çfare duhet te kem parasysh? Ju faleminderit.