Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Zgjidhje e vështirë për babanë: Djalin me Sindromin Down, apo gruan!

11.02.2015 - Një histori prekëse ka zënë hapësirë të madhe në mediat ndërkombëtare. Samuel Forest, nga Armenia, pasi u bë baba, u ballafaqua me një pozitë mjaftë të vështirë. Gruaja e tij, Ruzan Badalan, i dha ultimatum për të vendosur kë të zgjedhte, djalin i cili ishte i prekur me sindomin Down, apo atë.

Përveç medieve ndërkombëtare, këtë histori e transmetoi edhe portali Telegraf, të cilin, Down Syndrome Kosova, e falënderon për vëmendjen që po i kushtojnë komunitetit të prekur me sindromin Down.

Më poshtë mund ta lexoni edhe artikullin e plotë:

- Samuel Forest është personi që në momentin më të lumtur në jetë, duhej të zgjidhte midis gruas dhe fëmijës së tij.

Historia e tij është bërë hit në rrjetet sociale pasi gruaja e tij e braktisi, vetëm një javë pas lindjes së djalit.

Ruzan Badalan, ditën kur e lindi Leon pothuajse një vit më parë, i dha ultimatum bashkëshortit të saj – unë ose vogëlushi.

Ajo i kërkoi Samuelit që ta braktis foshnjën e porsalindur sepse fëmija kishte lindur me sindromin Doën.

Madje, nuk ka dashur as ta prek djalin e saj, sepse, sipas kulturës armene, këta fëmijë turpërojnë gjithë familjen.

“Mjeku u largua nga dhoma me një djalë të vogël, i cili kishte të mbuluar gjithë fytyrën. I gjithë spitali nuk më lejoi të shoh djalin tim dhe bashkëshorten”, shpjegoi Samueli.

“Pastaj erdhi një mjek, i cili më shpjegoi se me djalin tim diçka nuk është në rregull”, vazhdon historinë e tij të trishtuar, Samueli.

Edhe pse ky lajm e tronditi, ai pohoi se për asnjë moment nuk mendoi ta braktiste Leon.

“Kur më dërguan që ta shoh, kuptova se ishte i bukur, i përsosur dhe se do ta mbaj”, tha Samuel.

Pasi bashkëshortja e kuptoi se Forest do ta mbaj djalin, ajo u shkurorëzua nga bashkëshorti një javë pasi lindi Leo.

Samuel Forest, i cili aktualisht jeton në Zelandë të Re, shkaku i gjendjes ekonomike ka ikur me djalin nga Armenia.

Burimi: downsyndromekosova.org

* *vjollca* * (11 vite më parë)
Shum prekse:'(

/komuniteti