Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ramiza, gruaja me 21 fëmijë, 50 nipër e mbesa dhe 13 stërnipër

01.04.2014 - Gratë sot gjithnjë e më pak kanë dëshirë për të lindur shumë fëmijë. Por, Hamdiu dhe Ramiza kanë lindur 16 fëmijë dhe nuk janë frikësuar se nuk do të mund t’i ushqejnë dhe edukojnë fëmijët e tyre.

Ata kanë rritur tetë djem dhe tetë vajza. Ramiza Beqoviç ka lindur 21 fëmijë, por, 5 prej tyre kanë vdekur.

Ramiza ka lindur në një fshat afër Novi Pazarit, ku edhe është martuar. Të gjithë fëmijët i ka lindur në një dhomë, asnjë në spital. Ramiza sot ka 16 fëmijë, 50 nipër e mbesa dhe 13 stërnipër. Emrat e fëmijëve të Ramizës janë: Amir, Ismeta, Amira, Osman, Zurifa, Qamil, Ifet, Izet, Fehima, Rifat, Nusret, Munira, Munir, Esma, Xhemka dhe Fikreta, bën të ditur INA.

Kur i ka lindur fëmija i nëntë, i ka vizituar Tito. Pas vizitës, Tito i ka caktuar Hamdiut një pension dhe ndihma për secilin fëmijë. Ramiza tashmë është e moshuar, kurrë nuk është vizituar te mjeku dhe as nuk është mjekuar me ilaçe./ShekulliOnline/

E...d...a... <3<3<3<3<3 (12 vite më parë)
Herkul per zotin :p
(12 vite më parë)
bravo ramize...........kjo po qe ka qene grua
Dita Rrustemi (12 vite më parë)
MashaAllah

/komuniteti