Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Rreth pagjumesise pas lindjes

Pershendetje. Kam vajzen 10 muaj e 3 jave, qe ne ditet e para te lindjes dhe deri tani zgjohet shume shpesh naten, keshtu qe mua me ka nisur pagjumesia. Cfare preparati mund te perdore ne menyre qe te mos i beje dem vajzes dhe nje tjeter pyetje, po t'ja heq gjirin mendoni se vajza do te zgjohet me pak? pasi kam filluar dhe punen e nuk e perballoj dot diten me 2 tre ore gjume dhe kjo eshte e pernateshme. Gjithe te mirat, Denisa.

Deniz Xhoga (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Deniz!

Femija ne kete moshe mund te perjetoje edhe ankthin e ndarjes nga nena sepse ne kete moshe fillon e kupton qe nuk eshte me ne simbioze ose njesh me te. Kjo kriz ankthi sjell gjume me te lehte te femijes, zgjim me te shpeshte dhe kjo nga frika e braktisjes se nenes ose nga frika e humbjes se dickaje gjate gjumit. Ji e durueshme, perkedhele duke e lene gjithmone ne krevatin e vet. Mundohu te evitosh qe te zgjohet definitivisht, lere ne krevatin e vet dhe duke e qetesuar dhe perkedhelur ne menyre qe ta rizere gjumi sa me shpejt. Nese kjo funksionon eshte e mundur qe pas nje jave ose dy ritmi i gjumit te rregullohet. Persa i perket preparatit dhe gjirit te keshilloj te konsultohesh me nje pediater.

Gjithe te mirat!

/komuniteti