Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Nuk po mund ta shijoj shtatzenine!

Pershendetje e nderuar. Une jam ne shtatzenine time te pare dhe tani jam ne javen e 20. Nuk kam pritur shume kohe per kete shtatzeni por megjithate jam gezuar shume kur mbeta shtatzene, ishte gjeja me e bukur qe me ndodhi por nuk e di pse menjehere bashke me gezimin erdhi edhe frika, qe vazhdon edhe sot, gjate gjithe kohes ne momentin qe e mendoj qe jam shtatzene dhe dua ti gezohem keti fakti te flas me beben ta perkedhel barkun menjehere me vie frika se di do te shkoje apo zhvillohet mire, kam frike se me ndodh diqka dhe nuk vjen kurre momenti qe une ta lindi kete femije, nuk e di veq gjate gjithe kohes nuk mund ta shijoj shtatzanine se gjithmone kam frike se do te ndodh dicka dhe une nuk do ta gezoj kete shtatzani. Une nuk po e dua kete gjendje po eshte me e forte se une, para cdo kontrolle te gjinekologu i them vetes tash ta shoh qe eshte mire dhe me hiqet stresi por pas cdo kontrolle me ngel diqka ne mendje e mendoj qe nuk ishte ne rregull megjithese doktori me thote qe gjithcka eshte mire, nuk e di sa po me kuptoni por une jam shume keq se ndonjehere edhe ndihem keq edhe ndaj femijes tim mos po e ndjen ai kete gjendjen time dhe po thote qe pse nena ime nuk po gezohet qe une po vi. Une jam shume e lumtur qe me ndodhi shtatzania dhe menziiiiii po e pres momentin e ardhjes ne jete te ketij femije, as nuk po i frigohem dhimbjeve te lindjes as asgjeje qe mund te me ndodh mua por gjithe kohes po frigohem qe do te ndodh diqka e keqe me femijen tim. Ju lutem shume nese do te mund te me ndihmonit se po me dhimbet kjo kohe qe po me iken pa e shiju dhe pa iu gezu kesaj periudhe qe kur e degjoja nga dikush se si e shijon shtatzanine thosha kurre sme vie mua dita e te mbes shtatzane por tani qe erdhi nuk po mund ta shijoj. Ju falemnderoj paraprakisht.

Albulenë Salihu-beqiri (11 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje e dashur!

Ne radhe te pare urime per shtatzenine tende :)

Pritja e nje femije sic dihet con ne ndryshime te thella. Gruaja behet e vetedijshme se te behesh nene eshte dicka qe te ndryshon jeten. Jo me vetem bije dhe vetem grua por nene. Dhe perballe ketij ndryshimi, ndjenja e frikes eshte e natyrshme. Dhe kjo frike shpeshhere reflektohet tek bebi. Te njohesh dhe ti japesh nje emer kesaj frike eshte hapi i pare per ta kaluar ate. Pra ndaje friken me te tjeret, me bashkeshortin tend, me te afermit e tu ose edhe me nena te tjera qe jane shtatzene. Trego ndjenjat dhe emocionet e tua sepse kjo te ben te ndjehesh me e relaksuar. Mundohu te trasformosh mendimet e tua negative ne mendime pozitive ose ne mendime qe te bejne te qeshesh, pra ktheje friken ne dicka pozitive dhe argetuese sepse kjo con ne distancimin nga imazhet negative dhe efekti komik i cdo situate shkakton te qeshuren e cila dihet se ka nje efekt terapik, ul nivelin e ankthit dhe te ben te ndjehesh me e relaksuar dhe e qete. Pra mundohu qe ne cdo mendim negativ te gjesh anen pozitive ose komike te gjerave dhe nese duke e menduar nuk e gjen imagjinoje vete si kunderpergjigje e mendimeve negative.

Frika se mos ndoshta femijes i ndodh gje mund te jete frika e realitetit te femijes, sepse ndryshe eshte femija i imagjinuar dhe ndryshe femija real, frika e pergjegjesive te reja, frika e ndryshimit etj. Dhe ne kete moment te jetes tende frika ndaj shendetit te femijes qe do linde eshte aq e forte sa deshira per kete femije. Objektivi yt i vetem per momentin eshte bebi yt dhe mundohu te jesh sa me e qete duke pranuar edh faktin qe nuk mund ti kontrollojme te gjitha gjerat.

Te uroj gjithe te mirat dhe nje shtatzeni sa me te qete!

/komuniteti