Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Gëlltit tullumbacen, vdes foshnja 11 muajshe

09.12.2014 - Një foshnjë 11 muajshe ka humbur jetën në një çerdhe në qytetin e Librazhdit pasi ka gëlltitur një tullumbace të çarë.

Pakujdesia e edukatoreve ka bërë që vajza t’i shpëtojë vëmendjes së tyre dhe të gëlltisë tullumbacen që i kishin dhënë për të luajtur.

Kur vogëlushja ka shfaqur probleme me frymëmarrjen, edukatoret kanë kuptuar se ajo kishte gëlltitur një objekt, por nuk kanë arritur t’ia nxjerrin nga goja.

Foshnja me iniciale M.G, është nisur menjëherë drejt spitalit, por fatkeqësisht ka humbur jetën gjatë rrugës.

Mjekët konstatuan se vogëlushja nuk kishte asnjë shenjë jete kur mbërriti në spital. Sipas mjekëve, tullumbacja i bllokoi vogëlushes rrugët e frymëmarrjes, duke i marrë jetën.

Burimi: albeu.com

Ensar Rona (11 vite më parë)
vallai un e kam djalin 14muajsh kam mundesi te mir me hy mpun kam diplomu ne vitin 2012 burri gjithmon mka than po e qojm nqerdhe edhe hin ti ne pun po skom desht se kerkush ma mkr se un se kqyr ishalla zoti ja u ka qu gajretin se shum fdhtir e kan prinderoit e vet..lajm shokus
Iza Evi27 (11 vite më parë)
Mvjen keq per femijn zot mos qoft e shkruar
Fatima Veliu (11 vite më parë)
Msim per ju nena qe dergoni femijet ne cerdhe, kjo ka mundur t\'i ndodhe femijes qe gjendet edhe ne shtepi, por bile aty nuk i ke 20 femije per t\'u kujdesur, tjetra kush i kushton kujdes te vecante femijes sesa prindi. Ka qene caktimi i Zotit dhe duhet pajtuar me te, por Zoti e ka lene qe te kujdesemi per femijet sepse jane te pafuqishem per veten e tyre, andaj lerini ato arsyje se ska si fitohet buka e gojes nese nuk punoj, Zoti e qon rriskun, ne e kemi obligim te kujdesemi per femijet tane. Mu ftofen kembet nga dhimbja, as buken ngoje smunda me fute se fryma pom zihet kur po e kujtoj, si jane ndier kur kane marre ne duar foshnjen e vdekur! Zoti ia paq marr shpirtin me lehtesine me te madhe asaj foshnje, pa asnje dhimbje, Zoti e meshirofte.
* *vjollca* * (11 vite më parë)
Kur su kom besu qerdheve se qa i njoh do qe punojn si edukatore mjer nanat fmit kuj ja lan mvjen keq per familjen
Romela Bare (11 vite më parë)
coje po deshe femijen ne kopesht, e con gjalle e merr te vdekur. pika edukatoreve thuaj
Happy Mum ... (11 vite më parë)
O sa keq po me vje mjer ata prinderit sigurisht po kalojn periudh te veshtir.mjer ne ne duart e kujt i lem femijett:-(:-(.

/komuniteti