Shenjat e lehta mund të mund të zhduken brenda një periudhe një javore, përmes një trajtimi mjekësor. Për shqetësime më të zgjatura kërkohet këshillim psikologjik, psikoterapi dhe mjekim.
Mjekimi zakonisht jepet me tableta kundër depresionit, që nuk krijojnë varësi për një periudhë prej një jave deri në një muaj. Një numër shumë i vogël nënash kanë nevojë për një trajtim më intensiv në spital.
Mbështetje praktike:
• Nëse ndjeni që nuk mund ta përballoni “problemin”, mos u druani t’i tregoni familjes dhe miqve, mjekut tuaj apo infermieres që keni nevojë për ndihmë
• Të merrni një kujdestare apo një të afërm për pak orë në ditë, që të mund t’ju ndihmojë.
• Përpiquni të mos shqetësoheni për punët e shtëpisë dhe të mos shpenzoni shumë kohë për to.
• Kërkojini bashkëshortit/partnerit tuaj, familjes apo miqve që t’ju japin ndihmë. Shëndeti dhe mirëqenia juaj janë shumë të rëndësishme.
• Duhet të përpiqeni të hani në mënyrë të balancuar, pak dhe shpesh, të pini shumë lëngje, sidomos nëse keni probleme me frymëmarrjen...më shumë

