Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Aborti spontan

Rreth 20% e shtatzanive nderpriten per shkak te abortit spontan. Me nje abort spontan do te kuptojme nje abort qe ndodh per shkaqe natyrore. Ka raste qe kur kalohet periudha me e veshtire e shtatzanise, mund te flitet dhe per lindje te parakohshme. Aborti spontan qe zakonisht ndodh ne tremujorin e pare te shtatzanise perjetohet rende dhe shpesh lidhet me anomalite gjenetike te fetusit ose mos pozicionimin e vezes se fekonduar ne miter.

Shkaqet që çojnë në abort

Shtatzania e pare

Aborti spontan ne shtazanine e pare eshte shume i perhapur dhe kjo lidhet me pjekurine seksuale te mitres. Nese gjate konceptimit te pare kemi nje abort spontan, shtatzania e dyte ka gjasa te zhvillohet pa nderprerje.

Gabimi gjenetik

Konsiston ne 90% te aborteve spontane dhe ka te beje me gabime ne kromozome ose sic quhet ndryshe gabime gjenetike. Kromozomet jane mikrotrupa te pranishem ne te gjtha qelizat, ne te cilat permbahen karakteristikat e personit (qe nga ngjyra e flokeve e deri tek seksualiteti i tij), pra e gjithe pasuria gjenetike e individit. Disa gabime gjenetike te pasqyruar si fillim ne nivellin kromozomik, ne qelizat e para qe nisin te formohen ne vezen e fekonduar, i japin vend me shume abortit spontan: e praktike dhe me pas anomalite jane te tilla e nuk lejojne zhvillimin normal te fetusit, dhe ne kete menyre eshte vete natyra qe e nderpret kete shtatzani, duke ndaluar fetusin te rritet e te behet nje femije.

Shkaqet Mashkullore

Cilesia e spermes ne shume raste mund te jete shkak per origjinen e nje aborti spontan te perseritur. Nje “spermogramma” do t`ju mundesoje juve dhe partnerit te diagnostikoni cilendo lloj anomalie ne spermen e tij.

Anomali te mitres

Ndodh qe qafa e mitres te hapet spontanisht dhe te lejoje renien e fetusit. Ne kete rast mjeku nenshtron pacienten ne nje ngushtim te qafes se mitres, dhe qe behet rreth javes se trete te shtatzanise. Me kete nderhyrje mjeku vendos qe qarkore rreth qafes se mitres dhe e shtrengon ate duke e bere nyje ne menyre qe te shtrendohet gypi dhe te beje te mundur zhvillimin e shtatzanise. Ky ngudhtim behet ne pjesen e qafes se mitres qe ndahet nga gypi urinar. Abortet spontane te vonshem shkaktohen pergjithesisht nga nje keqformim i mitres ose i qafes se saj.

Infeksionet

Disa nga infeksionet si toxoplasmosi, listeria ose disa semundje seksualisht te transmetueshme si l’Herpes, Clamidia ose Blenorragia, mund te shkaktojne nje abort spontan.

Higjena

Nje higjene e keqe jetesore mund te jete shkak i nje aborti spontan. Nuk kemi ende prova konkrete, por disa nga faktoret qe mund te quhen si shkaktare jane:

Duhani

Alkooli

Droga

Kafeina

Stresi

Disa Farmaceutike

Shenjat që na lejojnë të kuptojmë abortin spontan

Gjakderdhja

Nje nga shenjat kryesore te abortit spontan eshte dhe gjakederdhja. Te humbasesh gjate shtatzanise pak gjak nuk eshte asgje per tu shqetesuar, sepse ne shume shtatzani gjakderdhja mund te jete e dendur dhe e herepashershme. Me nje vizite tek mjeku ne keto raste do te diagnoztikoni origjinen e saj. Nese ndodh qe te keni gjakderdhje te pandeprere dhe te shumte duhet te shkoni menjehere ne urgjence dhe nje ekografi do t`iu lejoje te kuptoni dhe shikoni nese fetusi ka nje zhvillim normal apo jo. Sipas rastit duhet te ndiqni keshillen e mjekut.

Dhimbjet

Dhimbja jo gjithmone sinjalizon abortin spontan, sepse shpesh kemi dhimbje per shkak te transformimit qe ndodh me miter ne menyre qe te mireprese fetusin qe do te rritet brenda saj. Nese dhimbjet jane te vazhdueshme dhe ngjajne me krizat urinare, jemi patjeter perpara nje aborti spontan. Ne kete rast mjeket nuk mund te bejne asgje. Nese krizat e dhimbjeve shoqerohen dhe me humbje te medha gjaku, atehere nevojitet nderhyrja e menjehershme e mjekut.

Këshillat që duhet të ndjekim

Si te evitojme abortin spontan?

