Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijëve në çerdhe e kopshte u japin ilaçe gjumi? Ja denoncimi

11.02.2015 - Armando Bala, i cili drejton një OJQ New Vision, jep alarmin se në kopshte të ndryshme fëmijëve u japin ilaçe gjumi.

Deklaratën, drejtori i qendrës e ka bërë në facebook, duke ftuar qyetarët që të denoncojnë nëse diçka e tillë është e vërtetë. “Sot mora vesh diçka shokuese. Një prind gjatë një takimi rutinë më tregoi se dyshonte që në kopshtin ku fëmija e tij shkonte, i jepnin ilaçe gjumi (tipi nuk dihej) për të fjetur. Gjatë ditës së sotme bashkë me një grup të rinjsh vullnetarë bëmë verifikime në terren dhe zbuluam se në disa zona të Tiranës prindërit dyshonin për përdorimin e këtyre ilaçeve nga kujdestarët.

Respektivisht ka dyshime në zonat Kamëz, Sauk, Njësia 3, 4, 8 të Bashkisë së Tiranës. Prindërit argumentonin se ata e kanë vërejtur këtë fakt, pasi kanë parë ndryshime në sjelljen e fëmijëve, madje për këto problem kanë pasur edhe konflikte direkte me kujdestarët. Nëse kjo vërtetohet, ky është një skandal që i kalon përmasat e normales. Ilaçet e gjumit sot nuk këshillohen të përdoren as për të rriturit, sepse nëse ato përdoren shpesh, shkaktojnë dëmtim të sistemit qendror (trurit), imagjinoni se çfarë shkaktojnë tek fëmijët.

Për këtë problematikë, duke filluar që nesër, New Vision do të komunikojë me institucionet kompetente në nivel kombëtar dhe organizma ndërkombëtare që merren me të drejtat e fëmijëve për t’i vënë në dijeni. Por të gjithë personat, nëse kanë dijeni, mund të denoncojnë pranë kësaj qendre” shkruan drejtori ekzekutiv i qendrës Armando Bala.

Newsbomb.al i bashkohet këtij shqetësimi. Prindërit që kanë dijeni mund të denoncojnë edhe pranë redaksisë. Rast pas rasti, do të ndiqen të gjitha procedurat dhe do të shihet në terren situata.

Burimi: newsbomb.al

Meri H. (11 vite më parë)
Joooo natyra ishalla,,,hej a kan ndergjegje more kta njerz ,,o zot o zot,,,jo ka me e pyt mjekun qfar analize duhet mju ba fmijve per me dit mos pju japin e jau baj e hjeku marakun,,,kukuuu per neve ,,,pak po na dalin gajlet e perditshme edhe ket gajle me pas ,,,kta njerz duhet me jau lshu ndore qatyne te isis se tybe e meritojne .
Natyra 1 (11 vite më parë)
Oj meri une kom ndegju edhe nkosove neper qerdhe katastrof valla.
Meri H. (11 vite më parë)
o Zot na tmerrut more,,,nuk kam koment ,,,nuk kam koment

/komuniteti