Edhe pse nuk ka ndonje rregullim mbrekullues, nje femer mund te kontribuoje ne pakesimin e rreziqeve te nje aborti spontan. Kuptohet qe keto perkujdesje nuk mund te kene nje ritem te shfrenuar! Duke mos harruar qe je shtatzene : duhet te evitosh gjestet dhe veset e keqija te cilat mund te demtojne fetusin.

* Ndalo te pish duhan: disa studime bashkekohore kane vertetuar se femrat duhanpirse kane me shume mundesi te kene nje lindje te parakohshme dhe si rrjedhoje femije me te vegjel se normalet. Per te njejtat arsye kur je shtazene evito vendet ne te cilat konsumohet duhani.

* Perpiqu te jetosh nje jete te shendetshme: merr fryme ne formen e duhur dhe udhqehu ne formen e duhur dhe me te shendetshme per ty dhe fetusin.

* Clodhu! Ndalo cdo aktivitet fizik intensive dhe zhvillo sporte te tilla si Yoga dhe Noti.

* Evitoni streset, te cilat provokojne kontraktimin e mitres!

* Mos pini asnje ilac pa keshillen e mjekut.

* Mbrohu nga semundjet seksualisht te transmetueshme.

Ajo që vjen pas abortit

Mos dramatizo!

Duhet te dish se nuk ka asnje arsye se perse te ndodh aborti edhe nje here te dyte.

Ke nje abort spontan ndersa je ne shtepi?

Mblidh mbetjet e produktit te abortit dhe vrapo ne nje laborator analizash per anatomopatolologine per t`i analizuar: rezultatet do te jene te nevojshme per te ardhmen…

Mos rri ne vetmi me vuajtjen tende!

Humbja e nje femije shpesh perjetohet ne nje gjendje zie. Nena vuan dhe ka tendencen qe te marre fajin te gjithin per vete. Nese te ndodh, perseriti vetes tende se kjo nderprerje ishte pasoje e nje keqformimi dhe ji shpreseplote per shtatzanine tende te ardhshme.

Disa terapi mund të të ndihmojnë

Masazhet ndihmojne ciftin t`i komunikojne partnerit vujatjet e tyre. Masazhi mund te ndihmoje ne rikuperimin e dialogut ne cift.

* Nje psikoterapeut mund te te ndihmoje te kapercesh gjithcka: mund te jete rezultative edhe per te filluar nje terapi familjare ne rastet kur e gjithe familja per ate qe ndodhi mban zi.

* Agopuntura ne keto raste eshte shume e rekomandueshme: aget e vendosura ne gryke dhe neper venat kryesore, ndihmojne ne forcimin e organizmit dhe rikonstruksionin edepozitave te gjakut.

* Fol shume, shume per dhimbjen tende.

* Vishu me te kuqe! Kjo ngjyre ka vecorine e prodhimit te hemoglobines.

Prit edhe pak perpara se te konceptosh foshnjen tjeter. Eshte e rendesishme te presesh nga gjashte muaj deri ne nje vit per te formuar nje shtazani te re.

Fjoralba Gjini (8 vite më parë)
pershendetje. e njejta gje po me ndodh dhe mua. kam gjakderdhje jo shum me sasi te madhe dhe pickime te lehta poshte barkut. mund te jene pasoja per abort keto?
Besa Pajaziti (11 vite më parë)
Mariana, mos u shqeteso kaq shume, mendo pozitivisht. Me mire eshte te takosh mjekun tend. Asnje organizem nuk eshte i njejte. Une kam patur dhimbje te tilla dhe kam patur gjakderdhje me te madhe, por nuk ishte abort spontan. Por abortova me vet deshire. dhe me pas kam biseduar me mjekun me ka thene qe ne ndonje shtatzani eshte normale qe ne fillim te kete ndonje dhimbje te lehte ose edhe sasi te vogla gjakun ... por nuk eshte e njejte per te gjithe ...
Mariana (11 vite më parë)
Pershendetje , uroj te jeni mire dhe flm per kete faqe kaq ndihmuese ne informacion, une jam 29-vjec dhe vetem para disa ditesh bera testin e shtatzanise, doli me pergjigje pozitive , shatezene 1-2 jave. Po sot pas 5 ditesh jam shqetesuar sepse kam dhimbje mesi pothuajse gjate gjithe dites , dhimbje te lehta (si dhimbje menstruacionesh) dhe ne mmbremje me doli pak gjak . Jane keto shenja te nje aborti te mundshem , ju lutem jam ne pritje te nje pergjigje me padurim nga ana juaj ju faleminderit
Blerta Sina (12 vite më parë)
Mamit tim i ndodhi para 3 ditesh abort spontan , ne muajin e 4-t ... O zot sa e tmerrshme :(((

/komuniteti